Protesta para Ministrisë së Arsimit, plagoset një vajzë, transportohet me urgjencë në spital
Një incident është shënuar gjatë ditës së gjashtë të protestës, para Ministrisë së Arsimit në...
Një incident është shënuar gjatë ditës së gjashtë të protestës, para Ministrisë së Arsimit në...
Arrest në burg është masa e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit Gjirokastër ndaj shtetasve...
Kryepeshkopi Joan, në përfundim të Liturgjisë Hyjnore të ditës së sotme, bëri thirrje që të gjithë ata ...
Disa protestues kanë hedhur gurë në drejtim tëgodinës së Ministrisë së Arsimit. Forcat policore janë vën&eum...
Protesta në Tiranë ka vijuar për të gjashtën ditë radhazi me presion dhe tensione të vazhdueshme. Një pedagog i pranis...
I është bashkuar protestës së rinisë edhe këngëtari Luiz Ejlli, bashkë me familjen e tij. Luiz Ejlli: Isha duke kalua...
‘Dorëheqja e Ramës është e vetmja zgjidhje për të rikthyer normalitetin’. Kështu deklaroi gjatë një d...
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder, ka shprehur shqetësimin për situatën e krijuar në...
Ka nisur protesta e gjashtë para Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Studentë, gjimnazistë dhe qytetarë vijojnë tubi...
Gazetari Almer Toska ka publikuar një video-mesazh drejtuar Kryeministrit Edi Rama, në të cilin gazetari përdor tone të forta dhe dek...

Nga Julia Ilirjani
Sot të gjithë po flasin për servilizmin e artistit.
Për artistin që me ndërgjegje bëhet kozmetikë e pushtetit.
Për artistin që përdoret…
Por unë dua t’ju flas për diçka tjetër. Unë dua t’ju flas për frikën.
Nëpër tavolina artistësh dëgjoj vazhdimisht fjali që fillojnë me: “Mos…” “Mos fol, mos e thuaj, mos të të dëgjojnë… mos, se do të lënë pa punë…”
Prandaj edhe në këtë debat të sotëm, kur diskutohet për artistin që i shërben pushtetit, unë shoh frikën. Frikën patologjike, të mbartur brenda nesh, atë bindjen e heshtur se, po nuk shërbeve, diçka e keqe do të ndodhë.
Kanë frikë të shfaqen se kushedi ç’i gjen. Kanë frikë të mos shfaqen se u heqin atë që kanë!
Dhe nuk janë vetëm artistët, por krejt shoqëria shqiptare që jeton nën frikë.
Frika për të folur, frika se mos të thonë gjë, frika për t’u përballur, frika se mos të sulmojnë, frika se mos të komentojnë.
Edhe ai që nuk ka arsye për të pasur frikë; edhe ai që nuk ka rrezik të mbetet pa “bukë goje”; frikën vazhdon ta ketë në gjak.
Prandaj kushdo që i merr përdore dhe i nxjerr të mbështesin pushtetin, nuk ka nevojë as t’i blejë, as t’u bëjë presion. Ai që i përdor ka një aleat shumë më të fortë, frikën e ngulitur që në fëmijërinë e hershme, që në kohën e diktaturës.
Sigurisht që shumë prej artistëve të sotëm nuk e kanë arritur komunizmin. Por nuk ka nevojë ta kenë jetuar personalisht. Ata e kanë njohur diktaturën përmes prindërve të tyre… dhe pa shkëmbyer asnjë fjalë për të.
Sepse ata prindër, të rritur me frikë në zemër, ua kanë përcjellë atë fëmijëve.
Dhe këta do t’ua përcjellin të tyreve.
E kështu pa fund.
Ne rrisim fëmijë duke ua dhënë, jo me fjalë, por me gjeste, me sjelljen tonë, frikën nga kushdo më i pushtetshëm se ne.
Artisti supozohet të jetë anti-sistem. Por kjo kërkon prej tij atë lloj lirie që nuk e marrim as nga prindërit, as nuk na e ushqen shkolla, ndërsa sistemi na e krasit pak nga pak.
Dhe kështu frika fle brenda nesh.
Jo si urdhër, as si kërcënim, por si refleks.
Frika se, po nuk shërbeve, po nuk u përule, po nuk duartrokite e brohorite, po nuk e puthe në ballë, po nuk the atë fjalën që pritet nga ty, kushedi çfarë gjëje e keqe mund të ndodhë.
Dhe është pikërisht kjo jo lakmia, jo karrierizmi, as varfëria por thjesht frika që nuk e lë artistin të rritet dhe as artin shqiptar të shpërthejë.
Madje edhe artistët tanë më të mëdhenj i bën të duken të vegjël.
Sepse të jesh artist i madh nuk do të thotë që je automatikisht edhe njeri i madh. Mund të jesh një aktor i rrallë në luajtjen e jetëve të të tjerëve, në skenë a në ekran, por frika nuk të lë të luash rolin tënd më të rëndësishëm: njeriun e lirë.
Sot diskutojmë për artistët që shërbejnë si makiazh i pushtetit.
Por ndoshta është koha të diskutojmë si ta ndërpresim ciklin e frikës, që po e përcjellim nga brezi në brez./piranjat news
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Nga Çim Peka Do ta filloj këtë emision me një kërkesë ndjesë. Ndjesë ndaj gazetarit Gjergj Luca. Kisha menduar që...
Nga Ori Nebiaj Unë jam dyzet vjeç. Dhe dua t’i vë një emër brezit tim. Ka pasur brez të luftës, brez të humbur...
Nga Mimoza Hafizi Mirëmbrëma, Unë jam Mimoza Hafizi, dhe profesioni im janë yjet, janë planetet, është Gjithësia. T&e...
Nga Turjan Hysko Sonte, ndërkohë që jemi këtu, në Shqipëri do të lindë një vajzë. Ndoshta edhe ka lindur tash...
Nga Jonida Mukja Mirëmbrëma.Gjatë këtyre viteve të Piranjat, kam ndjekur problemet e dhjetëra njerëzve që na jan&e...
Unë quhem Koloreto Cukali dhe jam skenaristi i Piranjave. Dhe më duket shumë interesante ajo që po ndodh me Moza Ahmetin. Sepse ...
Nga Armand Shkullaku Erion Veliaj më në fund po vihet në provë në të parën betejë të jetës, atë të...
Sot ulet akciza e naftës, por me gungë. Sot shqiptarët me shumë gjasë do provojnë uljen e akcizës së naftës q&eu...
Nga Shaban Sulçe Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Corseto beri dje nje deklarate te pazakonte, kur tha se kishte 48 ore pa gjumë. Ai nxitoi...
Nga Genc Sejko Ndërsa lufta në Iran hyn në javën e saj të pestë, është bërë e qartë se askush nuk duke...