Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shëndeti i përkeqësuar, mbreti Charles drejt abdikimit? Zbulohen skenarët për kurorëzimin e Princit William... PS e përjashtoi nga grupi parlamentar, reagon Elisa Spiropali Djali i Liridona Ademajt përlot avokatin e familjes, zbulohet kërkesa e tij Grabitet kompania e familjes së Pacollit në Prishtinë Shenjat e rrezikut për infarkt dhe goditje në tru mund të shfaqen 30 vjet përpara "Hanë vetëm një vakt"/ Nxënësit holandezë tronditen nga varfëria në Shqipëri: Jemi me fat që jetojmë në Hol... KMD konstaton shkelje të rënda në Spitalin e Durrësit: Pacienti u la në një barakë pas daljes nga spitali... Ambasadori amerikan Eric Wendt takim me kreun e SPAK, Braho dhe drejtuesin e BKH-së Rikthehet energjia në Përrenjas  Ambasadori amerikan vizitë në SPAK Përmbytet sërish rruga në Bulqizë, vështirësi për këmbësorët dhe automjetet Pelegrinazhi për 156 ushtarë serbë në Shkodër nxit reagime, Dom Nikë Ukgjini kundërshton vizitën
KOSOVA

“I është mohuar drejtësia”, mbrojtja e Kadri Veselit përgatit apelin në Hagë

P
Piranjat24 November 2026, 15:53 · 4 min lexim
“I është mohuar drejtësia”, mbrojtja e Kadri Veselit

Mbrojtja e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është në fazën përfundimtare të përgatitjes së njoftimit për apel ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Njoftimi pritet të dorëzohet brenda afatit të përcaktuar, më 27 nëntor. Avni Bytyçi, përfaqësues i ekipit mbrojtës të Veselit, ka konfirmuar për KosovaPress se mbrojtja është duke finalizuar dokumentin, në të cilin do të paraqiten bazat juridike dhe faktike mbi të cilat do të mbështetet ankimi.

“Po, Mbrojtja e z. Kadri Veseli është e gatshme të dorëzojë njoftimin për apel brenda afatit të përcaktuar. Aktualisht, Mbrojtja është në proces të finalizimit të njoftimit për apel, në të cilin do të përcaktohen në mënyrë të qartë dhe të strukturuar bazat juridike dhe faktike mbi të cilat do të mbështetet ankimi”, deklaroi Bytyçi. Sipas mbrojtjes, provat e administruara gjatë procesit gjyqësor nuk përbëjnë bazë të arsyeshme për të mbështetur përfundimin se Veseli është fajtor. Ekipi mbrojtës pretendon gjithashtu se Trupi Gjykues ka gabuar në vlerësimin e provave dhe në konstatimet lidhur me ekzistencën e një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale nga ana e UÇK-së, si dhe përfshirjen e pretenduar të Veselit në të. 
 
“Qëndrimi i Mbrojtjes mbetet se z. Veseli-t i është mohuar drejtësia. Provat e administruara në këtë çështje nuk ofrojnë bazë të arsyeshme për të mbështetur përfundimin për fajësinë e tij. Për më tepër, Trupi Gjykues ka dështuar në vlerësimin e paanshëm dhe të drejtë të provave, si dhe ka gabuar në konstatimet e tij lidhur me ekzistencën e një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale nga ana e UÇK-së dhe pretendimin për përfshirjen e z. Veseli në të. Këto dhe gabimet e tjera në aktgjykim do të paraqiten dhe argumentohen në kuadër të procedurës së apelit”, tha Bytyçi.

Afati për dorëzimin e njoftimeve për apel ndaj aktgjykimit të shkallës së parë në çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përfundon më 27 nëntor. Ky afat vlen si për ekipet mbrojtëse, ashtu edhe për Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Pas dorëzimit të njoftimeve, palët do të kenë 60 ditë kohë për të paraqitur dosjet e plota të apelit, ku do të argumentojnë kundërshtimet ndaj vendimit të shkallës së parë. Më 16 shtator 2026, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë dënuan ish-presidentin Hashim Thaçi me 25 vjet burgim, ish-kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli me 18 vjet burgim, ish-zëdhënësin e UÇK-së Jakup Krasniqi me 25 vjet burgim dhe ish-deputetin Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.

Aktgjykimi i shkallës së parë nuk është përfundimtar. Pas shqyrtimit të argumenteve të palëve, Paneli i Apelit mund ta konfirmojë, ta ndryshojë ose ta rrëzojë vendimin.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.