Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Bashkia Korçë, miliona euro detyrime dhe gjysma e investimeve të parealizuara Tabela/ Detyrimi i ri për taksën vjetore të makinave me naftë dhe benzinë rritje deri në 2.7 herë Horoskopi/ Kujdes! Situata mund t'ju dalë jashtë kontrollit. Ja çfarë paralajmërojnë yjet Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi
SHOWBIZ

“Mos ma përmend familjen!”/ Përplasja mes Akilit dhe Adrianit në BBVK merr tone të ashpra

P
Piranjat 3 November 2026, 20:32 · 3 min lexim
“Mos ma përmend familjen!”/ Përplasja mes Akilit dhe

Debatet mes banorëve të Big Brother VIP Kosova 5 vijojnë të prodhojnë momente të tensionuara. Këtë herë në qendër të një përplasjeje të fortë u gjendën Akili dhe Adriani, të cilët shkëmbyen replika të ashpra dhe akuza të ndërsjella. Gjithçka nisi kur Adriani kundërshtoi sjelljen e Akilit ndaj Arlindës, duke e akuzuar se po ironizonte traumën e saj. Në kulmin e debatit, ai iu drejtua banorit me një koment ofendues: “Ti je i pafytyrë”.

Përgjigjja e Akilit nuk vonoi. Ai zgjodhi t’i kundërpërgjigjej me një deklaratë ironike: “Ndoshta jam i vogël, por burrërinë e kam të madhe”. Nga ky moment, diskutimi mori një drejtim tjetër, me të dy banorët që nisën të thumbonin njëri-tjetrin edhe për gjatësinë fizike. Kur Adriani e cilësoi sërish të vogël, Akili ia ktheu: “Unë jam aq i madh, sa gjatësia jote më duket shumë e vogël”.

Përplasja u shoqërua edhe me komente rreth sjelljes së tyre në shtëpi. Adriani e akuzoi Akilin se po krijonte qëllimisht situata për të marrë vëmendjen e publikut dhe për të qenë protagonist gjatë spektaklit Prime. Ai përmendi gjithashtu një deklaratë të mëparshme të Akilit, i cili kishte thënë se kishte vetëm dy shokë, duke vënë në dyshim sinqeritetin e tij. Megjithatë, momenti më delikat i debatit erdhi kur biseda preku familjen e Akilit. Ky i fundit ndryshoi menjëherë tonin dhe i kërkoi Adrianit të mos e përfshinte familjen në konfliktet mes tyre.

“Bëj kujdes me familje! Unë një mijë vjet me i bo, kurrë nuk ta prek. Ti e preke, kurrë më mos e bëj”, deklaroi ai i revoltuar.

Adriani vijoi diskutimin duke përmendur edhe faktin se jetonte jashtë vendit, por kjo shkaktoi një tjetër reagim të fortë nga Akili, i cili sqaroi se nëna e tij jeton në Shqipëri.

“Nëna ime rri në Shqipëri, o shok! Çka më intereson ku rri ti? Herën tjetër bëj kujdes me fjalët, kaq! A more vesh?”, iu drejtua ai.

Nga ana tjetër, Adriani u përpoq të sqaronte se nuk kishte pasur dijeni për këtë detaj dhe se, sipas tij, nuk kishte synuar të fyente apo të përfshinte familjen e Akilit në debat.

Përplasja mes dy banorëve shton edhe më shumë tensionet brenda shtëpisë, ndërsa mbetet për t’u parë nëse raporti mes tyre do të përmirësohet në ditët në vijim.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.