Skandal në Gjykatën e Tiranës/ “Greva e rrogave” i shtyn seancën me 7 muaj, avokati: Ku ta di unë që do jemi gjallë
Një avokat denoncon një tjetër rast të shtyrjes së gjatë të një seance gjyqësore në Tiranë. Sipas tij, s...
Një avokat denoncon një tjetër rast të shtyrjes së gjatë të një seance gjyqësore në Tiranë. Sipas tij, s...
Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka komentuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV publikimin e përgjimeve që, sipas tij, d&eum...
Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka bërë deklarata të forta lidhur me çështjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, duke ...
Pas alarmit të dhënë nga DEA, Uruguai vëzhgon hyrje-daljet e shqiptarëveAutoritetet e Uruguait kanë shtuar vëmendjen n...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e “Piranjat News” nga një banor i qytetit të Tropojës, i cili ngre shqet...
Nga Gabriela Alejandra Echeverria Vásquez- Expreso.ec Një strukturë e përbërë nga 7 mjekë dhe një zyrtar i Shërb...
Disa drejtorë dhe ish-drejtorë të Autoritetit Rrugor Shqiptar janë arrestuar, hetuar, gjykuar e dënuar për abuzime të shumta ...
Një burrë me lidhje me Lancashire, i cili kërkohet në Shqipëri për eksportin e rreth 50 kg kanabis, i është refuzuar lir...
Një seri lëvizjesh të regjistruara pothuajse njëkohësisht në kryeqytetet evropiane pasqyrojnë shqetësimin në rritje...
Ambasadori i SHBA-së në OKB, Mike Waltz, tha se “dera është e hapur” që Irani të kthehet në negociata për ...

Elena Demollari, “astrologia e mrekullive”, e cila prej kohësh promovon veten si zgjidhëse problemesh personale, shpirtërore dhe madje edhe lidhjesh njerëzore, është rikthyer sërish.
Duke na akuzuar si të paguar për t’i prishur imazhin.
Madje ajo ka kapërcyer çdo vijë të kuqe duke na kërcënuar hapur në rrjetet e saj sociale, në një formë sa makabre aq edhe qesharake njëkohësisht. Sidoqoftë, kjo është pjesa më e parëndësishme e kësaj historie.
Sepse pas transmetimit të emisionit, ajo u shfaq në ekran duke pretenduar se synimi ynë ishte t’i dëmtonim imazhin dhe duke mohuar kategorikisht se ofron “zgjidhje” apo ndërhyn në jetët e njerëzve. Ajo u shpreh se nuk detyron njeri, por ata vijnë vetë. Një logjikë që, po ta ndjekësh deri në fund, i bie që çdo mashtrim është i justifikuar, mjafton që viktima të trokasë vetë në derë.
Në daljen e saj televizive, zonja Elena distancohet nga çdo produkt konkret, duke folur për “një zonjë tjetër të licencuar” që shet këto solucione misterioze, por që çuditërisht nuk duhet përmendur.
Një personazh fantazmë që shfaqet vetëm kur duhen hedhur përgjegjësitë diku tjetër. Pra, sipas saj, jo vetëm që nuk ekziston produkti, por ekziston njëkohësisht edhe një komplot për ta bërë të duket sikur ekziston.
Sipas saj, problemi nuk është që po shitej një “solucion” 500 euro, por që dikush e kapi në momentin që po e shiste.
Dhe ndërsa në studio zonja mundohet të pastrojë figurën dhe të ndërtojë një realitet paralel, ku sipas saj asnjë fakt i publikuar për të nuk është i vërtetë, jashtë ekranit historia është krejt tjetër. Sepse në redaksinë tonë kanë mbërritur me qindra mesazhe nga dhjetëra qytetarë, të cilët shprehen se janë mashtruar prej saj, duke rrëfyer histori të ngjashme të premtimeve të pambajtura dhe parave të marra në këmbim të “shërbimeve” të dyshimta.
Ndoshta për Elenën edhe këto dhjetëra mesazhe që sapo patë mund të jenë një manipulim nga ata që duan t’i shkatërrojnë karrierën.
Mundet që edhe të jemi ne që i shkruajmë vetë këto mesazhe se jemi paguar nga kundërshtarët. Por ja që ka edhe individë që nuk janë mjaftuar vetëm me një mesazh.
Premtimet e Elenës për të “shëruar” sëmundje dhe për të nxjerrë njerëzit nga depresioni janë të njëjta për të gjithë klientët. Ashtu sikurse janë edhe shumat e parave që ajo merr në këmbim të tyre.
Sipas zonjës Elena, premtimet kanë qenë të drejtpërdrejta: shërim, zgjidhje problemesh dhe ndërhyrje në jetën personale. Një “CV” që, nëse do të funksiononte realisht, do të zëvendësonte gjysmën e institucioneve.
Në të dyja rastet e denoncueseve përmendet një person i dytë, i prezantuar si “mjeshtër”, identiteti i të cilit mbetet i paqartë. Me sa duket ai është “kryemagjistari”, i cili drejton këtë skuadër magjike, pjesë e së cilës është edhe astrologia jonë.
Ku metodat e përshkruara nuk kanë asnjë bazë të njohur shkencore dhe na prezantohen si forma “shërimi” që kushtojnë qindra euro.
Por paratë, në shumicën e rasteve, nuk mund të kthehen.
Fatmiri, 45 vjeç, pas një situate të rënduar familjare, bashkë me gruan e tij, i besojnë astrologes sonë, e cila u premton se do të parashikonte të ardhmen e fëmijëve të tyre.
Me pak lëvizje dhe me pak punë bindëse, Elena ka fituar besimin e këtij zotërie, i cili, duke i besuar verbërisht forcës së saj të mbinatyrshme, e lëshon veten në duart e saj.
Pak ditë pas kësaj bisede, astrologia bëhet më konkrete dhe vë gishtin mbi plagë, duke “zbuluar” problemin e vërtetë të këtij zotërie dhe gruas së tij. Kuptohet që dy bashkëshortët ishin vulnerabël përballë çdo personi që do të kërkonte t’i manipulonte.
Dhe në fakt, ashtu ndodhi.
Fuqia e fjalëve të kësaj gruaje ndikoi drejtpërdrejt në shëndetin e tyre mendor.
Pasi Elena ka arritur t’i bindë se gjendja e tyre është vërtet e rëndë, sipas një skenari të mirë menduar që e pamë edhe në rastet e mëparshme, ajo ia pason “topin” kryemagjistarit të saj.
Fatmiri vendos të ndërpresë aty komunikimin me dy mashtruesit. Ndërkohë, qindra persona të tjerë kanë rënë viktimë e këtyre dy individëve.
A duhen ndaluar urgjentisht kjo grua dhe “mjeshtri” i saj anonim, të cilët përfitojnë çdo ditë nga persona në fatkeqësi? /Piranjat News
Jemi në Spille, të Rrogozhinës, një zonë turistike, e cila vitet e fundit po njeh një hov zhvillimi infrastrukturor. Kjo ka sjel...
Një histori që nis si një krushqi tradicionale dhe përfundon në një skemë të mirëorganizuar mashtrimi. Kjo ë...
Prej 100 ditësh jemi angazhuar në gjurmimin, investigimin dhe demaskimin e Call Center-ave mashtrues të Tiranës. Së bashku me koleg&eum...
Kontrastet e Shqipërisë janë të shumta: ato hasen shpesh në politikë, jetën sociale dhe ekonomi. Jemi një vend i bekuar ...
Sonte Piranjat sjellin një histori që nis në TikTok dhe përfundon me kërcënime për fëmijët, përndjekje dhe pre...
Qendrat e Kujdesit për të moshuar pretendohet të jenë mjedise që ofrojnë qetësi, kujdes dhe dashuri për të gjith&eu...
Historia e konfliktit mes Gjovanës dhe Leonardit, ku krahas tyre janë përfshirë edhe familjarët, në këto javë ka shkaktu...
Edhe pse Shqipëria është një ekonomi e vogël që teorikisht duhet të preket pak nga lëkundjet globale, realiteti tregon t...
Prej vitesh Piranjat janë përballur me njerëz që pretendojnë se kanë fuqi të të ndryshojnë jetën. Magjistare, ...
Bujqësia ka qenë historikisht sektori më pak i kredituar nga bankat në Shqipëri. Arsyet për mungesën e financimit në k&e...