Protesta/ Muçollari: Njerëzit tashmë janë të gatshëm të përballen, për të larguar Ramën nga qeveria
‘ Ata njerëz që dalin në protestë i ka nxjerrë në protest korrupsioni galopant, gjëndja e shëndetësisë ...
‘ Ata njerëz që dalin në protestë i ka nxjerrë në protest korrupsioni galopant, gjëndja e shëndetësisë ...
Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë do të mblidhet sot në mesditë për të vendosur lidhur me vi...
Dalin në dritë gjithnjë e më shumë dëshmi të tmerrit nga tragjedia në hekurudhat spanjolle, e cila deri më tani ka...
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka rikonfirmuar qëndrimin e saj ndaj presidentit amerikan Donald Trump, duke deklaruar hapur se nuk ka asnjë ars...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës u transferua gjatë ditës së djeshme nga burgu i Durrësit në drejtim të atij të ...
Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati, ish-deputeti dhe publicisti Bashkim Zeneli. Ai ka ndërruar jetë n...
Detyrimet e Shqipërisë nga çështjet e arbitrazhit ndërkombëtar kanë arritur në 184.7 milionë euro deri në f...
Një aksident është regjistruar këtë të premte në Unazën e Madhe në Tiranë. Raportohet se në aksident jan...
Një 31-vjeçar, shtetas turk, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut,...
Analisti, Andi Bushati deklaroi se një prokuror i SPAK, ka vajtur në Vjenë për të marrë dëshminë e Mirel Mërtirit,...

Detyrimet e Shqipërisë nga çështjet e arbitrazhit ndërkombëtar kanë arritur në 184.7 milionë euro deri në fund të shtatorit 2026, nga të cilat mbi 10 milionë euro përfaqësojnë vetëm kostot ligjore, administrative, gjyqësore dhe të përfaqësimit.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, rreth 74.5 milionë euro klasifikohen si detyrime të mbështetura në vendimet e arbitrazhit dhe kosto ligjore, ndërsa 110.2 milionë euro janë detyrime kontingjente, që mund të rëndojnë mbi buxhetin e shtetit në varësi të zhvillimeve të mëtejshme ligjore.
Të dhënat, të publikuara në tabelat fiskale të Ministrisë së Financave, tregojnë se përveç vlerës së dëmshpërblimeve të vendosura në proceset e arbitrazhit, shteti shqiptar përballet edhe me një faturë të konsiderueshme për shpenzimet e mbrojtjes dhe të përfaqësimit ligjor.
Deri në shtator 2026, këto kosto arrijnë në 10.15 milionë euro, duke përfshirë detyrimet e evidentuara dhe ato kontingjente. Fatura më e lartë e kostove ligjore lidhet me çështjen e arbitrazhit “Hydro dhe të tjerët kundër Shqipërisë”, për të cilën janë evidentuar rreth 3.95 milionë euro shpenzime ligjore. Nga këto, 2.77 milionë euro janë klasifikuar si detyrim i mbështetur në vendim arbitrazhi ose kosto ligjore, ndërsa 1.18 milionë euro si detyrim kontingjent.
Një tjetër shumë e konsiderueshme, prej 1.9 milionë eurosh, lidhet me përfaqësimin në çështjen e arbitrazhit të shoqërisë Erjoni sh.p.k. kundër institucioneve shqiptare.
Për çështjen e investitorëve ICAZ LK Invest dhe Novomatic AG kundër Shqipërisë janë evidentuar 1.6 milionë euro shpenzime përfaqësimi, ndërsa për çështjen e GBC Oil Company kundër Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, AKBN-së dhe Albpetrolit, kostot ligjore arrijnë në rreth 1.46 milionë euro.
Peshën më të madhe në ekspozimin financiar të Shqipërisë nga arbitrazhet ndërkombëtare e zë çështja “Hydro dhe të tjerët kundër Shqipërisë”i njohur si çështja Becchetti një konflikt mes shtetit shqiptar dhe një grupi investitorësh italianë, i cili përfundoi me një vendim arbitrazhi në vitin 2019 që detyron Shqipërinë të paguajë rreth 110 milionë euro, përfshirë kostot ligjore. Sipas Ministrisë së Financave, kjo çështje përfaqëson 108.3 milionë euro detyrime kontingjente, pa përfshirë kostot përkatëse ligjore.
Detyrimet kontingjente janë detyrime të mundshme financiare, realizimi i të cilave varet nga zhvillimi dhe përfundimi i proceseve ligjore. Për këtë arsye, ato nuk klasifikohen si borxh përfundimtar për t’u shlyer. Megjithatë, këto shuma përfaqësojnë një rrezik fiskal për buxhetin e shtetit, pasi në rast të materializimit të tyre mund të krijojnë nevoja të reja financimi.
Ndër detyrimet e mbështetura në vendimet e arbitrazhit, peshën më të madhe e zë çështja Copri-Aktor kundër Autoritetit Rrugor Shqiptar, me një vlerë prej 41.14 milionë eurosh, së cilës i shtohen edhe 150 mijë euro kosto ligjore dhe gjyqësore. Një tjetër detyrim i konsiderueshëm lidhet me arbitrazhin e shoqërisë italiane Construzioni Dondi S.p.A., me 13.28 milionë euro, përveç 28,500 eurove shpenzime administrative dhe ligjore.
Ndërkohë, çështja GBC Oil Company kundër institucioneve shqiptare përfaqëson një detyrim prej 11.86 milionë eurosh, të cilit i shtohen rreth 1.46 milionë euro kosto ligjore.
Në total, ekspozimi financiar i shtetit shqiptar nga arbitrazhet ndërkombëtare arrin në 184.74 milionë euro deri në shtator 2026.
Nga kjo shumë, 10.15 milionë euro lidhen me kostot ligjore, gjyqësore, administrative dhe të përfaqësimit, ose rreth 5.5% e totalit.
Të dhënat tregojnë se proceset e arbitrazhit krijojnë kosto për financat publike jo vetëm përmes dëmshpërblimeve të vendosura ose të mundshme, por edhe përmes shpenzimeve të konsiderueshme të mbrojtjes ligjore. Këto shpenzime mund të lindin pavarësisht rezultatit përfundimtar të çështjeve dhe u shtohen rreziqeve fiskale që burojnë nga konfliktet e shtetit me investitorët dhe subjektet private./MONITOR
Një aksident është regjistruar këtë të premte në Unazën e Madhe në Tiranë. Raportohet se në aksident jan...
Një 31-vjeçar, shtetas turk, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut,...
Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar Evis Berberit, ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), përfundimin e hetimeve në kuad&e...
Shqipëria vijon të përballet me informalitet të lartë në tregun e druve të zjarrit, degradim të sipërfaqeve pyjore...
Ish-futbollisti Igli Tare këmbëngul se ai është pronar i vilës në Palasë, për të cilën Prokuroria e Posa&cced...
Është arrestuar në Maqedoninë e Veriut, Bilal Kara, pronari i spitalit “International Medicare Hospital” alias “Sante Plu...
Arrestohet në Vorë 41 vjeçari Elton Andreica, i njohur edhe me mbiemrin Muça.Ai u kap me armë zjarri pistoletë pa leje, nd&eum...
Një dekadë nga miratimi i ligjit për Investimet Strategjike, qeveria propozon një kuadër të ri ligjor që bashkon në nj&...
Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fier, pranë Spitalit Memori...
Kur “realiteti objektiv” zëvendësohet nga përfytyrime ideologjike, propaganda e regjimit mund të anashkalojë ose mohoj&eum...