Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin  VIDEO/ Dalin pamjet, momenti kur klani i shqiptarit Klod Cara hedh në erë bizneset Zbardhen mesazhet/ Eksperti i çoi Agasit letrat e ekspertimit të makinës, 3 ditë para se t’ia dërgonte SPAK... Qëlloi me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari Berisha: Balluku, “mur i pakalueshëm” në rrugën drejt BE-së "E kam shoqe të ngushtë"/ Zbardhen mesazhet e Ergys Agasit me izraelitët për Vlora Hysenin: Jemi me fat
AKTUALITET

SPAK zbardh komunikimet për makinën e Ergys Agasit, shefi i Policisë Shkencore i dërgonte detaje për provat e sekuestruara në Land Rover

P
Piranjat 5 November 2026, 17:14 · 1 min lexim
SPAK zbardh komunikimet për makinën e Ergys Agasit, shefi i

Detaje të reja nga hetimet e SPAK për Ergys Agasin janë bërë publike, ku në fokus janë komunikimet e tij me Fatjon Kalluçin, shefin e sektorit të laboratorit të Policisë Shkencore, lidhur me provat e sekuestruara në automjetin e tij.

Bëhet me dije se në muajin gusht, përpara arrestimit të Agasit, Kalluçi dyshohet se i ka dërguar tre fotografi nga ekspertiza e automjetit tip “Land Rover Defender”, i sekuestruar gjatë kontrolleve në Equos Resort.

Gjatë kontrolleve, SPAK kishte gjetur në automjet nëntë faqe me dokumente sekrete të SHISH. Sipas hetimeve, Kalluçi dyshohet se e informonte Agasin se provat ishin dërguar të paketuara në laborator, ku do t'i nënshtroheshin ekzaminimeve për gjurmë ADN-je. Nga ana tjetër, Agasi kërkonte informacion se kur ishte kontrolluar automjeti dhe çfarë dokumentacioni ishte mbajtur për sendet e gjetura brenda tij.

Në komunikimet e bëra publike, Kalluçi i sqaronte se këqyrja e automjetit nuk ishte kryer nga laboratori, por drejtpërdrejt nga hetuesit. Ai i kishte bërë të ditur gjithashtu se do të kërkonte procesverbalin e këqyrjes për t'ia dërguar.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.