Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
E zhdukur prej një jave/ Gjendet në Tiranë 13-vjeçarja, dyshohet se është... Shëndeti i përkeqësuar, mbreti Charles drejt abdikimit? Zbulohen skenarët për kurorëzimin e Princit William... PS e përjashtoi nga grupi parlamentar, reagon Elisa Spiropali Djali i Liridona Ademajt përlot avokatin e familjes, zbulohet kërkesa e tij Grabitet kompania e familjes së Pacollit në Prishtinë Shenjat e rrezikut për infarkt dhe goditje në tru mund të shfaqen 30 vjet përpara "Hanë vetëm një vakt"/ Nxënësit holandezë tronditen nga varfëria në Shqipëri: Jemi me fat që jetojmë në Hol... KMD konstaton shkelje të rënda në Spitalin e Durrësit: Pacienti u la në një barakë pas daljes nga spitali... Ambasadori amerikan Eric Wendt takim me kreun e SPAK, Braho dhe drejtuesin e BKH-së Rikthehet energjia në Përrenjas  Ambasadori amerikan vizitë në SPAK Përmbytet sërish rruga në Bulqizë, vështirësi për këmbësorët dhe automjetet
BOTA

Incident në rezidencën e Princit William dhe Kate Middleton, dy persona në pranga

P
Piranjat24 November 2026, 17:10 · 2 min lexim
Incident në rezidencën e Princit William dhe Kate Middleton, dy

Dy persona janë arrestuar nga policia britanike nën dyshimin për vjedhje me thyerje, pas një incidenti të raportuar në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate Middleton në Norfolk të Anglisë.

Policia e Norfolkut bëri të ditur se dy persona janë ndaluar pas një incidenti të ndodhur të hënën në mbrëmje në Anmer Hall, rezidenca 10-dhomëshe që ndodhet në pronën private mbretërore të Sandringhamit.

Prona iu dhurua çiftit nga Mbretëresha Elizabeth II dhe përdoret prej tyre si rezidencë pushimi në fshat, larg angazhimeve zyrtare dhe vëmendjes publike.

William dhe Kate, së bashku me tre fëmijët e tyre, Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis, kalojnë pjesën më të madhe të kohës në rezidencën Forest Lodge, në Windsor, të cilën e kanë cilësuar si shtëpinë e tyre të përhershme.

Anmer Hall ka marrë një rëndësi të veçantë për familjen edhe pas njoftimit të Princeshës Kate për diagnozën e kancerit, dy vite më parë. Në atë periudhë, familja u tërhoq në këtë rezidencë për të kaluar kohë larg syrit të publikut.

Rezidenca është një ndërtesë gjeorgjiane me tulla të kuqe, e vendosur në një zonë të izoluar të pronës mbretërore Sandringham, në një distancë të shkurtër me makinë nga Sandringham House.

Ndërkohë, të martën në mëngjes, Princi William u fotografua gjatë një vizite në Downing Street 10, në një tjetër angazhim publik që vjen në kuadër të rolit të tij gjithnjë e më të dukshëm në jetën publike britanike.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.