Ermal Mamaqi konfirmon lidhjen e re të Elvana Gjatës: U njohën në sheshxhirim, shkojnë shumë me njëri-tjetrin
Një nga lajmet e shumëkomentuara së fundmi nga showbiz-i duket se ka marrë një konfirmim nga një personazh i afërt me Elvana Gjatën

Një nga lajmet e shumëkomentuara së fundmi nga showbiz-i duket se ka marrë një konfirmim nga një personazh i afërt me Elvana Gjatën.
I ftuar në “UëTëFë Show” në Andale Media, Ermal Mamaqi ka folur për marrëdhënien e këngëtares me Elson Bajrakurtajn, duke zbuluar se aludimet për një lidhje dashurore mes tyre janë të vërteta dhe duke shtuar disa detaje nga historia e tyre.
Gjatë bisedës, moderatorja e pyeti Ermalin nëse njohja mes Elvanës dhe Elsonit kishte nisur gjatë xhirimeve të filmit “2 Gisht Mjaltë 2”, ku të dy janë pjesë e kastit. Në film, Elson Bajrakurtaj interpreton ish-të dashurin e Emës, personazhit që luhet nga Elvana Gjata.
Për këtë, Mamaqi u përgjigj pa shumë hezitim: “Po patjetër, aty u njohën. Nuk mund të them që janë dashuruar në set, ajo patjetër ka ndodhur më vonë.”
Më tej, ai foli me superlativa për dyshen, duke lënë të kuptohet se mes tyre ka një marrëdhënie shumë të mirë edhe jashtë ekranit.
“Shiko, ata janë shumë të mirë që të dy edhe shkojnë shumë me njëri-tjetrin”, u shpreh Ermali.

Por biseda nuk u ndal vetëm te lidhja e përfolur. Duke qenë se Ermal Mamaqi është mik i ngushtë i Elvanës, u pyet edhe për thashethemet e fundit se këngëtarja mund të jetë shtatzënë. Ermali u përgjigj me humor: “Me sa di unë, jo. Tani unë testin e shtatzënisë s'ia kam bërë, por…”
Lexo edhe
SHOWBIZ
Miss Universe 2026/ Porto Riko fitoi kurorën, por rusja vodhi vëmendjen; a është kjo bukuria e vërtetë?

Martoi gjithë Shqipërinë, Artjola Toska tregon përse nuk bëri dasmë

Jona Krasniqi akuzon produksionin e BBVK-së për bullizim: Më mbanin leksione, ndërsa vetë ushtronin bullizëm ndaj meje

“I kërkoj falje, e kalova masën”, Bes Kallaku i kërkon ndjesë publike Fifit: Ende ndihem keq për atë moment!

Bes Kallaku flet për lidhjen e re: Tani jam më i lumtur se kurrë, dashuria është qetësia e zemrës





