Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Shqiptarët u ngritën kundër korrupsionit, por Rama thotë se s’do largohet”/ Revista e famshme amerikane Th... Protestuesit marshim në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga pas ‘Dorëheqje, dorëheqje’! Policia krijon ‘gardh’, tenton të largojë protestuesit nga bulevardi Demokratët nisin hetimet ndaj ish-ambasadores amerikane në Greqi: Ruaj dokumentet dhe komunikimet!  Protesta zhvendoset te Kuvendi, digjen kazanët e plehrave, policia rrethon godinën Aksident në Tiranë, makinat përplasen “kokë më kokë” pranë Tajvanit A do t’i përballojnë kanalizimet shirat e këtij dimri? IGJEUM: Priten përmbytje në 3 qarqe të vendit Tre kompani sigurimi rrezikojnë të dalin nga tregu Ekstradohet nga SHBA Valentin Ftoni, i dënuar dy herë me nga 25 vite burg për tri vrasje në Shkodër “I paguaj rrogë ministrit”/ Kush është ‘Visi i Peqinit” i njohur si “Capo dei capi” i botës së krimit... “Po na kap korrenti njerëzit çdo ditë, ju shihni flokët me xhel”/ Korreshi: O Karakaç, treni ty ty ty? U rr... E pazakontë në Tiranë/ 24-vjeçarja bie nga dritarja e pasme e taksisë, ndalohet nga policia shoferi
SHOWBIZ

Elsa Lila zbulon një detaj të pazakontë nga jeta private: Prej 24 vitesh nuk kam televizor në shtëpi

P
Piranjat18 November 2026, 21:42 · 2 min lexim
Elsa Lila zbulon një detaj të pazakontë nga jeta private: Prej 24

Këngëtarja Elsa Lila ka surprizuar me një rrëfim të veçantë gjatë intervistës së saj. Artistja zbuloi se prej më shumë se dy dekadash ka zgjedhur të jetojë pa televizor në shtëpi, një vendim që e ka marrë që në vitin 2002.

E njohur për karrierën e saj muzikore dhe paraqitjet në skenën e Sanremos, Elsa tregoi se nuk ka pasur asnjëherë një interes të veçantë për të kaluar orë të tëra përpara ekranit. Serialet, spektaklet dhe programet televizive nuk kanë qenë pjesë e rutinës së saj të përditshme.

Ky rrëfim u bë edhe më interesant kur në studio u diskutua pjesëmarrja e saj në “Ferma VIP”, një format ku konkurrentët qëndrojnë vazhdimisht nën vëzhgimin e kamerave.

Pavarësisht se nuk kishte ndjekur më parë reality show dhe nuk njihte mirë mënyrën se si funksiononin këto programe, këngëtarja vendosi ta pranonte ftesën, duke e parë eksperiencën si një sfidë dhe një mundësi për të provuar diçka krejt të re.Elsa shpjegoi se prania e kamerave nuk e kishte shqetësuar, pasi kishte vazhduar të sillej natyrshëm, pa ndryshuar mënyrën e saj të jetesës.

“Që në vitin 2002 nuk kam televizor. Nuk jam njeriu që ulem dhe shikoj një serial të gjatë apo spektakle televizive. Nuk kisha parë kurrë një reality show dhe nuk e dija se si funksiononte. Pranova ftesën për të qenë pjesë e këtij eksperimenti dhe nuk e ndieja fare veten sikur isha 24 orë para kamerave. Jetoja e qetë, ashtu siç do të jetoja edhe jashtë kamerave”, u shpreh këngëtarja.

Një zgjedhje jo fort e zakonshme në ditët e sotme, kur televizioni dhe përmbajtjet dixhitale zënë një pjesë të madhe të kohës sonë, por që për Elsa Lilën duket se ka qenë një mënyrë jetese prej vitesh.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.