Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Banorët e Moravës, dhjetëra herë të përmbytur, asnjëherë të dëmshpërblyer: Na duan vetëm kur ka zgjedhje... Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h...
EDITORIAL

Nga një tas proshute deri tek foto mbi kalë, bilanci i vrasjeve në 24 orë

P
Piranjat28 October 2025, 22:47 · 4 min lexim
Nga një tas proshute deri tek foto mbi kalë, bilanci i vrasjeve

Nëse do të përpiqej dikush të përkufizonte 24 orët e fundit në Shqipëri, fjala “absurde” do të tingëllonte tepër e butë. Brenda një dite, vendi përjetoi katër krime që nuk janë thjesht lajme të kronikës së zezë, janë pasqyra të një shoqërie që po shpërbëhet në detaje të vogla, të përgjakshme.

Në Tiranë, një kuzhinier vrau kolegun e tij për një tas proshutë. Po, saktësisht aq banale sa tingëllon. Një debat për një pjatë ushqimi në një lokal në “Komunën e Parisit” mbylli jetën e një 34-vjeçari. Thika e kuzhinës nuk ishte më mjet pune, por kufiri i fundit i durimit, krenarisë, dhe ndoshta edhe tërësisë mendore.

Nga një tas proshute deri tek foto mbi kalë, bilanci i vrasjeve

Në Berat, një tjetër ngjarje groteske: një 42-vjeçar u vra sepse nuk pagoi për një foto me kalin. Një debat i shfrenuar për disa qindarka lekë, për një kujtim me fëmijët, përfundoi në tragjedi. Një kalë, disa foto, një thikë,  të gjitha të bashkuara në një tablo që do t’i bënte surrealistët të ndiheshin modestë.

Nga një tas proshute deri tek foto mbi kalë, bilanci i vrasjeve

Në Durrës, dhuna nuk kishte nevojë për kalë apo proshutë, aty mjaftoi një familje. Një djalë vrau babanë e tij me thikë, edhe pse familja duhej të ishte strehë, është bërë vend ekzekutimi.

Nga një tas proshute deri tek foto mbi kalë, bilanci i vrasjeve

Dhe për ta mbyllur rrethin e ferrit, në Shkodër një punonjës tatimor shpëtoi për mrekulli pas atentatit me tritol në makinën e tij. Askush nuk e di kush ia vuri, por mesazhi është i qartë, kush i prek interesat e dikujt, digjet. Nuk ka rëndësi nëse është në zyrë apo në rrugë.

Nga një tas proshute deri tek foto mbi kalë, bilanci i vrasjeve

Katër ngjarje, katër qytete, katër mënyra për të thënë të njëjtën gjë: nuk kemi më frikë nga krimi, jemi bërë pjesë e tij. Ai nuk na habit më, nuk na revolton. Në vend të shtetit, kemi njoftime policie. Në vend të institucioneve, kemi shpresë që “të paktën këtë herë ta kapin”.

Në vend të reagimit shoqëror, kemi indiferencë të sterilizuar. Dhe në vend të jetës, kemi përditshmëri që matet me sa tritol shpërthen dhe sa thika dalin nga kuzhina.

Nuk është më rastësi, është simptomë. Një vend që vret për një tas proshutë nuk është i varfër, është i sëmurë. Dhe sëmundja nuk është uria, por mungesa e kufirit mes asaj që është njeri dhe asaj që është bishë.

Në fund të ditës, ndoshta problemi nuk është tek proshuta, kali, apo thika por tek ne, që e kemi kthyer jetën në një kronikë të përditshme të absurdëve. Dhe kur absurdi bëhet normalitet, tragjedia nuk është më lajm, është sistem./piranjat.al

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

EDITORIAL

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.