Raporti i OKB: 100 mijë hektarë pyje në Shqipëri “u zhdukën”
Shqipëria vijon të përballet me informalitet të lartë në tregun e druve të zjarrit, degradim të sipërfaqeve pyjore...
Shqipëria vijon të përballet me informalitet të lartë në tregun e druve të zjarrit, degradim të sipërfaqeve pyjore...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka vendosur lirimin nga detyra të dy nënkryetarëve, Vasilika Vjero dhe Ilir Mën...
Policia polake njoftoi të premten se kishte ndaluar një 55-vjeçar rus të dyshuar se vepronte për një shërbim të inteli...
Qytetarët në Kosovë janë mbledhur në protestë para godinës së Qeverisë së Kosovës, pas vrasjes së A...
FIFA ka arkëtuar rreth pesë miliardë dollarë nga shitja e biletave dhe paketat e mikpritjes për Kupën e Botës 2026, sipas ra...
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka njoftuar se raporti për trajtimin institucional të rastit të Arlinda Zekajt, e cila u ...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka refuzuar ftesën e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj...
Për deputeten e PD, Jorida Tabaku protestat studentore të nisura që në maj, i grisën fasadën qeverisjes së Edi Ramës. E...
? Lavrov spent more than 20 hours flying to the US for a G20 meeting — forced to avoid flying over “unfriendly” countries The Kremlin official...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka refuzuar ftesën e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj,...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka refuzuar ftesën e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, për konsultim lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Në një letër drejtuar kreut të shtetit, Blushi argumenton se një konsultim i tillë formal është i papërshtatshëm në një kohë kur vendi po përballet me protesta të studentëve dhe gjimnazistëve, si dhe me reagime për dhunën policore ndaj protestuesve.
Ai akuzon institucionin e Presidentit se nuk ka përmbushur rolin e tij kushtetues përballë asaj që e cilëson dhunë shtetërore, arrestime arbitrare dhe represion ndaj qytetarëve që ushtrojnë të drejtën për të protestuar.
Sipas Blushit, Shqipëria po kalon një krizë të rëndë të lirive dhe të drejtave themelore, ndaj Presidenti duhet të ndërmarrë qëndrime dhe veprime konkrete në mbrojtje të demokracisë dhe shtetit të së drejtës, në vend që të përqendrohet vetëm në konsultime formale.
Në letrën e tij, përfaqësuesi i Partisë së Lirisë thekson se Begaj duhet të përmbushë detyrimin kushtetues për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore, pa lejuar që kjo procedurë të përdoret për qëllime propagandistike nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama, të cilët ai i konsideron përgjegjësit kryesorë të krizës.
Për këto arsye, Tedi Blushi njofton se nuk do të marrë pjesë në konsultimin e thirrur nga Presidenti Bajram Begaj.
Pjesë nga letra e Tedi Blushit:
“U njoha me ftesën tuaj, por e konsideroj të papërshtatshme pjesëmarrjen në një konsultim formal për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore, në një moment kur protesta dhe kërkesat legjitime të studentëve dhe gjimnazistëve janë kryeagjenda e Shqipërisë.
Ajo që pritet prej jush është të përmbushni detyrimin kushtetues për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore, pa e shndërruar këtë përgjegjësi në një procedurë formale, që mund të përdoret për qëllime propagandistike nga Qeveria dhe Kryeministri Edi Rama, të cilët janë edhe përgjegjësit kryesorë të krizës.
Për këto arsye, ju bëj me dije se nuk do të marr pjesë në një konsultim formal me ju, të shkëputur nga urgjenca kushtetuese dhe kombëtare me të cilën përballet Shqipëria.”, thuhet në letër.
Presidenti Bajram Begaj do të zhvillojë këtë të premte konsultimet me përfaqësuesit e partive politike për përcakt...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e sotme ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve të Partisë Socialiste në...
Edi Rama ka vendosor sërish ditën e sotme një tavolinë guri para Kryeministrisë, si simbol i ftesës së tij për dialog m...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste ,Petro Koçi ka komentuar në emisionin “Top Story” transferimin e kryebashkiakut të Tiran&eum...
Media italiane Linkiesta e ka cilësuar “Revolucionin e Flamingove” si një mobilizim qytetar që shkon përtej protestave mjedisore...
Kreu i Grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin "Opinion", ku mes të tjerash ka folur ...
Analisti Fatos Lubonja komentoi në emisionin “Prime News24” zhvillimet në çështjen e Belinda Ballukut, pas përfundimit t&...
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka rrëfyer detaje nga ajo që ai e përshkruan si një moment vendimtar gjatë luftës në Kosovë, ...
Si arriti një biznesmen shqiptar nga Kosova të fitonte tenderin për rikonstruksionin e një prej ndërtesave më të rënd&eu...
Transferimi i Erion Veliajt nga paraburgimi i Durrësit në burgun e Fierit ka ngritur pikëpyetje për procedurën që ka ndjekur Drejt...