Franca në shënjestër të UEFA, gjobitet me 10 mijë euro për shkak të…çorapeve
Kombëtarja franceze përfundon në shënjestrën e UEFA për një thyerje të rregullores gjatë sfidës së Nations League kundër Belgjikës

Kombëtarja franceze përfundon në shënjestrën e UEFA për një thyerje të rregullores gjatë sfidës së Nations League kundër Belgjikës. Federata Franceze e Futbollit do të duhet të paguajë një gjobë prej 10 mijë eurosh për shkak të një detaji që lidhet me veshjen e futbollistëve dhe që shkaktoi edhe vonesën e fillimit të lojës.
Episodi u verifikua në 28 shtator të 2026 kur dy kombëtaret duhej të përballeshin në orën 20:45.Pak para hyrjes në fushën e lojës të skuadrave, doli një problem me shiritat elastikë të përdorur nga futbollistët francezë për të mbajtur të fiksuara çorapet.
Ngjyra e tyre nuk ishte konform dispozitave të UEFA dhe stafi u detyrua që të ndërhyjë për të sistemuar gjithçka duke bërë që të shtyhet starti i ndeshjes.Sipas të përditshmes ‘L’Equipe’, UEFA më pas e sanksionoi Federatën Franceze të Futbollit më një gjobë prej 10 mijë eurosh.
Ky nuk është i vetmi problem organizativ që ka shoqëruar ndeshjet e para të Zinedine Zidane në krye të kombëtares franceze. Gjatë transfertës së mëparshme në Turqi, trajneri i Francës kishte zbritur në fushë pasi himni kombëtar, “Marsejeza”, kishte nisur tashmë. Vonesën e tij e kishte justifikuar me faktin se protokolli ishte zhvilluar më shpejt nga sa ishte parashikuar. Në të njëjtën ndeshje, në dhomat e zhveshjes ishte harruar edhe flamuri me stemën e kombëtares franceze, i cili u mor vetëm pak çaste para vërshëllimës së fillimit të takimit.
Lexo edhe
SPORT
Erling Haaland fiton miliona edhe pa luajtur, ja sa arkëton ai për një postim në Instagram!

Galliani apelon në gjykatë kundër komisionit të zgjedhjeve për presidencën e Federatës Italiane të Futbollit
Real Madridi gati të thyejë rekordin e shpenzimeve, 707 milionë euro për paga dhe transferime

Mourinho dominon statistikat në La Liga, lë pas Guardiolën dhe Ancelottin

Dyshime për 23-vjeçarin, çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Musialës?

Manchester United në krizë, Carrick nuk jep dorëheqjen, drejtuesit shqyrtojnë emrat e pasuesve të tij

"Babai nuk jeton më, por unë vazhdoj të flas me të" - Trajneri i Interit, Cristian Chivu përlotet gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve...





