Galliani apelon në gjykatë kundër komisionit të zgjedhjeve për presidencën e Federatës Italiane të Futbollit

- Adriano Galliani ka depozituar një apel në Gjykatën Federale Kombëtare të FIGC-së, duke kërkuar pezullimin e komisionit të ngritur nga komisioneri Giovanni Malagò për verifikimin e kandidaturave në zgjedhjet për presidencën e Federatës Italiane të Futbollit.
Lajmi bëhet i ditur nga ANSA, e cila ka shqyrtuar dokumentin 14-faqësh të nënshkruar nga avokati Filippo Lattanzi. Një nga argumentet kryesore të apelit lidhet me qëndrimin e Genoas, e cila fillimisht kishte firmosur në mbështetje të kandidaturës së Gallianit, por më pas kishte shprehur mbështetjen për Malagò-n përmes një emaili të certifikuar, duke revokuar firmën e mëparshme.
Kjo çështje mund të jetë vendimtare për vlefshmërinë e kandidaturës së Malagò-s. Nëse firma e Genoas nuk do të llogaritet në favor të tij, kandidati do të mbetej pa një nga 11 firmat e klubeve të Serie A që kërkohen për pranimin në garë.
Nga ana tjetër, burime federale sqarojnë se komisioni nuk zëvendëson Sekretarin e Përgjithshëm, Marco Brunelli, i cili mbetet autoriteti përgjegjës për mbikëqyrjen e procesit. Komisioni, i krijuar më 2 nëntor dhe i koordinuar nga gjenerali Parrinello, synon të garantojë mbikëqyrjen e procedurës, në një kohë kur edhe CONI kishte evidentuar mungesën e stafit dhe të mekanizmave të kontrollit.
Në dokumentin e paraqitur në gjykatë, Galliani kundërshton kompetencat e këtij komisioni, duke argumentuar se verifikimi i kandidaturave duhet t'i besohet organit të përcaktuar nga statuti dhe rregulloret zgjedhore, konkretisht Sekretarit të Përgjithshëm.
Apeli kërkon ndërhyrje të shpejtë, pasi lista e kandidatëve duhet të publikohet deri më 14 nëntor, ndërsa zgjedhjet janë planifikuar për 14 dhjetor.
Sipas argumentimit të avokatit Lattanzi, vazhdimi i procesit me një organ që konsiderohet jokompetent mund të cenojë vlefshmërinë e zgjedhjeve dhe të hapë rrugën për një tjetër betejë ligjore në futbollin italian. Ai paralajmëron se dëmi për kandidatin dhe për vetë sistemin federativ nuk do të mund të riparohej pas përfundimit të procesit.
Lexo edhe
SPORTReal Madridi gati të thyejë rekordin e shpenzimeve, 707 milionë euro për paga dhe transferime

Mourinho dominon statistikat në La Liga, lë pas Guardiolën dhe Ancelottin

Dyshime për 23-vjeçarin, çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Musialës?

Manchester United në krizë, Carrick nuk jep dorëheqjen, drejtuesit shqyrtojnë emrat e pasuesve të tij

"Babai nuk jeton më, por unë vazhdoj të flas me të" - Trajneri i Interit, Cristian Chivu përlotet gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve...





