Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rekorde të frikshme dhe net pa gjumë: Pse GTA po mbërthen botën para ekranit? Jeta ime, protesta ime! 8 vite duke pritur paratë e punës: Punëtori përballet me ish-shefin pas ndërhyrjes së Piranjave Zyrtarizohet drafti/ Qeveria krijon “KAYO”-n e Shëndetësisë Kemi vrarë frikën, tani do vrasim edhe diktaturën 11 muaj pas denoncimit të Piranjave, dentistja pa licencë kapet sërish mat në Tiranë! S’ka trena, por ka tendera: 1.9 milionë euro për mirëmbajtjen e linjave që s’ekzistojnë Ky 28 Nëntor, si asnjë tjetër! Kush guxon të prishë ritin e pastores Alketa? Reagimi i ashpër i dishepujve të saj! Këlliçi: Marta Kos po bëhet bashkautore e forcimit dhe sponsorizimit të narkoshtetit të Edi Ramës Lobimet e politikës, Zvërneci e Kushner/ Kongresi do të hetojë çështjet që tronditën Shqipërinë As investimet e NATO-s nuk janë të sigurta në Shqipëri, intrigat e gjobës që njollosi bazën e Kuçovës
SHOWBIZ

Jona Krasniqi akuzon produksionin e BBVK-së për bullizim: Më mbanin leksione, ndërsa vetë ushtronin bullizëm ndaj meje

P
Piranjat27 November 2026, 23:23 · 3 min lexim
Jona Krasniqi akuzon produksionin e BBVK-së për bullizim: Më

Jona Krasniqi ka rikthyer në vëmendje përplasjet e saj gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova, këtë herë me akuza të drejtpërdrejta ndaj produksionit të formatit.Ish-banorja ka reaguar përmes disa postimeve në rrjetet sociale, ku ka treguar se pas largimit nga shtëpia ka nisur të shohë ndryshe ngjarjet dhe situatat në të cilat është përfshirë gjatë eksperiencës së saj në reality show.

Ajo ka publikuar një postim të moderatorit Alaudin Hamiti, i cili para përballjes së saj me Doresën kishte paralajmëruar një Prime të fortë, duke e cilësuar si një mbrëmje që do të trondiste shtëpinë.

Duke iu rikthyer atyre momenteve, Jona është shprehur se vetëm tani, pasi ka parë sërish materialet dhe fotografitë, po kupton më qartë mënyrën se si janë zhvilluar ngjarjet.Në reagimin e saj, ajo ka vënë në pikëpyetje qëndrimin e produksionit ndaj bullizmit, duke pretenduar se është trajtuar padrejtësisht nga i njëjti format që, sipas saj, i mbante vazhdimisht leksione për këtë fenomen.

 “Duke i parë fotografitë e gjithçkaje, vetëm TANI po e kuptoj se çfarë kanë bërë. Kjo është vërtet diçka krejt e çmendur”, ka shkruar ajo.

Më tej, ish-banorja ka ashpërsuar tonet, duke akuzuar edhe opinionistët për mënyrën se si është zhvilluar përballja televizive.

“Emisioni që ka bërë bullizëm në shkallën më të madhe po më mban mua ligjërata për bullizmin, ndërkohë që VETË po ushtron bullizëm ndaj meje në televizionin kombëtar”, është shprehur Jona.

Ajo ka pretenduar gjithashtu se gjatë debatit nuk i është dhënë hapësira e nevojshme për të treguar versionin e saj të ngjarjeve, ndërsa personat që ajo i konsideron përgjegjës janë lënë jashtë kritikave.

Në një tjetër publikim, Krasniqi ka lënë të kuptohet se ende po përpiqet të kuptojë gjithçka që ka ndodhur gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

Kujtojmë se përplasja mes Jonës dhe Doresës u komentua gjerësisht, veçanërisht pas ndërhyrjes së opinionistes Rudina Dembacaj, e cila gjatë transmetimit live doli në mbrojtje të Doresës dhe akuzoi Jonën për bullizim.

Tashmë, me këtë reagim, ish-banorja ka rihapur debatin për mënyrën se si u trajtua konflikti dhe rolin që pati produksioni në zhvillimin e tij.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.