'A ekziston shpirti binjak?'/ Ronela Hajati zbulon anën e saj më të panjohur për publikun

E guximshme dhe pa filtra kur bëhet fjalë për të shprehur atë që mendon, por kur vjen puna te dashuria, Ronela Hajati zbulon një anë krejt tjetër të vetes: atë të një romantikeje të pandreqshme, që beson te ndjenjat e vërteta dhe nuk pranon të bëjë kompromise me zemrën. E ftuar në nje interviste televizive këngëtarja ka folur për një nga temat më të bukura, por edhe më të ndërlikuara të jetës: shpirtin binjak dhe dashurinë që i jep kuptim një marrëdhënieje.
Për artisten, të gjesh njeriun e duhur është një ndjesi e veçantë, por në një kohë gjithnjë e më individualiste, njerëzit shpesh tremben përballë një dashurie të tillë.
“Po ty bam mund ta japë, por jemi në një kohë aq individualiste, në një kohë aq të thatë, aq praktike, aq egoiste, saqë njerëzit, edhe nëse e gjejnë këtë ndjesi (shpirtin binjak), frikësohen, se u duket si e huaj.
Unë jam shumë romantike, unë vdes për dashurinë. Mbaroj”, u shpreh këngëtarja, duke treguar hapur se romantizmi zë një vend të rëndësishëm në jetën e saj.
Por nëse ka diçka për të cilën Ronela nuk bën kompromis, është martesa pa dashuri. Ajo e sheh një bashkim të tillë jo thjesht si një zgjedhje të gabuar, por si një humbje të vetvetes, duke theksuar se askush nuk duhet të sakrifikojë personalitetin dhe lumturinë për të përmbushur pritshmëritë e të tjerëve.
Lexo edhe
SHOWBIZ
“I kërkoj falje, e kalova masën”, Bes Kallaku ndjesë publike këngëtares: Ende ndihem keq për atë moment

"E mbajta fjalën, Shpat"/ Videoja me AI që përloti rrjetin, Roeli përqafon babanë e ndjerë

Kaos në koncertin e reperit amerikan në Britani, një substancë misterioze detyron mbi 12 mijë persona të evakuohen

Humbje për muzikën shqiptare, shuhet një nga emrat e njohur të hip-hopit

“Pas disa ditësh do ndryshoj…”/Jori Delli konfirmon martesën me Fred De Palmën?

Khloé Kardashian e hapur për një martesë me një burrë homoseksual: Varet se çfarë mund të bëjë për mua

A do të jetë opinioniste në Big Brother VIP Albania 6? Monika Kryemadhi i jep fund dilemës

Foto të rralla nga fëmijëria e Rita Orës, babai e emocionon me urimin e ditëlindjes





