Dosja “Balluku”/ SPAK merr të pandehur 5 biznesmenë
Në kuadër të hetimeve për çështjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, SPAK ka marrë të pandehur ed...
Në kuadër të hetimeve për çështjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, SPAK ka marrë të pandehur ed...
Ergys Agasi është dhunuar barbarisht nga dy të paraburgosur që vuajnë dënimin me burgim të përjetshëm, gjatë q...
Akademia e Shkencave mbajti sot homazhet për një nga themeluesit e saj. Profesor Luan Omari, akademiku më jetëgjatë në vendin ton&...
Në një moment ku policia është angazhuar në protesta ku janë shënuar dhe përplasje të forta, rreth 5 mijë kame...
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar sot datën e zgjedhjeve. Sipas dekretit të presidentit, zgjedhjet vendore do të zhvillohen më 9 maj 2027...
Vetëm një ditë pasi Bordi i Transparencës vendosi uljen me 1 lek të çmimit të naftës, sot është miratuar nj...
Inceneratori i Tiranës vijon të ekzistojë vetëm në letra dhe në faturat e buxhetit të shtetit, ndërsa qeveria ka parash...
Mbi 56.7 kilogramë kanabis janë zbuluar në një zonë të pyllëzuar në fshatin Koman, ndërsa në pranga kanë...
Në ceremoninë e “Topit të Artë” 2026, vëmendja nuk u përqendrua vetëm te trofetë dhe paraqitjet elegante t&e...
Ish-drejtuesi i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentian Gjyli, dhe ish-drejtori i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Erald Elezi, jan&eum...

Inceneratori i Tiranës vijon të ekzistojë vetëm në letra dhe në faturat e buxhetit të shtetit, ndërsa qeveria ka parashikuar edhe 1 miliard lekë, ose rreth 10 milionë euro, për financimin e koncesionit gjatë vitit 2027.
Skyweb.al ka konsultuar relacionin e projektbuxhetit 2027, ku rezulton se kontrata për ndërtimin e landfillit, inceneratorit dhe prodhimin e energjisë elektrike në Tiranë vijon të përfitojë fonde publike, megjithëse impianti i djegies së mbetjeve nuk është ndërtuar.
Sipas tabelës së kontratave koncesionare dhe partneriteteve publike-private, për vitin 2027 është planifikuar një fond prej 1 miliard lekësh, ndërsa për vitin 2026 buxheti i rishikuar parashikon 1.33 miliardë lekë.
Pagesat do të vijojnë edhe në vitet e ardhshme. Për vitin 2028 janë parashikuar 1.1 miliardë lekë dhe për vitin 2029 edhe 1.2 miliardë lekë të tjera.
Pra, vetëm gjatë periudhës 2027–2029, qeveria planifikon të shpenzojë 3.3 miliardë lekë për një koncesion, investimi kryesor i të cilit, inceneratori, nuk është realizuar.
Kontrata është lidhur në vitin 2017 me kompaninë Integrated Energy BV SPV dhe sipas dokumenteve buxhetore ka afat përfundimi në vitin 2047.
Edhe pse projekti parashikonte ndërtimin e një impianti për djegien e mbetjeve dhe prodhimin e energjisë elektrike, në Sharrë vijon aktiviteti i depozitimit dhe trajtimit të mbetjeve, pa impiantin e incenerimit.
Pavarësisht kësaj situate, pagesat nga buxheti kanë vijuar rregullisht. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, të përpunuara nga Monitor, për periudhën 2017–2025 janë paguar rreth 8.4 miliardë lekë për këtë kontratë.
Vetëm gjatë vitit 2025 janë paguar 913 milionë lekë, ndërsa shoqëria koncesionare, e vendosur nën sekuestro, ka raportuar fitim neto prej rreth 673 milionë lekësh.
Inceneratori i Tiranës është një nga projektet e përfshira në hetimet e SPAK për aferën e inceneratorëve, ndërsa mosrealizimi i investimit ka qenë një nga çështjet kryesore të ngritura në lidhje me kontratën.
Megjithatë, në projektbuxhetin e vitit 2027, qeveria vijon ta trajtojë këtë koncesion si një detyrim financiar që duhet mbuluar me paratë e taksapaguesve.
Madje, fondet janë planifikuar edhe për vitet pasardhëse, duke e mbajtur të hapur faturën e një projekti që prej afro një dekade nuk ka arritur të realizojë impiantin për të cilin u prezantua dhe u miratua. /skyweb.al
Ka nisur mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë, ku do të diskutohet vijimi i bojkotit të...
Vit pas viti, sasia dhe llojet e peshqve që kanë pasur habitat Gjirin e Vlorës po pakësohen gjithnjë e më shumë, deri në...
Mbi 56.7 kilogramë kanabis janë zbuluar në një zonë të pyllëzuar në fshatin Koman, ndërsa në pranga kanë...
Ish-drejtuesi i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentian Gjyli, dhe ish-drejtori i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Erald Elezi, jan&eum...
Bordi i Transparencës ka miratuar çmimet e reja të shitjes me pakicë dhe shumicë për karburantet, të cilat hyjnë n&eum...
Policia e Lezhës ka identifikuar një nga autorët e dyshuar të një grabitjeje me armë zjarri, të ndodhur më 31 gusht 202...
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka urdhëruar inspektimin e procedurave për transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veli...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur këtë të premte në Gjykatën e Posaçme kund&eum...
Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë do të mblidhet sot në mesditë për të vendosur lidhur me vi...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës u transferua gjatë ditës së djeshme nga burgu i Durrësit në drejtim të atij të ...