Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Akuza për ryshfet/ SPAK jep pretencën për dy policët në Orikum, kërkon 2 vite burg për secilin Abuzimi me tenderat! Ish-drejtuesja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK ‘Barazia Gjinore’ në kushtetuese, Pano: 77 kartonat e sektit ‘rilindje’ miratuan atë që synon shkatërrimin ... Sot seanca e radhës ndaj Erion Veliaj, Plarent Ndreca mbërrin në GJKKO “Shpërdorim detyre”/ Prokuroria kërkon një vit burg dhe 3 vite ndalim për funksione publike për Fredi Kokon... Trump intensifikon përpjekjet për paqe në Ukrainë, Witkoff dhe Kushner takohen me zyrtarët ukrainas dhe evr... EMRI/ Trafikimi i 485 kg kokainë në Frakull, ekstradohet nga Spanja 49-vjeçari, financues dhe negociator i ... Gjirokastër/ Mjegulla e dendur vështirëson qarkullimin e automjeteve Nga Napoli te Cagliari, Caprile flet për Shqipërinë dhe të ardhmen me Italinë Zbardhen detaje nga aksidenti tragjik në Gjermani ku humbën jetën dy të rinj nga Rahoveci “Smart City” në shkolla, kamerat me AI monitorojnë nxënësit, raporti zbulon mangësi serioze në siguri dhe p... Spektakli i Grudës tërbon edhe Klopp, talenti shkodran vlerësohet me notë të jashtëzakonshme
KOSOVA

Gjykatësi në Hagë: Thaçi organizoi tri grupe për të ndikuar te dëshmitarët

Gjykatësi Christopher Gosnell ka nisur shpjegimin e akuzave ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe katër të bashkakuzuarve të tij në procesin për pengim të drejtësisë në Gjykatën Speciale në Hagë

P
Piranjat17 November 2026, 10:48 · 3 min lexim
Gjykatësi në Hagë: Thaçi organizoi tri grupe për

Gjykatësi Christopher Gosnell ka nisur shpjegimin e akuzave ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe katër të bashkakuzuarve të tij në procesin për pengim të drejtësisë në Gjykatën Speciale në Hagë.

Gjatë seancës, Gosnell bëri të ditur se, sipas aktakuzës, Thaçi kishte organizuar tri grupe, ku përfshiheshin Fadil Fazliu, Bashkim Smakaj dhe Isni Kilaj, me qëllim ndërhyrjen në dëshmitë e dëshmitarëve. Sipas Prokurorisë, Thaçi kishte rolin e drejtuesit ose organizatorit të secilit grup dhe u kishte zbuluar vizitorëve informacione konfidenciale lidhur me dëshmitarët.

Gjykatësi theksoi se Thaçi dhe të bashkakuzuarit akuzohen se kishin rënë dakord për të ndërmarrë veprime të përbashkëta me qëllim pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre.

Ai bëri të ditur se gjykata ka pranuar 241 prova materiale të paraqitura nga Prokuroria, mes të cilave edhe audioincizime të bisedave mes Thaçit dhe të bashkakuzuarve gjatë vizitave në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Sipas Gosnellit, regjistrimi i këtyre bisedave ishte autorizuar nga gjykata.

Një pjesë e rëndësishme e akuzave lidhet me vizitën e Fadil Fazliut në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, më 2 korrik 2023. Sipas gjykatësit, gjatë takimit, Thaçi dhe Fazliu diskutuan gjerësisht për dëshminë që pritej të jepte Rrustem Mustafa, të cilin Thaçi e kishte cilësuar si dëshmitar vendimtar.

Gjatë kësaj bisede, Thaçi i kishte dhënë Fazliut disa mesazhe për t’ia përcjellë Mustafës, duke i thënë: “Shkurt thuaji, shkurt”, “Mos filozofo” dhe “Thuaj kam besim në ty shumë”.

Gjithashtu, gjykatësi Christopher Gosnell tha se Thaçi e kishte paralajmëruar Fazliun edhe për pyetjet që mund t’i drejtonte Prokuroria.

“Ata të pyesin: A të ka thirrur kush?”, citoi Gosnell fjalët e Thaçit gjatë bisedës me Fazliun, duke sqaruar se fjala “ata” u referohej zyrtarëve të Prokurorisë.

Në këtë çështje, Thaçi akuzohet edhe për zbulim të informacioneve konfidenciale, ndërsa Fazliu për ndihmë në kryerjen e veprës së mosbindjes ndaj gjykatës.

Seanca në Hagë po vijon me paraqitjen e arsyetimit të gjykatës lidhur me akuzat dhe provat e administruara në këtë proces.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.