EDITORIAL

Intrigat e një betejë të heshtur; Rama, SPAK dhe Uncle SAM

Piranjat Përditësimi i fundit 14 Dhjetor 2025, 13:33

Intrigat e një betejë të heshtur; Rama, SPAK dhe Uncle SAM

I sigurtë se pushteti i tij ishte i pacënueshëm përballë një opozite impotente, por edhe i inkurajuar ndoshta nga ndryshimet e mëdha në politikën e jashtme amerikane pas fitores së Donald Trump, Edi Rama nisi të këndojë një këngë të rrezikshme, përpara zgjedhjeve të këtij viti. Atë se padroni i reformës në drejtësi ishte vetëm ai.

"Këta thonë Amerika e solli këtë, po tani që Amerika ka dalë nga rreshti, për arsyet e veta, kush është garanti i drejtësisë së re, Afrimi apo Largimi? Vetëm Partia Socialiste," u deklaronte kryeministri vartësve të tij në mbledhjen e grupit Parlamentar.

Madje në dialogjet sy më sy më popullin, kryeministri shkoi edhe më larg, duke njoftuar se amerikanët e kishin braktisur SPAK-un.

"Amerika i kishte njerëzit e vet, që asistonin SPAK-un. Shkonin, hynin e dilnin në mëngjes dhe pasdite atje tek stacioni i Trenit. Nuk janë më. I ka tërhequr Amerika!” deklaronte Rama në shkurt të këtij viti."

Dhe meqë fjala është tek amerikanët, ata kanë një shprehje për kësi rastesh; This didn't age ëell.

Pyetja "ku i keni amerikanët", që Edi Rama përsëriste thuajse me vetkenaqësi para zgjedhjeve, mori një përgjigje thuajse asgjësuese javën që shkoi, teksa duart e gjata të qeverisë për të ndikuar zgjedhjen e drejtuesit të SPAK u prenë gati dhunshëm.

I vetmi vend ku amerikanët nuk janë prej disa kohësh është vetëm zyra e Edi Ramës. Por për shqiptarët ata janë gjithmonë aty.

Por kjo është një lojë me shumë lojtarë. Doktori i pazbutur, që Altin Dumanin e bënte një herë ushtar të Ymer Lalës dhe një herë tjetër fis me Troplinët, ka filluar të moderohet dhe SKAPI nuk është më vetëm SKAP, por edhe SPAK, ndërsa zgjedhja e Klodian Brahos në krye të Prokurorisë së Posaçme ishte një proçes plotësisht kushtetues. Ndoshta edhe ne postën e Doktorit ka mbërritur ndonjë mesazh i shkurtër nga përtej oqeanit me përmbajtjen "Vazhdimi i sulmeve ndaj SPAK, nuk është ide e mirë."

Megjithatë, përtej prapaskenave politike, debati dominant në opinionin publik gjatë këtyre ditëve mbetet ai se pse Shtetet e Bashkuara preferonin Klodian Brahon në krye të SPAK dhe pse prokurori nga Skrapari perceptohej si ai që ishte më larg ndikimit të qeverisë?

Sigurisht, përballë një kandidati fijet e të cilës çonin tek Balluku, një tjetri që lobohej nga qeveria dhe grupimet e fuqishme të biznesit, si dhe një tjetri që nuk e dinte as vet se pse ishte në garë, zgjedhja ishte natyrale.

Përtej kësaj Braho kishte dhënë publikisht prova se nuk zbatonte me verbëri direktivat e qeverisë, kur kthehu mbrapsht mesazhin "shefi e do në burg Arben Ahmetajn," që iu dërgua përmes një deputeti nga Durrësi, mik për kokë me të. Ky është një sekret tashmë publik në Tiranë.

Por jo vetëm kaq. Prokurori i ftohtë nuk kishte kursyer as një koleg të tij, të cilin thuhet se e kishte edhe më shumë se aq, në dosjen e famshme Toyota Auris.

Për fatin e mirë të shqiptarëve amerikanët u gjendën sërish pranë Shqipërisë, duke mos e lënë SPAK-un të binte në dorën e qeverisë. Kjo do të ishte jo vetëm e rrezikshme, por edhe fatale për projektin e tyre dhe fatet e Shqipërisë. Tani pikëpyetja e madhe është ajo se çfarë ndodhë më tej.

Altin Dumani tashmë ka fituar medaljen e njeriut, i cili shembi mitin e pandëshkueshmërisë në Shqipëri. Kjo u pa qartë edhe në falënderimin publik që Shtetet e Bashkuara i bënë në mbylljen e mandatit të tij. Por vetëm kaq. Mandat të dytë dhe foto takimesh në SHBA nuk ka. Sepse me sa duket as kjo nuk ishte mjaftueshëm dhe ndoshta steka duhet të shkojë më lart.

Pyetja është se çfarë mund të bëjë më tej Klodian Braho? Dhe indicien e parë, drejtuesi i sapozgjedhur i SPAK e dha që në paraqitjen e platformës së tij, kur tha se BKH duhet t'i bëjë vetë arrestimet. Ky është një ndryshim shumë i rëndësishëm për të hequr nga rruga e SPAK, qeverinë dhe policinë, të cilat kanë dekonspiruar jo pak aksione.

E sigurtë është se SPAK do të vazhdojë të përballet me kritika dhe sulme publike. Shqipëria do të jetë herë republika e prokurorëve dhe herë vendi ku SPAK operon me dy standarde. Por dilema më e madhe mbetet ajo se për çfarë u ndërtua SPAK? Për të vënë drejtësi apo për të pastruar fushën e një klase politike, që e kishte kapur prej fyti Shqipërinë.

Eksperienca e Rumanisë, Kroacisë dhe shumë vende të tjera e ka përgjigjen. Me sa duket steka duhet të shkojë më lart. Dhe personi më i palumtur në të gjithë këtë nuk ka se kush të jetë tjetër përveçse Edi Ramës. Nëse rrethimit të amerikanëve do t'i shtohej edhe ai SPAK, ndoshta fabula që në Shqipëri jam vetëm unë mund të mos mjaftojë më./Klodian Tomorri

Artikuj te sugjeruar

EDITORIAL 28 Nëntor21:03

Shqiptarët dhe Pavarësia

DOJNA: ​Është 28 nëntor. Festa më e rëndësishme që kemi si komb. Kush ka para, prenotimet i ka bërë me kohë;...

EDITORIAL 21 Nëntor22:28

Vdekja e njerëzillëkut!

Nga Bes Kallaku Sot dua të flas për njerëzillëkun. A ju ka rastisur të hipni në ashensor dhe komshiu, për pesë vite r...

EDITORIAL 21 Nëntor21:09

Përbindëshi në dollap!

Nga Florian Binaj Dje, zv.kryeministrja e Shqipërisë u pezullua nga detyra me vendim të GJKKO-së. E di, në një vend normal, ajo...

EDITORIAL 14 Nëntor22:00

Monolog nga dom Mark Pashkja

Mirëmbrëma. Këtë javë mbushen 35 vjet nga ai mëngjes vjeshte kur në Shkodër u kremtua mesha e parë pas një h...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë