Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Skema me NIPT-e të reja/ Biznesmeni grek lë miliona lekë taksa të papaguara dhe vazhdon biznesin në të njëj... Bardhi: PD kundërshton reformën territoriale në Gjykatën Kushtetuese, kërkon shfuqizimin dhe pezullimin e l... Gara për Kryeprokuror/ Rasti i anëtarit të KLP, Olger Eminaj, vë në pikëpyetje procesin Reshjet intensive përmbysin Durrësin Vrasja e ish-policit në Vaun e Dejës, Vinçesk Piroli sërish në kërkim! EMRAT/ SPAK dërgon për gjykim 10 persona për pastrim parash nga trafiku i drogës në Itali, sekuestrohen 680... Sekuestrohen 66 kg kanabis në kufirin grek, tre shqiptarë në pranga “Të pashpirt e të pamëshirshëm”/ Berisha shpërthen për Paketën Fiskale: Vendosët të godisni shtresën e mesm... Avioni i mallrave del nga pista në Miami, ja video dramatike Britania përgatitet për një konflikt të mundshëm me Rusinë, thërret 100 mijë ish-ushtarakë: Do të rikthehen... Pasi e përjashtoi nga grupi, Rama i ndërron vendin në kuvend Spiropalit Ndërron jetë ish-deputeti i PS-së
SPORT

Gerrard: Me këtë ritëm Bellingham mund të fitojë Topin e Artë këtë sezon!

P
Piranjat26 November 2026, 14:17 · 2 min lexim
Gerrard: Me këtë ritëm Bellingham mund të fitojë Topin

Steven Gerrard ka shprehur admirimin e tij për Jude Bellingham, duke e cilësuar yllin e Real Madridit si një nga mesfushorët më të kompletuar të futbollit botëror. Legjenda e Liverpoolit beson se anglezi ka të gjitha cilësitë për të fituar edhe çmimin prestigjioz të Topit të Artë, madje që këtë sezon.

Ish-kapiteni i Anglisë vlerësoi mentalitetin fitues, forcën fizike dhe kontributin e Bellinghamit në të dy fazat e lojës, duke theksuar se ai po vazhdon të rritet dhe të përmirësohet pavarësisht moshës së re.

“Nëse Jude Bellingham vazhdon të luajë në këtë nivel, ai mund ta fitojë Topin e Artë këtë sezon. Është një mesfushor luftarak, me mentalitet fitues, si në mënyrën se si luan me topin, ashtu edhe në lëvizjet e tij pa të”, u shpreh Gerrard.

Më tej, legjenda angleze nënvizoi zhvillimin e jashtëzakonshëm të futbollistit madrilen, i cili sipas tij tashmë ka arritur nivelin e lojtarëve më të mirë në botë.

“Ai po zhvillohet dhe po rritet vazhdimisht, ndërsa tashmë ka arritur nivelin e futbollistëve të klasit botëror. Është vërtet mbresëlënëse kur mendon për moshën që ka”, deklaroi ish-mesfushori i Liverpoolit.

Gerrard e mbylli vlerësimin e tij me një koment që tregon pritshmëritë e mëdha për të ardhmen e bashkëkombësit të tij: “Do të jetë kënaqësi ta ndjekim gjatë dhjetë viteve të ardhshme”.

Këto komplimente vijnë në një moment kur Bellingham po kalon një periudhë shumë të mirë me Real Madridin. Anglezi ishte ndër protagonistët kryesorë edhe në fitoren 5-1 ndaj PSV Eindhoven në Champions League, ku realizoi një gol spektakolar dhe dhuroi një asist.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.