Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Qëlloi me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari Berisha: Balluku, “mur i pakalueshëm” në rrugën drejt BE-së "E kam shoqe të ngushtë"/ Zbardhen mesazhet e Ergys Agasit me izraelitët për Vlora Hysenin: Jemi me fat Lista e krimeve mafioze/ Si Nuredin Dumani mund të shpëtojë me më pak se 10 vite burg pas veprave penale që... “Dashuria nuk matet me gjak”/ Urimi prekës i Çiljetës për Bekon: Ndoshta nuk të kam sjellë unë në jetë, por... Berisha: Raporti i KE damkos Ramën, Shqipëria është diktaturë autoritare “Edi Rama dorëzo pushtetin”/ Protestë para SPAK-ut Vajza e leu me benzinë dhe i vuri flakën, i moshuari dërgohet në QSUT PD çon në Kushtetuese rrëzimin e kërkesës për hetimin e KAYO-s Itali, alarm për bomba në tre avionë, dy drejt Romës dhe një i devijuar në Vjenë Dibër, elektricistin e zë shtylla poshtë teksa punonte, humb jetën Demokratët kundër politikave të Trump, çfarë ndryshon pas marrjes së kontrollit të Kongresit?
AKTUALITET

"E kam shoqe të ngushtë"/ Zbardhen mesazhet e Ergys Agasit me izraelitët për Vlora Hysenin: Jemi me fat

Është zbardhur vendimi i plotë  i Gjykatës së Posaçme për ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, e cila u la në arrest shtëpie

P
Piranjat 5 November 2026, 14:06 · 2 min lexim
"E kam shoqe të ngushtë"/ Zbardhen mesazhet e Ergys Agasit

Është zbardhur vendimi i plotë  i Gjykatës së Posaçme për ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, e cila u la në arrest shtëpie.  Në vendim, GKKO ka zbardhur disa komunikime që biznesmeni Ergys Agasi ka patur me dy shtetas izraelit, Shalev I. Dhe Srulik E.K. 

Në këto biseda, Agasi e përshkruan Hysenin si mike të tij, teksa ish-drejtuesja e SHISH akuzohet që e ka ndihmuar edhe gjatë kohës kur ai ishte në arrati. 

"E kam shoqë të ngushtë shefen e shërbimit informativ të shtetit" i shkruan Agasi shtetasit Shalev I., raporton Balkanweb.

Ndërsa në komunikimin me shtetasin tjetër, Srulik E.K., Agasi i shkruan: “Jemi me fat që këtu e kanë kapur vetë amerikanët dhe e dinë sjelljen e tij dhe diçka tjetër, drejtoresha e Shërbimit Sekret do të takohet vetë me të dhe do t’i flasë për këtë punë, duke i sjellë prova që prokurori e ka bërë këtë për interesa të tjera”.  

Sipas GJKKO, këto komunikime tregojnë se ekziston një rrjet ndërkombëtar në shërbim të krimit të organziuar. 

“Komunikimet e ndërmjetësuara nga Agasi me shtetasit me pseudonimet Shalev I., dhe Srulik E., të cilët përmenden në lidhje me çështje që kanë të bëjnë me drejtuesen e Shërbimit Sekret, tregojnë arsyeshëm praninë e një rrjeti ndërkombëtar në funksion të interesave të grupit kriminal, rrjet ky që rrit shkallën konkrete të rrezikut se Hyseni, po të mbetej në gjendje të lirë, do të kishte akses të privilegjuar ndaj kanaleve të largimit apo të fshehjes që janë jashtë kontrollit efektiv të organeve proceduese”, thuhet më tej në vendimin e GJKKO-së. 

Në kuadër të këtyre hetimeve, SPAK lëshoi ndaj Hysenit masën ‘arrest shtëpie’ dhe shkarkim nga detyra, duke sjellë ‘furtunë’ reagimesh në opinionin publik shqiptar, për përmasat e këtij skandali se si kreu i SHESH përdor informacione sekrete për llogari të një personi të kërkuar nga drejtësia.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.