Ariana Grande rikthehet te ish-partneri, publikon momente romantike

Ariana Grande duket se po e shijon më shumë se kurrë rikthimin e dashurisë me Ricky Alvarez. Këngëtarja ka ndarë në rrjetet sociale disa fotografi romantike me ish-partnerin, duke treguar momente të afërta nga marrëdhënia e tyre.
Në një prej imazheve të publikuara të hënën, më 2 nëntor, Ariana shfaqet e përqafuar me Ricky-n, teksa të dy shkëmbejnë shikime mes një ambienti të gjelbëruar. Në një tjetër fotografi, ajo shihet duke e puthur në ballë. Krahas albumit me fotografi nga përditshmëria, këngëtarja ka vendosur vetëm një zemër dhe disa pikëçuditëse, pa shtuar ndonjë mesazh të veçantë për marrëdhënien.
Ariana dhe Ricky u lidhën për herë të parë në vitin 2015, kur ai ishte pjesë e trupës së baletit të këngëtares. Marrëdhënia e tyre përfundoi në korrik të vitit 2016, por duket se pas afro një dekade ata kanë gjetur sërish rrugën drejt njëri-tjetrit.
Dyshimet për ribashkimin nisën gjatë verës, pas ndarjes së Arianës nga aktori Ethan Slater. Më pas, këngëtarja dhe Ricky u shfaqën së bashku në disa raste, ndërsa në gusht e bënë publike lidhjen përmes fotografive në Instagram.
Madje, gjatë koncertit të fundit të turneut “Eternal Sunshine”, më 1 shtator, Ariana ndryshoi vargjet e këngës “Thank U, Next”, duke kënduar se dëshironte që Ricky të ishte dashuria e saj e fundit.
Fotografitë e fundit duket se janë një tjetër dëshmi se romanca e tyre po vazhdon, këtë herë pa shumë përpjekje për ta mbajtur larg syve të publikut.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Kim Kardashian nuk heq dorë nga ëndrra për t’u bërë avokate, zbulon kur do të provojë sërish provimin e licencimit

Në prag të duelit të madh, Nelson Hysa merr surprizën e bukur nga familja: Forca ime!

“Kishte ende kaq shumë jetë për të jetuar”/ Aksidenti me motor i merr jetën influencuesit 29-vjeçar

“Mos ma përmend familjen!”/ Përplasja mes Akilit dhe Adrianit në BBVK merr tone të ashpra

Xhuli Nura kujton eksperiencën në Big Brother: 16 herë kam qenë në nominim, por e çova lojën deri në fund

VIDEO/ Pasi zbuloi "partnerin", Ronela Hajati reagon e revoltuar: Paskeni qenë të vdekur, gjithë fokusi ke dashnori

Bejta pa syze për herë të parë në BBVK! Por vëmendjen e mori ajo që ndodhi më pas…(FOTO)

Betejë për pasurinë e Michael Jackson, vajza e tij kërkon 600 milionë dollarë





