Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Këlliçi: Sa më shumë prova e pasuri të fshehura, aq më shumë shijon lirinë Balluku! “Sfida ndaj drejtësisë së re, dëm i pa riparueshëm”/ Këlliçi: Balluku sillet sikur ka fituar trofe! Sa më s... “Gogu më kërcënoi me porosinë e Ramës”/ Ndreca: Veliaj tha të vërtetën. Pse hesht kryeministri?! “Buxhet i narkoshtetit”/ Berisha: Paketa e Ramës shkel Kushtetutën dhe ndëshkon qytetarët Prokuroria e Tiranës sekuestron 29 pasuri, mes tyre edhe 4 kompani farmaceutike Juventusi përgatit ofertën e majme për Taylor, Lazio vendos të mos shesë në janar Kosova kthen në kufi 27 tonë misër me aflatoksinë nga Serbia “Shtyni seancën, duhet të operohem”/ Ols Dado për kërkesën e Veliaj: Gjenda s’është emergjente! S’ të ndalo... Qeveria shpërfill kërkesat e Brukselit, refuzon shfuqizimin e ligjit për Zonat e Mbrojtura GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt për shtyrjen e seancës Skandali me këngën nacionaliste serbe/ Gazetari: Marta Kos nuk reagoi vetë, e detyruam përmes pyetjeve Scaloni “tërbon” tifozët, i rihap Messi-t derën e Argjentinës
AKTUALITET

Hakoi dhe publikoi pamjet e “GTA 6”, 21-vjeçari shqiptar pranon fajësinë

Arion Kurtaj, 21-vjeçari shqiptar që qëndron pas një prej sulmeve më të bujshme kibernetike ndaj industrisë së videolojërave, ka pranuar

P
Piranjat17 November 2026, 13:24 · 1 min lexim
Hakoi dhe publikoi pamjet e “GTA 6”, 21-vjeçari shqiptar

Arion Kurtaj, 21-vjeçari shqiptar që qëndron pas një prej sulmeve më të bujshme kibernetike ndaj industrisë së videolojërave, ka pranuar fajësinë për hakimin e kompanisë amerikane Rockstar Games, e njohur për serinë Grand Theft Auto.

Kurtaj u deklarua fajtor të hënën në Gjykatën e Woolwich në Londër, për sulmin kibernetik të kryer në vitin 2022, gjatë të cilit arriti të vidhte rreth 90 video me pamje të papërfunduara të lojës GTA VI.

Ajo që e bën edhe më të pazakontë këtë rast është mënyra se si u realizua sulmi.

Edhe pse ndodhej në lirim me kusht dhe nën mbrojtjen e policisë, 21-vjeçari përdori një pajisje Amazon Fire Stick, televizorin e një hoteli dhe një tastierë për të hyrë në sistemet e kompanisë.

Sipas Rockstar Games, sulmi shkaktoi dëme që arrijnë në rreth 5 milionë dollarë, përfshirë kostot e rikuperimit të sistemeve dhe të dhënave.

Kurtaj do të njihet me masën e dënimit në një datë të mëvonshme. Ndërkohë, lajmi vjen vetëm tri ditë përpara lançimit të shumëpritur të GTA VI, i cili është parashikuar për më 19 nëntor./BBC

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.