Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Kjo është një katastrofë”/ Republikanët e zemëruar fajësojnë Trumpin për humbjen shkatërruese Tragjedi në Bulqizë gjatë gjuetisë! Zbardhen detajet, 29-vjeçari qëllohet për vdekje me armë gjahu! Shoqëro... Protestat kundër Ramës, Kos: Qeveria duhet të ndryshojë ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Investimet Strateg... Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë ​Rodri humb duelin ndaj Atletico Madridit Studentët mbushin korridoret e Ekonomikut, thirrje në kor: 'Erdhën studentët', 'Bojkoto dhe protesto'! Studentët e Politeknikut dhe Ekonomikut i bashkohen protestës, priten me duartrokitje nga të rinjtë para Mi... Championsi aziatik, Jasir Asani vendimtar! Sulmuesi shqiptar shënon në shtesë dhe i dhuron fitoren Esteghla... Egnatia kërkon fitoren e parë në Evropë! Dede me dy mungesa të rëndësishme, por rikthen Bitrin 'Qeveria ka zgjedhur represionin dhe gazin'/ Eurodeputetja: Të rinjtë që protestojnë në Shqipëri duan një v... Frenkie de Jong arrin kuotën e 300 ndeshjeve me Barcelonën: Gjuri nuk më shqetëson më, ndihem në formë të s... Gjykata lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH, Vlora Hyseni
BOTA

Fundi i ndihmës për Izraelin! Nga viti 2027, SHBA do të ndërpresë ndihmën vjetore financiare

Shtetet e Bashkuara do të ndërpresin nga viti 2027 ndihmën vjetore prej 4 miliardë dollarësh për Izraelin, por do të vazhdojnë t’i shesin armë dhe pajisje ushtarake

P
Piranjat 4 November 2026, 14:53 · 2 min lexim

Shtetet e Bashkuara do të ndërpresin nga viti 2027 ndihmën vjetore prej 4 miliardë dollarësh për Izraelin, por do të vazhdojnë t’i shesin armë dhe pajisje ushtarake. Presidenti Donald Trump deklaroi se Izraeli nuk ka nevojë për këtë mbështetje financiare dhe se ndryshimi është diskutuar prej vitesh me kryeministrin Benjamin Netanyahu.

Fundi i ndihmës për Izraelin! Nga viti 2027, SHBA do të

Shtetet e Bashkuara do të ndryshojnë mënyrën e mbështetjes ushtarake për Izraelin, duke i dhënë fund ndihmës vjetore prej 4 miliardë dollarësh nga viti 2027. 

Megjithatë, Uashingtoni do të vazhdojë bashkëpunimin ushtarak me aleatin në Lindjen e Mesme, përmes shitjes së armëve dhe pajisjeve ushtarake.

Njoftimi u bë nga presidenti Donald Trump ku tha se propozimi kishte ardhur nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe të dy e kishin diskutuar këtë çështje prej disa vitesh. Sipas Trump, Izraeli nuk ka më nevojë për ndihmën amerikane, pasi bëhet fjalë për miliarda dollarë që Uashingtoni shpenzon çdo vit. 

Ai e përshkroi ndryshimin si kalim nga ndihma financiare dhe furnizimi me mallra drejt blerjes së armatimeve amerikane.

Çështja e ndihmës për Izraelin është bërë pjesë e debatit politik në SHBA, veçanërisht mes kandidatëve demokratë. Nga zyra e Netanyahut nuk pati reagim të menjëhershëm ndaj deklaratës.

Një studim akademik i publikuar vitin e kaluar vlerësoi se administratat e Joe Biden dhe Donald Trump i kanë dhënë Izraelit 21.7 miliardë dollarë ndihmë ushtarake. Ndërsa një raport i Universitetit Brown vlerësoi 10 miliardë dollarë shpenzime shtesë amerikane për ndihmën e sigurisë dhe operacionet në Lindjen e Mesme.

Njoftimi i ri nuk sinjalizon ndërprerjen e marrëdhënieve ushtarake mes dy vendeve, por ndryshimin e formës së mbështetjes amerikane ndaj Izraelit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.