Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Xhixho: Pensionistëve u duhen mbi 100 vjet për të arritur fuqinë blerëse europiane Mjegulla e dendur pushton aksin Burrel-Skuraj, vështirësohet qarkullimi imjeteve Rikthehen reshjet e shiut! Parashikimi i motit për sot Ç'po ndodh me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe/ Kongresi i Manastirit, momenti më i madh unifikues i shqiptarëve Horoskopi i së dielës! Njihuni me parashikimin e yjeve për shenjën tuaj Marjana Koçeku sfidon ministrin: Jo Demo, por edhe Dem me qenë nuk kalon ajo paketë malesh në malësitë tona... Arrestohet në Meksikë “El Chapo Isidro”, një nga 10 të arratisurit më të kërkuar nga FBI VIDEO/ Autogoli i pabesueshëm i lojtarit të Portos bën xhiron e rrjetit Berisha përsërit ftesën për Veliajn dhe Spiropalin: Tregoni para shqiptarëve gjithçka dini për Edi Ramën dh... Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani lëndohet gjatë ndeshjes së futbollit kundër gazetarëve... “Jep dorëheqjen. Kriminelë, hajdutë”/ Kryeministri pritet me protesta nga qytetarët pas Asamblesë së PS, Ra...
POLITIKE

Xhixho: Pensionistëve u duhen mbi 100 vjet për të arritur fuqinë blerëse europiane

Më shumë se një shekull do t’i duhej një pensionisti shqiptar për të arritur fuqinë blerëse të pensionit mesatar në Bashkimin Europian. Këtë pretendon nënkryetarja e Partisë.

P
Piranjat22 November 2026, 10:12 · 3 min lexim
Xhixho: Pensionistëve u duhen mbi 100 vjet për të arritur

Më shumë se një shekull do t’i duhej një pensionisti shqiptar për të arritur fuqinë blerëse të pensionit mesatar në Bashkimin Europian. Këtë pretendon nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho e cila përmes një reagimi publik sjell në vëmendje diferencën mes pensioneve në Shqipëri dhe vendeve europiane.

Ajo thekson se pensioni mesatar në Shqipëri ka vetëm 19% të fuqisë blerëse të pensionit mesatar në BE.

Duke iu referuar shifrave të publikuara, Xhixho rendit Shqipërinë në fund të krahasimit me vendet e Ballkanit Perëndimor. Sipas Xhixhos pavarësisht viteve të punës dhe kontributeve, përballen me vështirësi ekonomike dhe me një pension që, sipas saj, nuk garanton standardet minimale të jetesës.

Reagimi i Xhixhos:

Pensionet në Shqipëri janë në nivele alarmante. Një pensionisti shqiptar do t’i duheshin më shumë se 100 vjet për të arritur fuqinë blerëse të pensionit mesatar europian, nëse vazhdohet me ritmin aktual.

Pensioni mesatar në Shqipëri ka vetëm 19% të fuqisë blerëse të pensionit mesatar në BE. Si në shumicën e treguesve ekonomikë, edhe në këtë drejtim Shqipëria renditet në fund të Ballkanit Perëndimor.

Shifrat flasin vetë:

 Shqipëria: 19%

Kosova: 20%

Bosnja dhe Hercegovina: 42%

Ad

Serbia: 44%

Maqedonia e Veriut: 52%

Mali i Zi: 58%

Ndërsa Mali i Zi mund të arrijë mesataren europiane të pensioneve në 14 vjet, Maqedonia e Veriut në 23 vjet dhe Bosnja në 40 vjet, Shqipëria mbetet në kategorinë e vendeve që kanë nevojë për më shumë se një shekull.

Mos harroni çadrat! Rikthehen reshjet e shiut, njihuni me parashikimin e motit për sot

Ky është realiteti me të cilin përballen mijëra pensionistë shqiptarë: vite të tëra punë, kontribute dhe sakrifica, por në fund një pension që nuk garanton as standardet minimale të jetesës.

Qeveria flet për bonuse sa herë afrohen zgjedhjet, ndërsa pensionistët detyrohen t’i mbajnë sytë nga fëmijët e tyre në emigracion për të përballuar jetesën.

Një shtet që i lë pensionistët kaq larg standardeve europiane ka dështuar në politikat e tij sociale dhe ekonomike.

Pensioni dinjitoz nuk është lëmoshë dhe as bonus elektoral. Është e drejtë e çdo qytetari që ka punuar dhe kontribuar për këtë vend!

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.