Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin  VIDEO/ Dalin pamjet, momenti kur klani i shqiptarit Klod Cara hedh në erë bizneset Zbardhen mesazhet/ Eksperti i çoi Agasit letrat e ekspertimit të makinës, 3 ditë para se t’ia dërgonte SPAK... Qëlloi me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari Berisha: Balluku, “mur i pakalueshëm” në rrugën drejt BE-së
AKTUALITET

EMRAT/ Vranë dhe dogjën të riun në shpellë, një tjetër i arrestuar! Kush është ‘narkosi’ shqiptar që porositi ekzekutimin

P
Piranjat 5 November 2026, 18:12 · 6 min lexim
EMRAT/ Vranë dhe dogjën të riun në shpellë, një

Një tjetër arrestim është shënuar në kuadër të hetimeve për vrasjen e Francesco Diviestit, të riut nga Barletta, i cili u ekzekutua më 25 prill 2025, ndërsa trupi i tij u dogj në një zonë rurale të Alta Murgia-s.

Drejtoria Hetimore Antimafia e Barit dhe Sektori i Lëvizshëm i Policisë së Andrias kanë ekzekutuar një masë sigurie “arrest me burg”, të lëshuar nga gjyqtari i hetimeve paraprake i Gjykatës së Barit, me kërkesë të Drejtorisë Antimafia. Masa është caktuar ndaj një personi me precedentë penalë nga Minervino Murge, i dyshuar rëndë për bashkëpunim në vrasje të paramenduar me metoda mafioze, shkatërrim dhe fshehje të kufomës, si dhe mbajtje të paligjshme të armëve të zjarrit.

Sipas hipotezës së hetuesve, i arrestuari dyshohet se u ka siguruar mbështetje logjistike tre personave të dyshuar si autorë të drejtpërdrejtë të krimit, të cilët u arrestuan më 26 maj të këtij viti. Ai dyshohet se i ka ndihmuar si gjatë vrasjes, ashtu edhe në fazën e mëvonshme të fshehjes së armëve dhe shkatërrimit të trupit të viktimës.

Hetimet janë përforcuar edhe nga dëshmitë e një personi që ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me drejtësinë. Ai dyshohet se ka dhënë detaje të panjohura më parë mbi mënyrën se si u krye atentati, të cilat përputhen me provat e mbledhura nga hetuesit.

Sipas rindërtimit të ngjarjes nga autoritetet, krimi e ka zanafillën në një përleshje që ndodhi në mbrëmjen e 25 prillit 2025, mes disa personave me precedentë penalë, në një lokal në Barletta.

Pas konfliktit, Diviesti dyshohet se u dërgua në disa shpella, në një zonë të izoluar të territorit rural të Canosa di Puglia-s, në Alta Murgia. Atje, ndaj tij u qëllua nga afër me pesë plumba, të shkrepur nga dy pistoleta.

Të nesërmen, trupi i pajetë u dogj brenda disa gomave, në përpjekje për të zhdukur çdo gjurmë të krimit.

Sipas hetuesve, vrasja dyshohet se ka ndodhur në kuadër të luftës për kontrollin e aktivitetit të shpërndarjes së drogës në Barletta. Grupi dyshohet se ka vepruar me synimin për të vendosur supremacinë e tij kriminale në territor, duke përdorur metoda mafioze.

Masa e re e sigurisë është pjesë e hetimit që më 26 maj kishte çuar në ekzekutimin e masave të sigurisë ndaj 15 personave. Hetimi u zhvillua nga një ekip i përbashkët mes Drejtorisë së Distriktit Antimafia në Bari dhe Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë, me mbështetjen e Eurojust-it.

Hetimet zbuluan gjithashtu dyshime për ekzistencën e një skeme ndërkombëtare të pastrimit të parave mes Italisë dhe Shqipërisë, përmes një kompanie shqiptare të dhënies së makinave me qira, e cila dyshohet se kishte mundësuar transferimin e më shumë se një milion eurove brenda gjashtë muajve.

ARRESTOHET 56-VJEÇARI NGA MINERVINO

Një 56-vjeçar me precedentë penalë, nga Minervino Murge, në veri të provincës së Barit, është arrestuar në kuadër të hetimeve për vrasjen e Francesco Diviestit, 26-vjeçarit nga Barletta, i cili u zhduk më 25 prill 2025 dhe u gjet i pajetë katër ditë më vonë në një ndërtesë të braktisur në Canosa di Puglia.

Bëhet fjalë për Francesco Sassin, i cili akuzohet për bashkëpunim në vrasje të paramenduar, shkatërrim dhe fshehje të kufomës, si dhe mbajtje të paligjshme të armëve të zjarrit.

Sipas hetimeve, të koordinuara nga Drejtoria e Distriktit Antimafia në Bari, 56-vjeçari dyshohet se u ka ofruar “mbështetje logjistike tre personave të dyshuar si autorë të drejtpërdrejtë të krimit”: 41-vjeçarit shqiptar Igli Kamberi, Antonio Lanottes, 25 vjeç, nga Barletta, dhe Nicola Dibenedettos, 21 vjeç. Të tre ishin arrestuar në maj të këtij viti.

Arrestimi u krye nga efektivët e Drejtorisë Hetimore Antimafia në Bari, në bashkëpunim me Sektorin e Lëvizshëm të Policisë së Andrias.

Sassi dyshohet se ka pasur rol si gjatë kryerjes së vrasjes, ashtu edhe në fazën e mëvonshme të fshehjes së armëve dhe shkatërrimit të kufomës. Ai dyshohet gjithashtu se ka siguruar gomat që u përdorën për t'i vënë flakën trupit të 26-vjeçarit.

Të rëndësishme për hetimin kanë qenë edhe dëshmitë e një personi që ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me drejtësinë, i cili dyshohet se ka ndihmuar në zbardhjen e dinamikës së vrasjes.

Në mbrëmjen e 25 prillit 2025, Diviesti ishte përfshirë në një përleshje përpara një lokali në Barletta. Më pas, ai u dërgua në një shpellë në një zonë të izoluar të Alta Murgia-s, në territorin e Canosa di Puglia-s, ku u vra me pesë plumba të shkrepur nga dy pistoleta. Trupi i tij u dogj më pas brenda disa gomave.

Sipas hetimeve, ngjarja lidhet me luftën për kontrollin e aktivitetit të shpërndarjes së lëndëve narkotike, që dyshohet se drejtohej nga 41-vjeçari shqiptar Igli Kamberi. Për të vendosur supremacinë e tij kriminale në Barletta, Kamberi dyshohet se ka organizuar vrasjen, në bashkëpunim me dy autorët e tjerë të dyshuar dhe me kontributin e 56-vjeçarit të arrestuar sot. /PiranjatNews/

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.