Autobus plot me vajza në ditëlindjen e DiCaprios, po ku ishte partnerja e tij Vittoria?

Ditëlindja e 52-të e Leonardo DiCaprios ka rikthyer në qendër të vëmendjes jetën e tij sentimentale, por këtë herë vëmendja nuk është përqendruar te lista e yjeve të pranishëm në festë, por te mungesa e partneres së tij, modeles italiane Vittoria Ceretti.
Aktori festoi të shtunën, më 14 nëntor, në një vilë private në Beverly Hills, ku mes të ftuarve u panë emra të njohur si Tobey Maguire, Al Pacino, Orlando Bloom dhe Jeff Bezos. Festa u shoqërua edhe me një performancë surprizë nga reperi 50 Cent, ndërsa një tjetër detaj nuk kaloi pa u vënë re: Vittoria nuk u shfaq në asnjë prej fotove të publikuara nga paparacët.
Mungesa e modeles ka nxitur menjëherë aludimet për një krisje të mundshme në marrëdhënien e çiftit, veçanërisht për shkak të kontrastit me festën e një viti më parë. Në atë kohë, Vittoria ishte protagonistja e disa pamjeve që u bënë virale, teksa i dërgonte DiCaprios tortën dhe qirinjtë e ditëlindjes.
Por këtë vit, asnjë fotografi së bashku dhe asnjë referim për praninë e saj në festë.
Dyshimet u shtuan edhe më shumë pas mbërritjes së një autobusi privat me vajza në vilën ku po zhvillohej festa. Mes tyre raportohet se ishte edhe influencerja Courtney Boerner, e njohur nga Love Island USA. Ky detaj riktheu në diskutim edhe një nga temat më të komentuara të jetës sentimentale të aktorit, të ashtuquajturin “rregulli i 25-vjeçareve”, duke qenë se Vittoria mbushi 28 vjeç në qershor.
Megjithatë, mungesa e saj në fotografitë e publikuara nuk është provë se marrëdhënia ka marrë fund. Sipas raportimeve të disa mediave amerikane, modelja mund të ketë qenë brenda vilës, larg vëmendjes së paparacëve. DiCaprio njihet për festat e organizuara me rregulla të rrepta privatësie, ku fotografimi brenda ambienteve është i ndaluar dhe të ftuarit shpesh shmangin hyrjet kryesore.
Çifti, i cili është në një lidhje që prej verës së vitit 2023, nuk ka reaguar publikisht ndaj zërave për një ndarje të mundshme. Përkundrazi, muajt e fundit janë shfaqur së bashku në disa momente të rëndësishme, ndërsa kanë kaluar edhe pushime në Saint-Tropez dhe Hawaii.
Për momentin, gjithçka mbetet në kuadrin e spekulimeve. Mungesa e Vittorias në ditëlindjen e aktorit ka mjaftuar për të ndezur thashethemet, por nëse bëhet fjalë për një krizë në çift apo thjesht për dëshirën e tyre për të ruajtur privatësinë, mbetet për t'u parë.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Nuk ishte aspak siç dukej! Chiara Ferragni zbulon anën e errët të martesës me Fedez

Aktorja e njohur turke përfshihet në një përleshje fizike, çfarë ka ndodhur?

Zbulohet arsyeja e ndarjes mes Mateos dhe Brikenës

“Edhe të martuarit kanë të drejtë të dashurojnë”/ Monika Lubonja reagon ndaj deklaratës së Primo Shllakut

"Unfollow" dhe fshirje fotosh, zbulohet arsyeja e ndarjes mes Mateos dhe Brikenës





