Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme
BOTA

“I bërtiti derisa doli nga zyra”/ Trump përplasje të forta me shefen e Kabinetit të Shtëpisë së Bardhë 

P
Piranjat 7 November 2026, 16:31 · 6 min lexim
“I bërtiti derisa doli nga zyra”/ Trump përplasje të

Momentet e fundit të Suzi Wiles në detyrën e shefes së kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, të cilat duket se kanë qenë gjithçka tjetër veçse të qeta, përshkruhen në një artikull të gazetës britanike “Daily Mail”.

Atmosfera në Uashington, pas zgjedhjeve të mesit të mandatit dhe humbjes dërrmuese të republikanëve, është rënduar ndjeshëm. Ndërsa Donald Trump përpiqet të shfaqë publikisht një profil të qetë dhe plot vetëbesim, reagimet e tij në prapaskenë duket se kanë dalë jashtë kontrollit.

Një skenë e tillë mësohet se është zhvilluar të enjten në Zyrën Ovale, gjatë takimit të fundit të Trump me Uajls, vetëm pak orë para se ajo të largohej nga detyra. Sipas “Daily Mail”, presidenti amerikan ka humbur qetësinë dhe e ka sulmuar verbalisht, duke e bërë përgjegjëse për humbjen e rëndë të republikanëve në zgjedhjet e mesit të mandatit, ku partia humbi kontrollin e të dy dhomave të Kongresit, Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve.

Katër burime në dijeni të ngjarjes i përshkruan gazetës një përplasje veçanërisht të ashpër, e cila ndodhi në praninë e disa bashkëpunëtorëve të tjerë të presidentit. Sipas tyre, 69-vjeçarja Uajls, një nga njerëzit më të afërt të presidentit amerikan, u largua nga zyra ndërsa Trump vazhdonte të bërtiste.

“Ai shpërtheu ndaj saj”, deklaroi një burim pranë republikanëve. Një tjetër burim nga Shtëpia e Bardhë pretendoi se Trump i bërtiti për humbjet elektorale deri në momentin kur ajo doli nga zyra, ndërsa dy burime të tjera pohuan se presidenti e kishte përzënë nga takimi.

“I tha të largohej”, deklaroi njëri prej tyre.

Në këtë incident thuhet se kanë qenë të pranishëm edhe zëvendësshefi i kabinetit, Dan Skavino, si dhe Morgan DeWitt-Snow, një bashkëpunëtore e afërt e Uajls, e cila drejton zyrën e personelit të Shtëpisë së Bardhë. Sipas të njëjtit raportim, kjo e fundit doli nga zyra dukshëm e tronditur dhe, në vend që të kthehej në zyrën e saj, shkoi të qëndronte me Uajls në një ambient tjetër të krahut perëndimor të Shtëpisë së Bardhë.

Nga ana tjetër, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë mohoi që Trump të kishte ngritur zërin, duke deklaruar për “Daily Mail”: “Ai nuk do t'i bërtiste kurrë Suzi Uajls”. Për të, presidenti amerikan ka shprehur edhe më parë vlerësime shumë pozitive.

Dorëheqja përpara shkarkimit dhe kërkesa për shtyrje të largimit

Një burim i katërt bëri të ditur se Uajls ishte informuar se largimi i saj nga detyra ishte i pashmangshëm. Për këtë arsye, të enjten në mbrëmje ajo shkoi të takonte Trumpin dhe paraqiti dorëheqjen, përpara se presidenti të kishte mundësinë ta shkarkonte.

Megjithatë, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, presidenti amerikan nuk e pranoi menjëherë dorëheqjen, por i tha se do ta diskutonin çështjen më vonë.

Të premten në mëngjes, Uajls u rikthye në Zyrën Ovale dhe i bëri të qartë Trumpit se largimi i saj nga detyra duhej të zyrtarizohej përfundimisht.

 Dy burime pohuan se Uajls kishte kërkuar të qëndronte në detyrë deri në muajin shkurt, me qëllim që procesi i zëvendësimit të saj të përfundonte në mënyrë të rregullt. Megjithatë, Trump e refuzoi kërkesën e saj, duke bërë që e premtja të ishte dita e fundit e saj në Shtëpinë e Bardhë.

“Ajo është e lodhur. Nuk dëshironte të vazhdonte të përballej me beteja të tjera”, deklaroi një zyrtar i administratës amerikane për Uajls, e cila, duhet theksuar, ishte diagnostikuar me kancer gjiri në marsin e kaluar.

Një burim nga rrethi i ngushtë i presidentit e cilësoi këtë pretendim si një “gënjeshtër flagrante”, duke përmendur si provë përgatitjet që Uajls kishte bërë për fundjavën. Konkretisht, ajo kishte planifikuar një takim pune në Kampin Dejvid të shtunën, kur Trump do të ndodhej në Florida, duke ftuar zyrtarë dhe bashkëpunëtorë të Shtëpisë së Bardhë që ishin në krah të saj.

Sipas dy burimeve të “Daily Mail”, qëllimi i takimit ishte të gjendeshin mënyra se si ajo mund të ruante postin dhe të kapërcente krizën e krijuar. Udhëtimi fillimisht u shty, ndërsa më pas u anulua përfundimisht. /PiranjatNews/

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.