POLITIKE

“Pakti për Universitetin? Një copë letër”/ Gjekmarkaj: Rama u ofroi vetëm arrogancë e gënjeshtra! Studentët i kërkojnë dorëheqjen

Piranjat Përditësimi i fundit 28 October 2026, 18:06
“Pakti për Universitetin? Një copë letër”/

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, deklaroi se protestat e zhvilluara së fundmi kanë tronditur pushtetin e kryeministrit Edi Rama. Gjatë intervistës, ai u ndal edhe te situata brenda PD-së, akuzat ndaj opozitës dhe thirrjet e një pjese të protestuesve për largimin e klasës së vjetër politike.

 Gjekmarkaj theksoi se Partia Demokratike përfaqëson një pjesë të shqiptarëve, bazuar në raportin e saj me votën, ndërsa protestat e studentëve dhe ato të zhvilluara më herët i sheh si pjesë të njëra-tjetrës dhe jo si lëvizje antagoniste.

Sipas tij, PD nuk kërkon të marrë meritat për protestat dhe as të vendosë monopol mbi to, por siç tha ai, ka ngritur vazhdimisht kauza kundër korrupsionit, skandaleve, kapjes së shtetit dhe dobësimit të debatit parlamentar.

 I pyetur për të ardhmen e Sali Berishës në drejtimin e Partisë Demokratike dhe thirrjet për largimin e klasës së vjetër politike, Gjekmarkaj deklaroi se fati politik i kryetarit të PD-së përcaktohet nga raporti i tij me demokratët dhe nga vota e anëtarësisë.

 “PD-ja përfaqëson një pjesë të shqiptarëve dhe këtë e ka përcaktuar raporti me votën. Që kur filluan protestat e flakadanëve dhe të studentëve, nuk i kam parë kurrë me qëndrime antagoniste, por si vijim të njëra-tjetrës. PD-ja nuk kërkon monopolin në këto protesta dhe nuk kërkon të marrë merita. Ajo ka ngritur kauza dhe ka protestuar si askund tjetër, në raport me korrupsionin, skandalet, kapjen e shtetit, zhdukjen e debatit parlamentar. E ka çuar rininë shqiptare në këtë shpërthim.

Fati i zotit Berisha përcaktohet nga vetë Berisha dhe raporti që ka me demokratët. Një partie politike, opozitës së Shqipërisë, PD-së, askush nuk mund t’ia përcaktojë kryetarin përveçse vota e demokratëve që bashkëndajnë të njëjtën ide. E provoi edhe zoti Blinken për ta larguar zotin Berisha nga skena; e provuan edhe grupe të infiltruara në këtë protestë, sepse edhe qeveria fut njerëzit e saj.

PD-së i bën mirë çdo gjë që duan anëtarët e saj. Ajo që duan demokratët është e mira për PD-në. Qytetarët kanë zërin e tyre, qytetarë janë edhe demokratët. Sali Berisha është zgjedhur në mënyrë referendare nga demokratët dhe ka mbështetjen e tyre.

Në bulevard është një grup që thërret atë parullë. Nuk përjashtohet mundësia që të ketë grupe të infiltruarish për ta ulur frymën e kësaj proteste. PD-ja ka vetëm një qëllim: ta mbështesë dhe t’i ruajë protestuesit dhe pedagogët, të cilët, sipas tij, i kërcënon kryeministri. Pedagogët janë investim i Shqipërisë.

Studentët e kanë kuptuar se u duhet mbështetja jo vetëm e PD-së, por e çdo partie që është kundër këtij establishmenti. Ne jemi aty për t’i mbështetur, pa kërkuar asnjë monopol dhe pa u diktuar asnjë linjë politike, si dhe për t’i mbrojtur nga dhuna e policisë në komisariate. Sepse mbi ta po ushtrohet terror dhe dhunë fizike, si në burgjet e Pinochetit”, tha ai.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?