Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
‘Dorëheqje, dorëheqje’! Policia krijon ‘gardh’, tenton të largojë protestuesit nga bulevardi Demokratët nisin hetimet ndaj ish-ambasadores amerikane në Greqi: Ruaj dokumentet dhe komunikimet!  Protesta zhvendoset te Kuvendi, digjen kazanët e plehrave, policia rrethon godinën Aksident në Tiranë, makinat përplasen “kokë më kokë” pranë Tajvanit A do t’i përballojnë kanalizimet shirat e këtij dimri? IGJEUM: Priten përmbytje në 3 qarqe të vendit Tre kompani sigurimi rrezikojnë të dalin nga tregu Ekstradohet nga SHBA Valentin Ftoni, i dënuar dy herë me nga 25 vite burg për tri vrasje në Shkodër “I paguaj rrogë ministrit”/ Kush është ‘Visi i Peqinit” i njohur si “Capo dei capi” i botës së krimit... “Po na kap korrenti njerëzit çdo ditë, ju shihni flokët me xhel”/ Korreshi: O Karakaç, treni ty ty ty? U rr... E pazakontë në Tiranë/ 24-vjeçarja bie nga dritarja e pasme e taksisë, ndalohet nga policia shoferi Kapet me drogë 41-vjeçari i dënuar dy herë më parë në Fier Berisha: Keni vjedhur rreth 50 miliardë euro me buxhetet, Rama shkatërroi prokurimet me modelin KAYO
SHOWBIZ

“E ëndërroja prej 18 vitesh”, Vedati dhe Roela bëhen prindër të një djali

P
Piranjat18 November 2026, 19:13 · 2 min lexim
“E ëndërroja prej 18 vitesh”, Vedati dhe Roela bëhen

Një lajm i bukur ka ardhur nga çifti i njohur i “Për’puthen”, Vedat Sulemani dhe Roela Meka, të cilët janë bërë prindër të një djali, duke përjetuar një nga momentet më të veçanta të jetës së tyre.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Vedati përmes një postimi emocionues në Instagram.

Madje Vedati ka zbuluar edhe emrin e djalit, çifti e ka pagëzuar me emrin Adan.

Ardhja në jetë e djalit ka një domethënie të veçantë për Vedatin, pasi, siç ka zbuluar ai, prej 18 vitesh kishte ëndërruar të bëhej baba i një djali.

“Për 18 vite me radhë, e kam ruajtur këtë ëndërr në zemrën time, pa e harruar asnjëherë. Sot, kjo ëndërr u bë realitet. Mirë se erdhe në jetën time, biri im Adan”, ka shkruar ai krahas fotografisë.

Kujtojmë se Vedati është tashmë baba i dy vajzave, njërën nga një lidhje e mëparshme dhe tjetrën, Sielën, me partneren e tij Roelën. Tani, me ardhjen e Adanit, familja e tyre është zgjeruar edhe me një anëtar.

Historia e dashurisë se Vedatit dhe Roelës nisi në emisionin “Për’puthen”, ndërsa marrëdhënia e tyre vazhdoi edhe jashtë kamerave. Çifti mirëpriti vajzën e tyre të parë, ndërsa në qershor të këtij viti konfirmoi se ishte në pritje të fëmijës së dytë.

Në postimin e tij, Vedati ka shprehur edhe mirënjohjen ndaj Zotit për bekimin e ri, ndërsa ndjekësit kanë vërshuar me urime për ardhjen në jetë të vogëlushit.

Çifti ka zgjedhur emrin Adan për vogëlushin, një emër me domethënie të veçantë, që lidhet me krijimin e njeriut dhe fillimin e jetës.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.