Video tronditëse/ Ishin në lokal, ‘’Shqiponjat’’ futen brenda dhe dhunojnë avokatin Altin Goxhaj dhe analistin Shpend Gashi
Pamje nga një incident në qendër të Tiranës tregojnë efektivë të forcave “Shqiponja” duke hyrë në...
Pamje nga një incident në qendër të Tiranës tregojnë efektivë të forcave “Shqiponja” duke hyrë në...
Sipas informacioneve paraprake, momentet e tensionit janë shoqëruar me ndërhyrjen e efektivëve të policisë, të cilët kan...
Protestuesit janë zhvendosur tashmë pranë Komisariatit numër 3 në Tiranë. Zona është kthyer në një fushë ...
Sheqeri ishte një nga figurat më të ekspozuara që iu përgjigjën urdhrit të Ramës për çlirimin e hapës...
Protesta në Tiranë është përshkallëzuar sërish, këtë herë pranë Kryeministrisë. Protestuesit kan&...
Ish-ministri socialist Arben Malaj mendon se Partia Socialiste duhet t’i heqë Edi Ramës shumicën prej 83 mandatesh në Kuvend, pasi s...
Një telefonatë që paralajmëronte praninë e mundshme e personave të armatosur mes protestuesve ka qenë arsyeja e angazhimit ...
Protestuesit kanë qëlluar me gurë në drejtim të Partisë Socialiste duke thyer xhamin e derës kryesore të selisë. ...
Një protestues deklaroi se kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së, Sali Berisha duhet të largohen, duke i akuzuar se bashkëpunojnë ba...
Profesori i njohur amerikan i ekonomisë, Steve Hanke, ka reaguar lidhur me revoltën studentore në Shqipëri, duke bërë thirrje t&...
Nga Klodian Tomorri
Virusi i Rilindjes
Doli një kronikë dje në media për rikonstruksionin e pavijonit të onkologjikut në QSUNT. Ishte ministrja e Shëndetësisë që tregonte ambientet e rindërtuara, por edhe poltronët e rinj që ishin marrë për pacientët.
“Që në ditën e parë angazhimi im ka qenë i plotë, që onkologjia të jetë një përparësi e përhershme. Shërbimi që ofrohet këtu prek jetën e shumë familjeve dhe kërkon mbështetje të vazhdueshme. Ky investim është rezultat i bashkëpunimit mes ministrisë së shëndetësisë dhe partnerëve tanë,” tha ministrja.
Shyqyr që vunë një ministre, që e di shumë mirë se çfarë është ai tmerr po mendoja që të përmirësojë ndonjë gjë. Pastaj pak orë më vonë, po në media, doli lajmi që i gjithë investimi në onkologjik ishte bamirësi private.
Gazetari Osman Stafa, përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se sipas burimeve të tij, rikonstruksioni i dy dhomave dhe 30 poltronët e rinj kanë kushtuar rreth 75 mijë euro, dhe se këtë shumë e ka mbuluar Fondacioni Mane.
“Sipas burimeve të mia, 30 poltronë dhe ambjentet e rikonstruktuara të 2 dhomave, kanë kushtuar rreth 75 mijë euro. Këto i ka paguar donatori(Fondacioni Mane). Pra shteti i Kopshtit Eden, 4.3 mln euro nuk ka 100 mijë euro për të vendosur 60 poltronë në Onkologjik.”, shkruan gazetari.
Një zyrtar normal do të thoshte: falënderojmë biznesin për kontributin. Qeveria do bëjë gjithçka ka mundësi për të përmirësuar situatën e vështirë të onkologjikut, por ne inkurajojmë edhe biznese të tjera të na bashkohen me kontribute sipas mundësive që kanë, sepse shëndetësia është një çështje që na prek të gjithëve. Por ministrja jonë nuk e thotë këtë. Kjo thotë: është angazhimi im.
Tani, ku ishte angazhimi i ministres në këtë punë? Se po të qe për qeverinë, ashtu do ishte akoma gjendja atje do vazhdonin të torturoheshin pacientët në këmbë, siç e kanë lënë për vite të tëra.
Tani, pse i kanë këto komplekse këta? Sepse e shohin biznesin ose si partner në vjedhje, ose si lopë për ta vjedhur. Nuk e konceptojnë dot ndryshe, që qeveria dhe biznesi mund të bëjnë edhe gjëra të mira për njerëzit.
Dhe ta mendosh që në qeverinë e re, ministrja e shëndetësisë ishte emërimi më i spikatur. Vinte nga një karrierë akademike në spitalet më prestigjioze të botës dhe nuk kishte asnjë cën në integritet.
Por këta sapo bëhen pjesë e Rilindjes, infektohen nga virusi. Dalin, recitojnë të gjithë para kamerave si spikerë, bëjnë propagandë dhe fusin edhe gënjeshtra ose gjysmë të vërteta. Se nuk është problemi për këtë rast, se kjo gënjeshtër pa zarar është.
Por kur gënjejnë për këtë, imagjino çfarë bëjnë për gjëra më të sikletshme, apo kur kanë për të ndarë e rrëmbyer para?
I sigurtë se pushteti i tij ishte i pacënueshëm përballë një opozite impotente, por edhe i inkurajuar ndoshta nga ndryshimet e m...
Nga Ferdinand Dervishi E kuptuam të gjithë historinë e “Dajës”. Ai u shfaq në tregun politik shqiptar me gjithë...
Nga Florian Binaj Prej ditësh po dëgjojmë një refren të ri: “SPAK-u po na fut në krizë qeverisjeje”. Jo. SPAK-...
Unë jam Rezart Veleshnja. Sot, pas kaq kohësh larg ekranit, mendoj se ka ardhur koha t’ju tregoj diçka që s’e kam thën&...
DOJNA: Është 28 nëntor. Festa më e rëndësishme që kemi si komb. Kush ka para, prenotimet i ka bërë me kohë;...
Nëse energjia e debatit publik konsumohet vetëm në nyjet ku ngecin juristët mbi procedurat e pezullimit të zv/kryeministres, nuk mbetet...
Ish-kryeministri portuges António Costa dha dorëheqjen në Nëntor 2023, menjëherë pasi u përfshi në një hetim p&...
Nga Bes Kallaku Sot dua të flas për njerëzillëkun. A ju ka rastisur të hipni në ashensor dhe komshiu, për pesë vite r...
Nga Florian Binaj Dje, zv.kryeministrja e Shqipërisë u pezullua nga detyra me vendim të GJKKO-së. E di, në një vend normal, ajo...
Në çdo skandal të madh qeveritar në Shqipëri, ka një justifikim të gatshëm që dëgjohet me të një...