“Gati të luftoj kundër Rusisë!”/ Princi Harry: Do t’i rikthehesha ushtrisë për të mbrojtur Britaninë

Princi Harry ka deklaruar se është plotësisht i gatshëm t’i rikthehet shërbimit ushtarak nëse Britania e Madhe do të përfshihej në një konflikt me Rusinë.
Gjatë një vizite në qytetin e Lvivit, në Ukrainë, Duka i Sussex paralajmëroi se Evropa duhet ta marrë seriozisht kërcënimin që vjen nga Moska.
“Do të jem 100% i gatshëm t’i shërbej vendit tim”, deklaroi Harry, duke theksuar se përvoja e Ukrainës në përballjen me agresionin rus përmban mësime të rëndësishme për pjesën tjetër të botës.
Princi Harry shërbeu në ushtrinë britanike nga viti 2005 deri në vitin 2015. Gjatë kësaj periudhe, ai kreu dy misione në Afganistan, ku shërbeu si pilot helikopteri Apache, duke arritur gradën e kapitenit.
Gjatë qëndrimit në Ukrainë, ai vizitoi gjithashtu një qendër rehabilitimi për ushtarët e plagosur, ku u njoh nga afër me pasojat e luftës.
Në deklaratat e tij, Harry shprehu shqetësimin për zhvillimet gjeopolitike dhe qëndrimin e presidentit amerikan Donald Trump ndaj Ukrainës. Ai theksoi se Evropa duhet të përgatitet për kërcënimet e ardhshme dhe të shmangë përçarjet e brendshme përballë rrezikut që paraqet Rusia.
Lexo edhe
SHOWBIZ
"Me i puthë mundem edhe djemtë nuk është problem", Arlinda tregon se a ka pasur lidhje me ndonjë mashkull

“E ëndërroja prej 18 vitesh”, Vedati dhe Roela bëhen prindër të një djali

Pas arrestimit nga FBI, babai i Meghan Markle sërish në telashe, përballet me akuza të tjera edhe në Filipine

Plot 12 vite nga ndarja e Dr. Florit nga jeta, Miri dhe Landi prekin me dedikimet për mikun e tyre

Surpriza më e bukur që emocionoi Bardhin, Sara Gjordeni publikon momentin kur i tregon se do bëhet baba

“Ti je pervers”/ Tension dhe përplasje midis dy reperëve në Big Brother

“Macja u gjet në Dubai”, Rogerti “thumbon” Selinën dhe Shëndritin, ish-banori i kthehet ashpër: Na hape barkun

Babai i Gigi dhe Bella Hadid drejt altarit për herë të tretë! 79-vjeçari fejohet me modelen 36 vite më të re





