Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shtyrja e Panairit të Librit në Tiranë! Zbulohen datat e reja, ja kur do të mbahet “Më sulmoi ariu!”/ 61-vjeçari në Bulqizë dyshohet se është vrarë, shoqërohet në polici gruaja dhe djali... Macron uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pula: Franca mbështet dialogun me Serbinë Studentët në protestë për të 23-ën ditë radhazi, marshojnë drejt Ekonomikut: Rama jepe dorëheqjen Zbulohen rezultatet e para të toksikologjisë për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, në gjak u gjetën…... “Kosova e angazhuar për integrimin evropian”, Marta Kos: Serbia ka bërë hapa mbrapa! Qeveria e re ka mundës... Kos “i vë gishtin plagëve” të Shqipërisë: Drejtësia dhe sundimi i ligjit, sfidat kryesore në rrugën drejt B... Tragjedi në Itali, e zuri poshtë porta metalike, humb jetën në vendin e punës 61-vjeçari shqiptar (EMRI) Rezerva ushqimore dhe uji për të paktën 72 orë! Kanadaja u bën thirrje qytetarëve të përgatiten për emergje... Kremlini zbulon temat e bisedimeve me Kievin në Abu Dhabi, Peskov: Garancitë e sigurisë për Rusinë dhe Ukra... EMRAT/ Dhunuan punonjësin dhe grabitën xhiron e karburantit në Klos, arrestohen dy të rinjtë Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e naftës dhe benzinës, ja sa do të shiten nga sot
SHOWBIZ

Influencerja Doresa rrëfen katër vitet e b*llizmit nga një grup vajzash shqiptare

Influencerja shqiptare që jeton në Gjermani, Doresa, ka reaguar sërish lidhur me përvojën e dhimbshme nga e kaluara e saj, duke treguar se për katër vite ishte viktimë e bullizmit nga një grup vajzash shqiptare

P
Piranjat 4 November 2026, 12:18 · 2 min lexim
Influencerja Doresa rrëfen katër vitet e b*llizmit nga një grup

Influencerja shqiptare që jeton në Gjermani, Doresa, ka reaguar sërish lidhur me përvojën e dhimbshme nga e kaluara e saj, duke treguar se për katër vite ishte viktimë e bullizmit nga një grup vajzash shqiptare.

Reagimi i saj vjen në kohën kur në rrjet po diskutohet edhe për Jona Krasniqin e Big Brother VIP Kosova 5 dhe grupin e saj, me të cilin lidhet edhe përvoja që Doresa ka vendosur ta ndajë me publikun.

Ajo ka publikuar një video, përmes së cilës ka rrëfyer se para nëntë vitesh nuk do ta kishte pasur guximin të fliste kaq hapur për atë që kishte përjetuar, e aq më pak ta publikonte një video të tillë.

Doresa tregoi se gjatë asaj periudhe ishte përballur me përpjekje për t'ia shkatërruar gjithçka që kishte në jetë, ndonëse pranoi se kishte arritur deri në një pikë kur nuk dëshironte më të jetonte.

Megjithatë, sot ajo thotë se është më e fortë dhe nuk do të lejojë më askënd ta trajtojë në atë mënyrë.

Në mesazhin e saj, influencerja u bëri thirrje të gjithë atyre që përballen me bullizëm të mos heshtin, të qëndrojnë të fortë dhe ta ngrenë zërin kundër kësaj dukurie.

Influencerja Doresa rrëfen katër vitet e b*llizmit nga një grup

Ajo theksoi se dëshiron ta shfrytëzojë audiencën që ka ndërtuar ndër vite për të mbështetur të gjithë personat që kanë qenë viktima të bullizmit.

“Sot e kam këtë ndikim që dikur dikush gjithmonë tentonte të ma merrte. Sot dua të angazhohem në emër të të gjitha viktimave të bullizmit”, tha mes tjerash.

Doresa e mbylli reagimin me një thirrje të drejtpërdrejtë për të gjithë ata që përjetojnë situata të tilla, duke u kërkuar të mos lejojnë askënd t'ua cenojë vetëbesimin dhe dinjitetin. 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.