Raporti i OKB: 100 mijë hektarë pyje në Shqipëri “u zhdukën”
Shqipëria vijon të përballet me informalitet të lartë në tregun e druve të zjarrit, degradim të sipërfaqeve pyjore...
Shqipëria vijon të përballet me informalitet të lartë në tregun e druve të zjarrit, degradim të sipërfaqeve pyjore...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka vendosur lirimin nga detyra të dy nënkryetarëve, Vasilika Vjero dhe Ilir Mën...
Policia polake njoftoi të premten se kishte ndaluar një 55-vjeçar rus të dyshuar se vepronte për një shërbim të inteli...
Qytetarët në Kosovë janë mbledhur në protestë para godinës së Qeverisë së Kosovës, pas vrasjes së A...
FIFA ka arkëtuar rreth pesë miliardë dollarë nga shitja e biletave dhe paketat e mikpritjes për Kupën e Botës 2026, sipas ra...
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka njoftuar se raporti për trajtimin institucional të rastit të Arlinda Zekajt, e cila u ...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka refuzuar ftesën e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj...
Për deputeten e PD, Jorida Tabaku protestat studentore të nisura që në maj, i grisën fasadën qeverisjes së Edi Ramës. E...
? Lavrov spent more than 20 hours flying to the US for a G20 meeting — forced to avoid flying over “unfriendly” countries The Kremlin official...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka refuzuar ftesën e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj,...

Ish-futbollisti Igli Tare këmbëngul se ai është pronar i vilës në Palasë, për të cilën Prokuroria e Posaçme dyshon se është në pronësi reale të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, dhe e fshehur në bazë të veprimeve fiktive.
Detajet e lexuara nga “Boldnews.al” në dosjen hetimore tregojnë se argumentat e ish-lojtarit të Kombëtares çalojnë në mënyrë të dukshme.
Tare ka deklaruar para grupit hetimor se vilën 188/1 në kompleksin rezidencial “Green Coast” e ka porositur me kontratën e datës 26 nëntor 2020. Për të argumentuar qëndrimin e tij, Igli Tare ka paraqitur edhe një kopje të kontratës, duke argumentuar se ai i ka pasur të gjitha mundësitë financiare për të blerë godinën, në shumën paraprake 250 mijë euro.
Por, dokumentat e paraqitura nga Tare bien ndesh me një tjetër gjetje të Prokurorisë së Posaçme.
Në datë 14 Shtator 2020, pra rreth 3 muaj përpara se Igli Tare thotë se ka nënshkruar kontratën e porosisë me kompaninë investiture, arkitekti Alban Eftimi i dërgon një e-mail Belinda Ballukut, e cila në atë kohë ishte numri dy i qeverisë dhe Ministre e Infrastrukturës.
“Po të dërgoj një rishikim. Kemi idenë që, edhe nëse një ditë vendos ta japësh me qera, përdoruesit të mund të ndihen “të llastuar”, njësoj si në hotel”.
Më tej, në mesazhin elektronik, arkitekti i prezanton Ballukut edhe një mori detajesh të tjera teknike, që lidhen me shkallët, vaskat, sallonin, tarracën e të tjera pjesë të godinës.
“Një pjesë e mirë e ambienteve rreth pishinës janë veshur me teak për një feeling pak më të ngrohtë e pak si jaht. Shihe si alternativë kur të përfundojmë edhe renderat dhe nëse s’të ngjit, kthehemi te mermeret blu”.
Dokumentat e siguruara nga Prokuroria e Posaçme, përfshirë komunikime të shumta mes kompanisë investiture dhe zyrës arkitekturore, konfirmojnë se mesazhi i arkitektit Alban Eftimi për Ballukun lidhej pikërisht me vilën 188/1 në Green Coast, për të cilën 3 muaj më vonë, Igli Tare thotë se ka nënshkruar kontratë porosie.
Për Prokurorinë e Posaçme, këto detaje kohore tregojnë se vila, në fakt është e Ballukut dhe Igli Tare ka kryer veprime fiktive, duke nënshkruar një kontratë porosie për të njëjtin objekt, me qëllim që të fshehë pronarin e vërtetë të saj, numrin 2 të qeverisë.
Në vijim të këtij argumenti, SPAK-u evidenton edhe foljet e përdorura në mesazhin e Eftimiut, drejtuar Ballukut. “Nëse vendos ta japësh”, “…Shihe…”, “…Nëse s’të ngjit” tregojnë se komunikimi zhvillohet ndërmjet këtyre dy personave dhe jo personazheve të tretë.
Si hyn në “lojë” Arbër Abazi
Diku nga fillimi i vitit 2023, kur Igli Tare kishte kryer “formalisht” një pjesë të kësteve për vilën në Palasë, mes palëve investitore dhe porositëse pati një “ngërç”, i cili, për Prokurorinë e Posaçme, është gjithashtu i sajuar.
“Porositësi”, pra Igli Tare, pretendonte se punimet në vilë nuk ishin sipas kushteve të rëna dakord. Për këtë arsye, në lojë hyn kompania “Alko Impeks General Construction”, në pronësi të Arbër Abazit.
Kjo shoqëri mori përsipër të kryente punimet në vilën 188/1 në Green Coast. Igli Tare thotë se lidhjen e tij me Arbër Abazin e ka kryer Belinda Balluku.
“Unë me Belindën njihemi që në vitin 1988 dhe kemi një raport shumë të ngushtë miqësor. Ajo më lidhi me Arbër Abazin për të kryer punimet në vilë, pasi bashkëjetuesja e biznesmenit, Lorela Reçi, është vajzë e tezes e Ballukut”, ka shpjeguar Tare gjatë një seance pyetjesh në Prokurorinë e Posaçme.
Nga ai moment, Lorela Reçi mori kontrollin për të gjithë proceset e rregullimit të vilës. Ajo mbante komunikime me firma të ndryshme që do të kryenin punime për dritaret, dyert, muret e të tjera detaje teknike.
Vlera e punimeve, sipas llogaritjeve të kryera nga ekspertët e SPAK-ut, arrin nga 288 mijë euro deri në 410 mijë euro.
Në çdo rast, Lorela Reçi përmendente termin “klienti porosit…” ose “klienti sugjeron…”, pa e specifikuar në asnjë rast emrin e tij apo të saj.
Prokuroria e Posaçme ka krijuar bindjen se “klienti” ishte Belinda Balluku dhe jo ai që kishte nënshkruar kontratën e porosisë, Igli Tare.
Grupi hetimor ka konstatuar se, ndërkohë që kryheshin rregullimet në vilë, Igli Tare nuk rezulton të jetë interesuar asnjëherë se çfarë po ndodhte me punimet.
Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme kishte zbuluar një aferë të dyshuar korruptive mes Ballukut dhe Arbër Abazit. Pak para se Abazi të merrej me punimet në vilë, kompania e tij, “Alko Impeks General Construction” ishte pjesë e Bashkimit të Operatorëve që kishin fituar tenderin për ndërtimin e “Lotit 7 të Unazës së Madhe të Tiranës”, me fond limit 2.3 miliardë lekë të reja ose rreth 25 milionë euro.
Kjo procedurë u zhvillua nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, një strukturë nën kontrollin e Ministrisë së Infrastrukturës, së drejtuar nga Belinda Balluku. ARRSH, në atë kohë, drejtohej nga Evis Berberi, i arrestuar për “shkelje të barazisë në tendera”, përfshirë edhe procedurën për Lotin 7 të Unazës së Madhe, të fituar nga Arbër Abazi dhe kompania e tij, “Alko Impeks General Construction”.
Gjatë hetimeve për tenderat e ARRSH-së, Prokuroria e Posaçme ka siguruar të dhëna të shumta, të cilat tregojnë se “shtetasja BelindaBalluku, nën cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, në bashkëpunim me shtetasin Evis Berberi, nën cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, me detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar, kanë ndjekur dhe orientuar në vijimësi procedurëne prokurimit, që në fazën përgatitore, gjatë zhvillimit të procedurës, në fazën e dorëzimit dhe vlerësimit të ofertave, me qëllim favorizimin e operatorite konomik fitues të kësaj procedure prokurimi, bashkimin e operatorëve ekonomikë“Alko-Impex General Construcion”dhe “2T” sh.p.k”.
Mbi bazën e këtyre të dhënave, Prokuroria e Posaçme arriti të krijonte bindjen për një trekëndësh, të përbërë nga Igli Tare, Arbër Abazi dhe Lorela Reçi, ku secili ka pasur rolin e tij për të mbuluar vilën në pronësi reale të Belinda Ballukut.
Në përmbledhjen e tij, SPAK-u thotë se Igli Tare ka kryer kontratë fiktive për të porositur vilën në kompleksin turistik, të paktën 3 muaj pasi Belinda Balluku diskutonte me arkitektin Alban Eftimi për detajet e pishinës së vilës dhe të tjera teknikalitete të ndërtesës.
Arbër Abazi fitoi tender 25 milionë euro për ndërtimin e Lotit 7 të Unazës së Madhe, në shkelje flagrante të ligjit dhe në favorizim të plota nga Balluku. Pas fitimit të tenderit, kompania e tij, “Alko Impeks General Construction” merr përsipër të gjitha punimet ndërtimore në vilën “e porositur” nga Igli Tare, por që dyshohet se është e Ballukut.
Lorela Reçi, bashkëjetuese e Arbër Abazit dhe njëkohësisht vajzë e tezes së Belinda Ballukut, menaxhon të gjithë punimet në vilën 188/1 në Green Coast.
Pak ditë më parë, Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet për Ballukun, duke e akuzuar zyrtarisht për “shkelje të barazisë në tendera” në 9 raste, “Korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë shtetërorë”, “Fshehje pasurie” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”.
Belinda Balluku është hetuar në gjendje të lirë. Në Mars 2026, shumica parlamentare socialiste, nën urdhërimin e kryeministrit Edi Rama, refuzoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për autorizimin për arrestimin e deputetes Balluku./Bold News
Është arrestuar në Maqedoninë e Veriut, Bilal Kara, pronari i spitalit “International Medicare Hospital” alias “Sante Plu...
Arrestohet në Vorë 41 vjeçari Elton Andreica, i njohur edhe me mbiemrin Muça.Ai u kap me armë zjarri pistoletë pa leje, nd&eum...
Një dekadë nga miratimi i ligjit për Investimet Strategjike, qeveria propozon një kuadër të ri ligjor që bashkon në nj&...
Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fier, pranë Spitalit Memori...
Kur “realiteti objektiv” zëvendësohet nga përfytyrime ideologjike, propaganda e regjimit mund të anashkalojë ose mohoj&eum...
Këtë të premte një dollar dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shitet me 82.1 lekë. Euro blihet me 90.6 lekë dhe shitet me ...
Sot vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime të herëpashershme dhe a...
Të ardhurat e siguruara përmes rrjeteve sociale pritet të jenë në fokus të një nisme të re fiskale të qeverisë...
Nga Olgerta Cekrezi Pikëpamje e një drejtuesi financiar mbi barrën që paketa i vë funksionit financiar dhe biznesit, përtej ...
Shkodra parashikohet të jetë destinacioni kryesor për mbetjet e 21 bashkive në të gjithë vendin, të cilat shtrihen në n...