Ilir Beqaj: Prokuroria shkeli procedurën penale, por gjykata vendosi të vijojë gjykimin!

Vendimet e gjykatave nuk komentohen. Megjithatë nga 22 kërkesat që ne kishim paraqitur unë dhe avokatët e mi, gjykata e ndau vendimmarrjen e saj në tre grupe. Për një pjesë tha që nuk i takon gjykates të shprehet në këtë moment, për një pjesë tha që i përkasin gjykimit të themelit, ndërsa pjesën e tretë, një pjesë të tretë e rrëzoi.
Ju ishit prezent dhe nuk ka nevojë të bëjmë aritmetikën e numrave se çfarë pranoi. Por ajo që unë konstatova edhe sot është fakti që, praktikisht, procedura penale në Shqipëri krijohet çdo ditë në çdo seancë që ndodh këtu.
Procedura penale ka shumë detyrime për prokurorët, por ka harruar me ose pa dashje të shprehet për pasojat nëse prokurorët nuk e zbatojnë procedurën penale. Dhe në këto kushte gjykata konstaton: Po prokuroria nuk e ka zbatuar procedurën penale për rifillimin e procesit kur ka patur një vendim pushimi.
Nuk e ka zbatuar për t'u marrë në pyetje në kohë. nuk e ka zbatuar për të pranuar provat tona, nuk e ka zbatuar për shumë gjëra, por gjykata thotë se meqënëse nuk ka pasojë te parashikuar për mosveprimin e prokuroreve do të vazhdohet me gjykimin. Nderkohe që të drejtat procedurale të çdokujt që është i akuzuar ngelen jetime.
Lexo edhe
EDITORIAL
“Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem, sot mund të ishim si palestinezët”/ Ben Blushi: Kush e propozoi idenë që Izraeli të krijohej ...

Ndryshon Kodi i Procedurës Penale, por mbetet një pikëpyetje për prokurorinë

Ambasadorja seksi me kontratë 6 miliardë dollarë

Era që nuk ndalet më!

Studentët kanë të drejtë!

Trupi i fëmijës është i shenjtë

Hiqe atë gur nga dora!

“Bela me tre thela”, filmi që fundos “Titanikun e Rilindjes”





