Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shqipëria me pabarazi më të ulët në të ardhura sesa disa nga vendet e zhvilluara evropiane Atentati në Fier ndaj Selami Hasanit, gjenden dy armë tek makina e djegur e autorëve Atentati mafioz ndaj "Sel Çamit", policia ushtron kontrolle në shtëpinë "Ben Qimes" Vdekja e Giorgos Mazonakis në klinikën private, dalin rezultatet e toksikologjisë, pritet ekspertiza përfun... Greva paralizon Belgjikën, anulohen qindra fluturime dhe ndërpritet transporti publik Rrëfim tronditës, Tyson Fury zbulon se vuan nga skizofrenia Fatura e shtrenjtë e mbrojtjes/ Si po e gëlltit ushtria buxhetin e Shqipërisë Moti i keq, Karakaçi: 52 fidera jashtë pune, pesë avionë devijojnë nga Rinasi 11 të burgosur në Shqipëri me HIV/AIDS, Burgjet: Janë infektuar jashtë sistemit, trajtohen falas Berisha: Mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ish-ët e mi bëhen avokatë me pagesë të Ramës EMRAT/ Vodhën 6 biznese në Elbasan dhe Tiranë, arrestohen dy persona me precedentë penalë Përfitoi 190 mijë euro nga donacionet duke mashtruar se vuante nga leukemia, arrestohet i riu shqiptar!
KOSOVA

Kurti jep afatin për draftin e ri të Ligjit për Gjykatën Speciale, ekspertët pritet ta përfundojnë këtë javë

P
Piranjat23 November 2026, 15:25 · 2 min lexim
Kurti jep afatin për draftin e ri të Ligjit për Gjykatën

KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se drafti i ri i Ligjit për Dhomat e Specializuara pritet të përfundojë gjatë ditëve në vijim, ndërsa procesi i hartimit tashmë është në fazën e punës nga ekspertët. Pas një ceremonie solemne me rastin e 27-vjetorit të themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Kurti tha se pret që ekspertët ta përmbyllin tekstin e ri brenda kësaj jave.

“Gjatë kësaj jave kemi thënë dhe po presim prej ekspertëve që ta përmbyllin këto ditë”, deklaroi Kurti.

Nisma për hartimin e një projektligji të ri u dakordua më 19 nëntor, pas takimit të kryeministrit me ushtruesen e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, dhe ish-kryetarin e kësaj partie, Bedri Hamza. Sipas dakordimit politik, teksti i ri do të mbështetet në projektligjin e miratuar më herët nga Kuvendi në dy lexime, por do të pasurohet edhe me propozimet e PDK-së dhe rekomandimet e ekspertëve vendorë e ndërkombëtarë.

Vlora Çitaku kishte theksuar se synimi është që ligji të ketë një bazë më të fortë juridike dhe të garantojë zbatim më të qartë në praktikë. Ajo kishte kërkuar falje për vonesat dhe paqartësitë e krijuara gjatë këtij procesi, duke shprehur zotimin se nisma do të përfundojë. Paralelisht me hartimin e projektligjit të ri, Grupi Punues Shtetëror do të vijojë angazhimin edhe për Strategjinë e Mbrojtjes në Apel.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.