Miss Universe 2026/ Porto Riko fitoi kurorën, por rusja vodhi vëmendjen; a është kjo bukuria e vërtetë?

Jennifer Barreto nga Porto Riko fitoi kurorën e Miss Universe 2026, ndërsa përfaqësuesja e Rusisë, Aleksandra Stashkevich, është kthyer në një nga personazhet e diskutuara në rrjetet sociale pas përfundimit të konkursit.
Edicioni i 75-të i Miss Universe u zhvillua më 24 nëntor në San Juan të Porto Rikos, me pjesëmarrjen e 116 konkurrenteve nga vende dhe territore të ndryshme të botës.
Barreto, 27 vjeçe, u bë gruaja e parë e martuar dhe nënë që fiton titullin në historinë e konkursit, pas ndryshimit të rregullave të pjesëmarrjes në vitin 2023. Ajo i siguroi Porto Rikos kurorën e gjashtë të Miss Universe.
Megjithatë, eliminimi i përfaqësueses së Rusisë përpara përzgjedhjes së 30 konkurrenteve më të mira ka nxitur diskutime mes përdoruesve të platformës X. Disa prej tyre kanë vënë në pikëpyetje vendimin e jurisë, duke argumentuar se Stashkevich meritonte të vazhdonte garën. Fotografitë e saj nga konkursi kanë marrë komente pozitive, veçanërisht për pamjen natyrale dhe elegancën.
Edhe organizatorët e Miss Russia reaguan pas eliminimit të saj, duke e përgëzuar për mënyrën se si përfaqësoi vendin në skenën ndërkombëtare.
Gjatë prezantimit të kostumeve kombëtare, Stashkevich u shfaq me një veshje të frymëzuar nga peshku i artë i përrallës së shkrimtarit rus Aleksandër Pushkin. Kostumi ndërthurte nuancat e blusë, ngjyrës së bruztë dhe të artës, me qëndisje dhe elemente dekorative.
Në prezantimin me fustane mbrëmjeje, ajo mbajti një krijim të stilistes ruse Aleksandra Serova, të zbukuruar me kristale dhe qëndisje të punuara me dorë.
Kush është Aleksandra Stashkevich?
Me origjinë nga qyteti rus i Tjumenit, Stashkevich ka një karrierë që ndërthur modelingun, sportin dhe gazetarinë. Përpara se të angazhohej në konkurset e bukurisë, ajo ushtroi për më shumë se 11 vjet disiplinën sportive të cheerleading-ut, në të cilën fitoi shtatë herë titullin e kampiones së Rusisë.
Stashkevich studion gazetari në Universitetin Shtetëror të Tjumenit dhe ka punuar si reportere sportive, duke bashkëpunuar me klubin e hokejit Rubin dhe klubin e futbollit Tjumen.
Në vitin 2023, ajo arriti të renditej mes dhjetë finalisteve të konkursit Miss Russia.
Organizatorët e konkursit kombëtar e përzgjodhën për të përfaqësuar Rusinë në Miss Universe 2026, pasi këtë vit nuk zhvilluan konkursin kombëtar të bukurisë.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Martoi gjithë Shqipërinë, Artjola Toska tregon përse nuk bëri dasmë

Jona Krasniqi akuzon produksionin e BBVK-së për bullizim: Më mbanin leksione, ndërsa vetë ushtronin bullizëm ndaj meje

“I kërkoj falje, e kalova masën”, Bes Kallaku i kërkon ndjesë publike Fifit: Ende ndihem keq për atë moment!

Bes Kallaku flet për lidhjen e re: Tani jam më i lumtur se kurrë, dashuria është qetësia e zemrës

'A ekziston shpirti binjak?'/ Ronela Hajati zbulon anën e saj më të panjohur për publikun





