Fabregas frenon euforinë te Como para Interit: Të qëndrojmë me këmbë në tokë
Cesc Fabregas nuk dëshiron që suksesi i fundit ta largojë Comon nga realiteti

Cesc Fabregas nuk dëshiron që suksesi i fundit ta largojë Comon nga realiteti. Trajneri spanjoll e cilësoi si një mbrëmje të lumtur paraqitjen e skuadrës së tij, por menjëherë pas saj kërkoi që lojtarët të ruajnë qetësinë dhe të përqendrohen te sfida e radhës, ndaj Interit në San Siro.
“Ishte një mbrëmje e lumtur. Ky është futbolli, sot gjithçka shkoi sipas dëshirës sonë. Një mbrëmje e bukur për Comon dhe tifozët tanë. Tani duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, të jemi të përulur dhe të vazhdojmë të punojmë. Duhet të mësojmë dhe të mos sillemi si të mëdhenj”, u shpreh Fabregas.
Trajneri pranoi se skuadra ka ende shumë për të përmirësuar, sidomos duke pasur parasysh se një pjesë e futbollistëve janë të rinj dhe po përjetojnë për herë të parë eksperienca të rëndësishme në arenën europiane. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e rikuperimit të lojtarëve të dëmtuar, duke e cilësuar jetike praninë e të gjithë grupit në dispozicion.
“Ka ende shumë futboll për të luajtur. Duhet të rikuperojmë shumë nga lojtarët që mungojnë. Është jetike për ne t’i kemi të gjithë në dispozicion. Të dielën duhet të bëjmë një përpjekje të fundit dhe më pas të pushojmë, sepse kemi nevojë për këtë”, shtoi tekniku.
Fabregas foli edhe për preferencën e tij për futbollistët me këmbë të majtë, të cilët i konsideron të veçantë për mënyrën se si e interpretojnë lojën. Megjithatë, mesazhi kryesor i tij ishte i qartë: Como duhet të ruajë identitetin, të vazhdojë të përmirësohet dhe të mos humbasë përulësinë përpara sfidës së madhe me Interin.
Lexo edhe
SPORT
Arsenali dhe City fitojnë në Champions, Napoli pëson disfatë të hidhur

“Kjo është madhështia e Fenerbahces”, Vedat Muriqi reagon pas golit ndaj Liverpoolit

“Pirati” Muriqi plaçkit Liverpool-in, anglezët dalin pa pikë nga transferta turke

Mbrojtësi i Kombëtares “tërbon” Real Madridin, i shënon gol në Champions

Hamilton shpërthen ndaj Lëklerkut pas garës në Meksikë: O fiton ai, o nuk fiton asnjëri prej nesh!

Milan, flet trajneri: Në Europa League tregojmë veten, japim maksimumin ndaj Ferencvaros

Antoneli-Vershtapen, Formula 1 përgatit duelin e madh. Edhe Ferrari nis punën për vitin e ardhshëm

“Forca ime”/ Në prag të duelit të madh, Nelson Hysa merr surprizën e bukur nga familja!





