Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
EMRI/ Shqiptari përballet me drejtësinë franceze nën masa të rrepta sigurie për 50 grabitje PD dënon dhunën policore, Këlliçi: Rama po merr zvarrë qytetarët që kërkojnë largimin e tij "Jam i mbrojtur me shtet! Ministrit, antidrogës dhe gjykatësve i jap rrogë," Detaje nga dosja ‘Çopja-Çela’/... Një vajze i bie të fikët! Kaos te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”! Policia bën shoqërime të dhunshme... Tensione në protestë! Policia shtyn qytetarët te Kryeministria. Efektivët shoqërojnë disa zonja, ndërhyjnë ... Berisha: Mesazhi më i rëndësishëm i uraganit popullor në shesh ishte bashkimi kundër këtij regjimi “Shqiptarët më kanë motivuar”, Vishkulli kthehet nga Italia në Tiranë: S’jam penduar që mora pjesë në prote... Alarm për ndotjen në Laprakë/ Banorët denoncojnë tymin që del nga oxhaku i fabrikës “Edil Centro” EMRI/ Shoferja përplas për vdekje shqiptarin që po punonte në kantierin e autostradës Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve Mandati/ Bylykbashi: Kush vjedh, s’e gëzon dot - Duhet ta humbasë jo vetëm deputeti, por edhe partia përkat... 28 Nëntor/ Ftesa e Berishës: Të nderojmë flamurin kombëtar me protestën më të fuqishme që ka parë vendi...
INVESTIGIME

Fejonte vajza të mitura në këmbim të parave, arrestohen dy vëllezërit Gjonaj

P
Piranjat10 April 2026, 22:07 · 4 min lexim
Fejonte vajza të mitura në këmbim të parave, arrestohen dy

Javën e shkuar emisioni Piranjat transmetuan rastin e Arbër Gjonajt babai i cili kishte përdorur vajzën e tij 15 vjeçare si pjesë e një skeme mashtrimi. Ai e kishte përfshirë minorenen në një fejesë fiktive, duke i ngritur prindërve të dhëndërrit imagjinar, një kurth të mirëmenduar, të denjë për një skenar filmi.

Zeneli, i cili shihet edhe në video, është babai i dhëndërrit, njëkohësisht personi që në cilësinë e mikur të ri, kontaktohej vazhdimisht nga Arbri.

Duke parë që gjendja ekonomike e familjes së nuses nuk ishte e mirë, Zeneli tregohet gjatë gjithë kohës dorëlëshuar, duke ia plotësuar çdo kërkesë babait të vajzës.  Por e vërteta del shpejt zbuluar pas një udhëtimi të vajzës drejt gjermanisë, bashkë me babain e saj, por udhëtim i thënshin, sepse në fakt, nuk u bë asnjëherë.

Pas këtij momenti kur disa gjëra dolën në dritë, Arbri dhe familja e tij u zhdukën pa lënë asnjë gjurmë, duke ndërprerë çdo kontakt me familjen e mashtruar.

Pasi Piranjat morën të gjitha faktet, dhe mësuam vendndodhjen e Arbrit, i cili për çudinë punonte brenda një institucioni arsimor, shkuan për tu përballur me të dhe për të dëgjuar versionin e tij të historisë, që nuk mund të ishte aspak i ndryshëm nga historia e mashtrimit që na i tregua nga Zeneli.

Babi i 15 vjeçares nuk pranoi asnjë nga akuzat që ju bënë, por nuk zgjati shumë dhe Arbër Gjonaj u shoqërua në polici, për t’u lënë i lirë pak orë më vonë.

Por Zeneli nuk ishte rast i izoluar.

Vetëm pak orë pas publikimit të asaj çfarë kishte ndodhur, u mor një denoncim tjetër.

Ndërsa skema ishte e njëjtë.

Ata kishin një katalog minorenesh, por kjo nuk ka asnjë rëndësi për këtë grup mashtruesish që i kanë vënë syrin viktimës së radhës. Dhe kush zgjidhet do të thoni ju? Vajza e Arbrit, e njëjta që e kishin fejuar me djalin e Zenelit. Pra e njëjta skemë, të njëjtën njerëz dhe të njëjtin mashtruesish.

Të gjendur përballë mikrofonit të Piranjave, shkues Albani e humb qetësinë me të cilën mashtronte dhe viktimat e tij.

Sharje. Ofendime dhe në fund një arrestim.

Efektivët e Komisariatit numër 6 në kryeqytet bënë arrestimin e tij.

Ndërsa në pranga po ashtu ra dhe vëllai i tij, Arjel Gjonaj, i cili nuk u përmbajt aspak në fjalorin e rrugës që përdori. Ata tashmë do të përballen me tre akuza, ndërsa hetimet ndaj skemës së tyre mashtruese vijojnë./Piranjat news 

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

INVESTIGIME

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.