Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Qëlloi me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari Berisha: Balluku, “mur i pakalueshëm” në rrugën drejt BE-së "E kam shoqe të ngushtë"/ Zbardhen mesazhet e Ergys Agasit me izraelitët për Vlora Hysenin: Jemi me fat Lista e krimeve mafioze/ Si Nuredin Dumani mund të shpëtojë me më pak se 10 vite burg pas veprave penale që... “Dashuria nuk matet me gjak”/ Urimi prekës i Çiljetës për Bekon: Ndoshta nuk të kam sjellë unë në jetë, por... Berisha: Raporti i KE damkos Ramën, Shqipëria është diktaturë autoritare “Edi Rama dorëzo pushtetin”/ Protestë para SPAK-ut Vajza e leu me benzinë dhe i vuri flakën, i moshuari dërgohet në QSUT PD çon në Kushtetuese rrëzimin e kërkesës për hetimin e KAYO-s Itali, alarm për bomba në tre avionë, dy drejt Romës dhe një i devijuar në Vjenë Dibër, elektricistin e zë shtylla poshtë teksa punonte, humb jetën Demokratët kundër politikave të Trump, çfarë ndryshon pas marrjes së kontrollit të Kongresit?
AKTUALITET

Qëlloi me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari

Një 36-vjeçar nga Durrësi është arrestuar pasi akuzohet se, në bashkëpunim me vëllanë e tij, ka qëlluar me armë zjarri

P
Piranjat 5 November 2026, 15:00 · 1 min lexim
Qëlloi me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet

Një 36-vjeçar nga Durrësi është arrestuar pasi akuzohet se, në bashkëpunim me vëllanë e tij, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy personave në qytetin e Beratit.

Ngjarja ka ndodhur më 2 janar 2025, në lagjen “Donika Kastrioti”, ndërsa fatmirësisht nga të shtënat nuk pati persona të dëmtuar.

Policia bën me dije se ndaj K. M. është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, e caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.

Ai akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim dhe mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Sipas hetimeve, 36-vjeçari dhe vëllai i tij, i cili është shpallur në kërkim, kanë qëlluar me armë nga një automjet në drejtim të dy shtetasve.

Arrestimi i tij u bë pas deportimit nga Greqia. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.