Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Spiropali reagon ashpër: “Jam si ato qenie mitologjike që po më preve një kokë, më dalin 7 të tjera”... Veliaj refuzon të shkojë në spitalin e Fierit për analizat para operacionit, kërkon vendim nga GJKKO Distafa: Një qytete është evropian, kur qytetari ka hapësirë për të jetuar Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim këngëtaren Xhensila Myrtezaj, ja për çfarë akuzohet Zbulohet skema e certifikatave të falsifikuara të gjuhës gjermane: 1000 euro për B1 “pa test” Xhixho: Pensionistëve u duhen mbi 100 vjet për të arritur fuqinë blerëse europiane Mjegulla e dendur pushton aksin Burrel-Skuraj, vështirësohet qarkullimi imjeteve Rikthehen reshjet e shiut! Parashikimi i motit për sot Ç'po ndodh me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe/ Kongresi i Manastirit, momenti më i madh unifikues i shqiptarëve Horoskopi i së dielës! Njihuni me parashikimin e yjeve për shenjën tuaj Marjana Koçeku sfidon ministrin: Jo Demo, por edhe Dem me qenë nuk kalon ajo paketë malesh në malësitë tona...
INVESTIGIME

Zbulohet skema e certifikatave të falsifikuara të gjuhës gjermane: 1000 euro për B1 “pa test”

N
Nga Xhuljan Ferzaj22 November 2026, 10:47 · 5 min lexim
Zbulohet skema e certifikatave të falsifikuara të gjuhës

Gazetarët investigativë të Piranjat News kanë zbuluar një skemë mashtrimi që qarkullon gjerësisht në WhatsApp dhe rrjete sociale. Oferta premtuese për certifikata të gjuhës gjermane (nivelet A1–C2 dhe testi “Leben in Deutschland”) pa asnjë provim, me pretendimin se dokumenti dilte “direkt nga shkolla zyrtare VHS” e qytetit përkatës në Gjermani.

Komunikimi me personat që shisnin këto certifikata bëhej përmes WhatsApp, nga numri gjerman +49 1521 6922890, i regjistruar me emrin “Certifikata gjermane”.

Si u zbulua skema?

Gazetari kontaktoi "shitësin" në WhatsApp.

 Më poshtë është biseda e plotë e zhvilluar me këtë numër:

Gazetari: Si kaluat? Desha të pyes për këtë certifikatën B1 të gjuhës gjermane.

Falsifikatori: Përshëndetje! Faleminderit për interesimin.

Ja si funksionon procedura jonë në mënyrë 100% të sigurt dhe transparente:

Të gjitha nivelet e gjuhës (A1 deri C2) kushtojnë 1000 euro dhe bëhen pa pasur nevojë të hysh në test.

“Leben in Deutschland” kushton 1200 euro.

Koha e përgatitjes është vetëm 2 javë dhe certifikata del direkt nga shkolla zyrtare VHS e qytetit tuaj në Gjermani.

Për sigurinë tuaj, ne nuk marrim asnjë lloj pagese paraprakisht.

Së pari ne e përgatisim dokumentin, ju dërgojmë foton e certifikatës, ju e shihni, e verifikoni vetë dhe pasi të jeni të bindur, atëherë bëhet pagesa përmes Western Union.

Nëse dëshironi të fillojmë, dërgoni fotografinë e pasaportës ose Ausweis-it, qytetin në Gjermani dhe adresën tuaj.

Falsifikatori: Cili nivel dëshironi?

Gazetari: B1

Falsifikatori: Po vlla, na dërgo pasaportën, foton, qytetin dhe adresën në Gjermani. Pastaj për 2 javë del certifikata. Ta qoj foto, e sheh vetë, e verifikon me QR-kod. Pastaj më lajmëro, flasim me zë, të tregoj me detaje. Është 100% origjinale. Pasi e verifikon, bën pagesën me Western Union. Si ta bësh pagesën, ta nisim me post ose express dhe për 2 ditë vjen. Numrin ton e ke të garantuar prej nesh.

(Biseda e plotë është dokumentuar me screenshot-e nga WhatsApp)

Si funksionon skema

Shitësi, i kontaktuar në WhatsApp nga numri +49 1521 6922890, ofron:

Nivelet A1–C2 → 1000 euro (pa test)

“Leben in Deutschland” → 1200 euro

Përgatitje në 2 javë

Pagesa bëhet vetëm pasi klienti “verifikon” foton e certifikatës me QR-kod

Kërkon foto të pasaportës, qytetin dhe adresën në Gjermani

Kjo skemë përputhet saktësisht me ato të zbuluara më parë nga mediat gjermane (RTL, ntv, Stern) gjatë vitit 2025. Në ato raste, persona me origjinë turke dhe shqiptare reklamonin në TikTok dhe WhatsApp certifikata “pa kurse e pa provim”, me çmime që shkonin nga 750 deri në 2700 euro, duke imituar dokumente të telc, Goethe-Institut ose VHS. QR-kodet zakonisht çojnë në faqe të rreme që imitojnë sistemin e verifikimit zyrtar.

Pse është mashtrim?

Certifikatat zyrtare të gjuhës gjermane dhe testi “Leben in Deutschland” lëshohen vetëm pas kalimit të provimeve në qendra të akredituara (telc, Goethe-Institut, VHS të autorizuara etj.).

Nuk ekziston asnjë procedurë legjitime ku:

nuk bëhet test,

dokumenti “del nga VHS e qytetit” për 2 javë,

pagesa bëhet me Western Union pas “verifikimit” të një fotoje.

Pretenca se dokumenti është “100% origjinal” dhe del direkt nga institucioni zyrtar është e rreme.

Pasojat ligjore

Në Gjermani:

Falsifikim dokumentesh (§ 267 StGB): dënohet me gjobë ose burgim deri në 5 vjet (në raste të rënda edhe më shumë).

Mund të shtohet edhe vepra e mashtrimit (§ 263 StGB).

Pasojat administrative janë shpesh më të rënda se dënimi penal:

Refuzim i menjëhershëm i lejes së qëndrimit, Niederlassungserlaubnis ose natyralizimit

Revokim i lejeve të dhëna më parë (natyralizimi mund të anulohet deri 10 vjet pas marrjes)

Interes për dëbim (§ 54 AufenthG)

Ndalim i ri-aplikimit për natyralizim për periudha të gjata

Në Shqipëri:

Falsifikimi i dokumenteve është vepër penale. Në shkurt 2025 Policia e Tiranës arrestoi tre persona që falsifikonin certifikata gjuhe dhe i shisnin me 20–30 mijë lekë. U sekuestruan 35 certifikata të rreme. Blerësi që e di se dokumenti është i rremë dhe e përdor mund të përgjigjet penalisht.

Certifikatat merren vetëm përmes provimit të njohur ligjërisht

Asnjë certifikatë gjuhe e vlefshme nuk blihet “pa test”.

Provimet zyrtare jepen në qendra të njohura dhe të akredituara. Kush ofron “100% origjinale, 2 javë, Western Union, pa provim” po shet dokument të falsifikuar.

Blerja dhe përdorimi i tij nuk është zgjidhje e shpejtë, por rrezik penal dhe administrativ që mund të shkatërrojë planet e emigrimit për vite me radhë./ Piranjat News 

Zbulohet skema e certifikatave të falsifikuara të gjuhës

Zbulohet skema e certifikatave të falsifikuara të gjuhës

Zbulohet skema e certifikatave të falsifikuara të gjuhës

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

INVESTIGIME

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.