Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rrëfim tronditës, Tyson Fury zbulon se vuan nga skizofrenia Fatura e shtrenjtë e mbrojtjes/ Si po e gëlltit ushtria buxhetin e Shqipërisë Moti i keq, Karakaçi: 52 fidera jashtë pune, pesë avionë devijojnë nga Rinasi 11 të burgosur në Shqipëri me HIV/AIDS, Burgjet: Janë infektuar jashtë sistemit, trajtohen falas Berisha: Mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ish-ët e mi bëhen avokatë me pagesë të Ramës EMRAT/ Vodhën 6 biznese në Elbasan dhe Tiranë, arrestohen dy persona me precedentë penalë Përfitoi 190 mijë euro nga donacionet duke mashtruar se vuante nga leukemia, arrestohet i riu shqiptar! Ligji për Specialen, Kurti: Presim që ekspertët ta përmbyllin draftin brenda këtyre ditëve Gazment Bardhi nxjerr zbuluar Ramën: Inaguron të njëjtin shërbim dy herë, në 2023 dhe në 2026! Bie dëbora e parë në Qafë Thore, zbardhet rruga Shkodër-Theth Reforma Zgjedhore, Komisioni i Venecias dërgon dy ekspertë në Tiranë Kërcënime për bombë në disa shkolla në Danimarkë dhe Gjermani
AKTUALITET

11 të burgosur në Shqipëri me HIV/AIDS, Burgjet: Janë infektuar jashtë sistemit, trajtohen falas

Për herë të parë për këtë çështje foli i ndjeri avokat Saimir Visha, ndërsa tashmë edhe Drejtoria e Përgjithshme e

P
Piranjat23 November 2026, 13:57 · 1 min lexim
11 të burgosur në Shqipëri me HIV/AIDS, Burgjet: Janë


Për herë të parë për këtë çështje foli i ndjeri avokat Saimir Visha, ndërsa tashmë edhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka konfirmuar zyrtarisht, përmes regjistrit të transparencës, situatën me HIV/AIDS në institucionet e vuajtjes së dënimit në vend.

Sipas të dhënave zyrtare, në sistemin e burgjeve janë gjithsej 11 të dënuar të diagnostikuar me HIV/AIDS (SIDA). Drejtoria e Burgjeve sqaron se të gjithë marrin trajtim mjekësor falas përmes sistemit shtetëror të kujdesit shëndetësor, ndërsa thekson se infektimi ka ndodhur përpara se ata të hynin në burg.

Reagimi zyrtar i Drejtorisë së Burgjeve

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve konfirmon se aktualisht në sistemin penitenciar janë 11 persona të diagnostikuar me HIV/AIDS, të cilët kanë rezultuar pozitivë që në kohën kur ndodheshin në liri. Sipas institucionit, asnjë prej tyre nuk është infektuar gjatë qëndrimit në burg.

Të gjithë të burgosurit e diagnostikuar marrin rregullisht trajtimin me medikamente antiretrovirale, të siguruara falas përmes sistemit shëndetësor publik, në bashkëpunim me Spitalin Infektiv pranë QSUT-së. Gjendja e tyre shëndetësore monitorohet vazhdimisht nga personeli mjekësor i institucioneve penitenciare./Weblajm

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.