Martoi gjithë Shqipërinë, Artjola Toska tregon përse nuk bëri dasmë

Këngëtari Luiz Ejlli ka pyetur me batuta këngëtaren Artjola Toska, se përse nuk ka organizuar një dasmë për veten, ndërkohë që ka qenë pjesë e dasmave të shumë shqiptarëve. Gjatë bisedës, në “Live me Luizin” e pyeti këngëtaren nëse kishte menduar ndonjëherë të organizonte një dasmë, ndërsa këngëtarja u përgjigj se nuk kishte pasur data të lira.
“Ti ke martuar treçerekun e Shqipërisë, për vete pse nuk bëre dasmë?”, e pyeti Luizi.
“Nuk kisha data”, iu përgjigj Artjola.
Biseda vijoi me një tjetër pyetje nga Luizi, i cili e pyeti nëse çifti kishte në plan të organizonte një dasmë në të ardhmen.
Biseda mes tyre:
Luiz Ejlli: Ti ke martuar treçerekun e Shqipërisë, për vete pse nuk bëre dasmë?
Artjola Toska: Nuk kisha data.
Luiz Ejlli: S’kishe data për të bërë dasmë? Po ti ditë hëne e kishe bërë. Mendon se do të bëni dasëm, apo jo? S’do ta bëni?
Artjola Toska: Po jo mo çfarë do bëjmë dasmë tani. Me rëndësi që jemi bashkë prej kaq vitesh, të lumtur, të shëndetshëm me një lidhje shumë solide.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Jona Krasniqi akuzon produksionin e BBVK-së për bullizim: Më mbanin leksione, ndërsa vetë ushtronin bullizëm ndaj meje

“I kërkoj falje, e kalova masën”, Bes Kallaku i kërkon ndjesë publike Fifit: Ende ndihem keq për atë moment!

Bes Kallaku flet për lidhjen e re: Tani jam më i lumtur se kurrë, dashuria është qetësia e zemrës

'A ekziston shpirti binjak?'/ Ronela Hajati zbulon anën e saj më të panjohur për publikun

“I kërkoj falje, e kalova masën”, Bes Kallaku ndjesë publike këngëtares: Ende ndihem keq për atë moment





