Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Zhupa: Më 28 nëntor të gjithë në shesh kundër kësaj qeverie Çmimi i biletës së urbanëve mund të rritet nga 1 Janari, operatorët: Duam TVSH 6% “Ju nuk keni sjellë Akte Normative kur Shqipëria digjej e përmbytej”, Gjekmarkaj: Keni mbjellë frikë e korr... Zbardhet vendimi i plotë i GJKKO për nënën e Monika Kryemadhit dhe dy të pandehurit e tjerë, ja çfarë vendo... Koçeku: Protesta është institucioni më serioz në vend, pengesë për integrimin në BE mbetet establishmenti i... “Ngrije kokën o kriminel!”/ “Tao u premtonte tendera”, Berisha shpërthen në akuza ndaj Ballës: Porositës vr... Pezullohet për 3 orë transporti publik, shoqata në protestës kundër rritjes së TVSH-së: E bëjmë për qytetar... Tragjedi në Ibiza/ Mbytet anija që mbante 7 mijë tonë naftë, humb jetën një marinar Paloka: Nuk e duan më në PS! Edhe Soros ia ka prerë fletën Ramës Reshjet e dëborës mbulojnë aksin Bogë-Theth, ndërhyrje për pastrimin e rrugës gjatë natës Krimi tronditës në Greqi/ Fermeri vrau me armë gjahu punëtorin 24-vjeçar bullgar dhe fshehu trupin, arresto... Celine Dion mesazh emocionues në Ditën e Falënderimeve: Zemra ime është e mbushur me mirënjohje!
POLITIKE

“Do të hysh në histori!”/ Berisha thirrje Peleshit: Anulo ligjin për tubimet, fundi juaj është i afërt! Do të flasë sovrani

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në Kuvend për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve dhe arrestimet gjatë tubimeve të opozitës. Berisha deklaroi se asnjë prej qytetarëve të plagosur gjatë protestave nuk ka kryer veprime të jashtëligjshme, ndërsa iu drejtua kryetarit të Kuvendit me kërkesën për të tërhequr nga rendi i ditës ligjin për […]

P
Piranjat26 November 2026, 11:47 · 2 min lexim
“Do të hysh në histori!”/ Berisha thirrje Peleshit: Anulo

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në Kuvend për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve dhe arrestimet gjatë tubimeve të opozitës. Berisha deklaroi se asnjë prej qytetarëve të plagosur gjatë protestave nuk ka kryer veprime të jashtëligjshme, ndërsa iu drejtua kryetarit të Kuvendit me kërkesën për të tërhequr nga rendi i ditës ligjin për tubimet.

Sipas Berishës, gjykatat kanë shpallur të paligjshme arrestimet e protestuesve, me përjashtim të katër rasteve. Ai kërkoi që ligji të mos shqyrtohet deri në marrjen e një vendimi nga Gjykata Kushtetuese, pasi, siç tha, studentët e kanë çuar çështjen për shqyrtim në këtë institucion.

“U them shqiptarëve se në mënyrë absolute, asnjë prej atyre që ka marrë plumbin në ballë, në gojë, pas veshit, breshëri në trup, iu janë thyer kockat, nuk kanë bërë asgjë të jashtëligjshme. Gjykata i ka shpallur të gjitha të paligjshme arrestimet, përveç katër.

Do të hysh në histori, anuloje ligjin për tubimet. Studentët e kanë çuar në Kushtetuese këtë çështje. Hiqe nga rendi i ditës dhe të presim vendimin e gjykatës. Nuk mund të ketë alternativë tjetër. Nuk kanë faj qytetarët që ju mbroni vjedhjet. Fundi juaj është i afërt, i fundit flet sovrani!”, tha ai.

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.