Protesta para Ministrisë së Arsimit, plagoset një vajzë, transportohet me urgjencë në spital
Një incident është shënuar gjatë ditës së gjashtë të protestës, para Ministrisë së Arsimit në...
Një incident është shënuar gjatë ditës së gjashtë të protestës, para Ministrisë së Arsimit në...
Arrest në burg është masa e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit Gjirokastër ndaj shtetasve...
Kryepeshkopi Joan, në përfundim të Liturgjisë Hyjnore të ditës së sotme, bëri thirrje që të gjithë ata ...
Disa protestues kanë hedhur gurë në drejtim tëgodinës së Ministrisë së Arsimit. Forcat policore janë vën&eum...
Protesta në Tiranë ka vijuar për të gjashtën ditë radhazi me presion dhe tensione të vazhdueshme. Një pedagog i pranis...
I është bashkuar protestës së rinisë edhe këngëtari Luiz Ejlli, bashkë me familjen e tij. Luiz Ejlli: Isha duke kalua...
‘Dorëheqja e Ramës është e vetmja zgjidhje për të rikthyer normalitetin’. Kështu deklaroi gjatë një d...
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder, ka shprehur shqetësimin për situatën e krijuar në...
Ka nisur protesta e gjashtë para Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Studentë, gjimnazistë dhe qytetarë vijojnë tubi...
Gazetari Almer Toska ka publikuar një video-mesazh drejtuar Kryeministrit Edi Rama, në të cilin gazetari përdor tone të forta dhe dek...
Nga Gentian Gaba
Kryeqyteti me një milion banorë është marrë peng nga brenda burgut të Durrësit, me një kryetar bashkie që sillet si kapot e drogës, të cilët vijojnë të japin urdhra nga pas hekurave, sigurisht, me heshtjen dhe miratimin e Ramës.
Sistemi gjyqësor ka hyrë në një ngërç të provokuar nga vetë Rama, i cili qëllimisht nuk miratoi, brenda afatit të 31 korrikut, formulën e re të pagave të kërkuar nga Gjykata Kushtetuese.
Ndërkohë, qytetarët që protestojnë prej më shumë se 90 ditësh kundër korrupsionit dhe kapjes së shtetit dhunohen nga policia. Besimi i njerëzve te shumica në pushtet ka rënë në nivele rekord, madje edhe sipas sondazheve të vetë Partisë Socialiste.
Përballë kësaj stuhie të përsosur, Edi Rama ka zgjedhur rrugën e kaosit. Ai hap fronte dhe beteja të njëpasnjëshme për ta mbajtur vendin në tension dhe për të treguar se është ende njeriu që mund të trazojë politikën, drejtësinë dhe rendin institucional.
Të vetëve po u jep mesazhin se nuk do të dorëzohet pa luftë; prandaj edhe ata që kanë bërë plaçkë përkrah tij nuk duhet të ngurrojnë t’i hapin thasët për betejën që i pret. Në këtë përplasje kërkon të përfshijë edhe të pakënaqurit e Lalit, të cilët kanë ende para për të hedhur dhe punë për të prishur në zgjedhjet vendore, nëse krijohet përshtypja se tutori i tyre është braktisur nga Rama.
Ndërkombëtarëve, ndërkaq, u përcjell një tjetër mesazh, duke u thënë se ai është çelësi i stabilitetit dhe se çdo zgjidhje për të ardhmen e vendit duhet të kalojë përmes tij. Këtu përfshihet edhe reforma aq e dashur në drejtësi, për të cilën partnerët e huaj kanë investuar shumë dhe të cilën sot Rama po përpiqet ta thajë duke i mohuar sistemit pagat e përcaktuara.
Në të njëjtën kohë, përgatit një spektakël populist linçimi kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke i paraqitur si armiq të popullit dhe duke i vendosur nën një shantazh të dyfishtë, financiar dhe politik.
Rama e ka bërë zgjedhjen e tij, nuk largohet pa luftuar. Shqiptarët duhet të kuptojnë se nuk mund ta mundin pa u bashkuar.
Nga Ditmir Bushati NJË MOMENT VENDIMTAR PËR SHQIPËRINËSikurse shumë prej revolucioneve të Europës Lindore, protestat n...
(Nga sekuestrimi i celularit te kontrolli i jetës digjitale. Standardi që po ndërton Gjykata Kushtetuese) Deri me sot vite procedura penale e ka...
“Zhvilluam një bisedë prej gati gjysmë ore në telefon. ‘Nuk të shoh në atë vend ty, nuk duhet të mërzit...
A e keni vërejtur se si kanë heshtur deputetët dhe funksionarët e "Rilindjes“? Ata mbase as që i shohin protestat e rinisë...
Mjaftojnë qoftë dhe disa prova të vogla, gati gati të papërfillshme, për të kuptuar se platforma Besa, që Edi Rama shp...
Qeveria prej vitesh e ka humbur kontrollin mbi territorin. Kjo bëhet veçanërisht e dukshme në përballjen me zjarret që ç...
Nga Ben Blushi Deklarata e Sekretarit Amerikan Marko Rubio, se shtetet që nuk prodhojnë dot ilace dhe anije nuk do egzistojnë, duhet t&rsq...
Nga Ben Blushi Dy ditët e fundit pashë dy Odise.Atë të Matt Damon që po përmbyt kinematë e botës dhe Odisean e aktorit ...
Nga Silvana Shametaj Ruli Përpara se të diskutojmë për një argument, duhet të përcaktojmë konceptin, na mëson filo...
Nga Lutfi Dervishi BESA është ndoshta përpjekja konceptuale më serioze që ka dalë ndonjëherë nga një qeveri...