Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha: Mesazhi më i rëndësishëm i uraganit popullor në shesh ishte bashkimi kundër këtij regjimi “Shqiptarët më kanë motivuar”, Vishkulli kthehet nga Italia në Tiranë: S’jam penduar që mora pjesë në prote... Alarm për ndotjen në Laprakë/ Banorët denoncojnë tymin që del nga oxhaku i fabrikës “Edil Centro” EMRI/ Shoferja përplas për vdekje shqiptarin që po punonte në kantierin e autostradës Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve Mandati/ Bylykbashi: Kush vjedh, s’e gëzon dot - Duhet ta humbasë jo vetëm deputeti, por edhe partia përkat... 28 Nëntor/ Ftesa e Berishës: Të nderojmë flamurin kombëtar me protestën më të fuqishme që ka parë vendi... Hodhën vezë drejt makinës së Ramës, Gjykata shpall të paligjshëm arrestimin e dy protestuesve “Rama përdor patronazhistët si kamzhik ndaj qytetarëve dhe bizneseve”/ Bylykbashi: Kontrollet selektive dhe... Këlliçi: Sa më shumë prova e pasuri të fshehura, aq më shumë shijon lirinë Balluku! “Sfida ndaj drejtësisë së re, dëm i pa riparueshëm”/ Këlliçi: Balluku sillet sikur ka fituar trofe! Sa më s... “Gogu më kërcënoi me porosinë e Ramës”/ Ndreca: Veliaj tha të vërtetën. Pse hesht kryeministri?!
SHOWBIZ

Elijona Binakaj rikthen llogarinë në Instagram pas një jave, zbulon çfarë ndodhi: Nuk është hera e parë

P
Piranjat17 November 2026, 18:28 · 2 min lexim
Elijona Binakaj rikthen llogarinë në Instagram pas një jave,

Ish-finalistja e “Big Brother VIP Kosova”, Elijona Binakaj, ka rifituar aksesin në profilin e saj në Instagram, pas një jave gjatë së cilës nuk ka mundur të përdorë llogarinë. Mungesa e saj në këtë rrjet social kishte ngjallur pikëpyetje te ndjekësit, veçanërisht pasi profili kishte shfaqur disa probleme të pazakonta, duke shtuar dyshimet për një ndërhyrje të mundshme nga persona të paautorizuar.

Gjatë ditëve që nuk kishte akses në Instagram, Elijona kishte zgjedhur platformën X për të mbajtur kontaktin me fansat, duke i informuar se po përpiqej të zgjidhte situatën. Tashmë, rikthimin e ka konfirmuar vetë përmes një Instastory, ku ka treguar se llogaria e saj është sulmuar edhe më parë dhe se këtë herë ka qëndruar plot shtatë ditë pa mundur të hynte në të.

“Kjo nuk është hera e parë që account-i im sulmohet. Kësaj here kam qenë plot 7 ditë pa pasur qasje në Instagram. Fatmirësisht, tash jam përsëri këtu!”, ka shkruar ajo.

 Në reagimin e saj, ish-banorja u ka kërkuar ndjesë ndjekësve për mungesën dhe ka sqaruar se gjithçka ka qenë jashtë kontrollit të saj. Ajo ka zgjedhur gjithashtu të mos drejtojë akuza ndaj askujt për atë që ka ndodhur.

Në përfundim, Elijona ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe i kanë dërguar mesazhe gjatë kësaj periudhe, duke shpresuar që të mos përballet më me incidente të tilla.

Elijona Binakaj rikthen llogarinë në Instagram pas një jave,

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.