2.9 milionë qytetarë pa akses në kursimet e tyre, shpërthen zemërimi në Paraguaj, politikani nxirret zvarrë nga turma

Protestat masive në Paraguaj kundër kolapsit të bankës dixhitale Ueno janë shoqëruar me skena tensioni dhe përplasje. Një prej episodeve më të forta është regjistruar në kryeqytetin Asunción, ku ish-senatori dhe ish-kandidati presidencial, Paraguayo Cubas, është larguar me forcë nga protestuesit.
Sipas raportimeve, sapo Cubas është shfaqur pranë demonstruesve, është përballur me thirrje kundër tij, fyerje dhe akuza për oportunizëm politik. Disa protestues e kanë kapur nga duart dhe këmbët, duke e nxjerrë jashtë turmës, ndërsa të tjerë e kanë qëlluar me vezë. Qytetarët e kanë akuzuar politikanin se po përpiqet të përfitojë politikisht nga zemërimi dhe pakënaqësia e krijuar pas krizës financiare që ka përfshirë vendin.
Shkak për revoltën është bërë kolapsi i bankës dixhitale Ueno, i cili ka lënë rreth 2.9 milionë klientë pa akses në llogaritë dhe kursimet e tyre. Kjo shifër përfaqëson afërsisht 60% të popullsisë së rritur të Paraguajit.
Kriza financiare ka shkaktuar një tronditje të fortë politike, duke nxitur protesta të njëpasnjëshme dhe kërkesa për përgjegjësi nga autoritetet. Zemërimi i qytetarëve është drejtuar edhe ndaj presidentit Santiago Peña, për shkak të lidhjeve të mëparshme me kompaninë që kontrollonte bankën.
Situata u përshkallëzua edhe në planin politik, pasi Senati votoi shkarkimin e Peñas përmes procesit të fajësimit. Në krye të shtetit u betua zëvendëspresidenti Pedro Alliana, ndërsa Peña u vendos në arrest shtëpie në kuadër të hetimeve. Ai ka mohuar akuzat për shkelje.
Lexo edhe
BOTA
Detyronte nënën të lypte në rrugë dhe i merrte paratë, arrestohet 60-vjeçari në Maqedoninë e Veriut

Kriza politike në Paraguai/ Santiago Pena pasi u shkarkua nga posti i presidentit, vendoset në "arrest shtëpie"

Franca në alarm për protestat e së shtunës, 70 mijë policë dhe xhandarë në rrugë

Merz: Emigrantët myslimanë që nuk pranojnë përgjegjësinë historike të Gjermanisë për Holokaustin, duhet të largohen nga vendi

Partia e Mélenchon kërkon daljen e Francës nga NATO, propozon shtetëzimin e industrisë së mbrojtjes

Merr vrull gara për armët hipersonike mes SHBA-së, Kinës dhe Rusisë

“Mos hani bukë!”/ Udhëheqësi i sektit çoi drejt vdekjes 191 persona, shumica fëm*jë. Dënohet me 200 vite burg

Cili është grupi rus që dyshohet se qendron pas kërcënimeve me bomba për fluturimet e avionëve në Evropë





