Incident i frikshëm në koncertin e Usher dhe Chris Brown, artisti i zjarrit rrëzohet nga shkallët e skenës
Një incident i frikshëm ka ndodhur gjatë koncertit të Usher dhe Chris Brown në New Orleans, kur një artist zjarri është rrëzuar nga shkallët e skenës gjatë performancës së tij

Një incident i frikshëm ka ndodhur gjatë koncertit të Usher dhe Chris Brown në New Orleans, kur një artist zjarri është rrëzuar nga shkallët e skenës gjatë performancës së tij.
Bëhet fjalë për Deshawnte Williams, i njohur me emrin artistik “Smooth Galaxy”, i cili po realizonte numrin e tij me zjarr kur humbi ekuilibrin dhe ra mbrapsht nga disa shkallë.
Pamjet e publikuara në TikTok tregojnë momentin kur publiku reagon i tronditur, ndërsa pjesëtarët e stafit nxitojnë për t'i ardhur në ndihmë, shkruan DailyMail.
Pas rrëzimit, artisti arriti të ngjitej sërish në skenë dhe vazhdoi performancën, megjithëse dukej i paqëndrueshëm.
Megjithatë, në pamje të tjera ai shfaqet i ulur në një kolltuk prapa skenës, ndërsa po merrte ndihmën e personelit mjekësor.Incidenti ndodhi gjatë natës së dytë të turneut të përbashkët të dy këngëtarëve. Ndërkohë, turneu është shoqëruar edhe me raportime për tensione mes Usher dhe Chris Brown.
Sipas burimeve të cituara nga revista People, dy artistët kanë pasur përplasje prapa skenave dhe thuhet se kanë shmangur kontaktet me njëri-tjetrin.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Nga balerina në miliardere, historia e 30-vjeçares braziliane që ndërtoi një kompani me vlerë 40 miliardë dollarë

“Më dhemb shpirti…”/Pas ndarjes nga Mateo, Brikena merr një vendim të vështirë!

Ndahet nga jeta në moshën 83-vjeçare legjenda e muzikës Molly Meldrum, njeriu që zbuloi dhe promovoi yjet e muzikës botërore

“Një burrë që ka frikë nga refuzimi? E tmerrshme!”/ Ja si është burri me 2 ‘r’ për Jonida Maliqin

Britney Spears, falje publike familjes pas konfliktet e vazhdueshme





