Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shembja e banesave me banorët brenda/ Bashkia Rrogozhinë zgjohet pas ndërhyrjes së Piranjave “Bëhu e imja vetëm një herë”/ Një miqësi që u kthye në përndjekje dhe shantazh Dramë familjare në Vlorë/ Dy motra të mitura jashtë kontrollit, dyshime për ngacmim nga të rriturit Artistët e “atyre” dhe të “këtyre” Shqipëria, portë e hapur pa asnjë kontroll / Emigrantët nga Lindja shtojnë radhët e kriminalitetit Buxheticidi! Laboratorët pa mjekë të specializuar/ Pas denoncimit të Piranjave, Ministria ndryshon rregulloren Kërkesë kundër ekstradimit/ Gjykata Supreme e Brazilit vendos për narko-trafikantin Ervin Mata Berisha: Protestat e qershorit, uragani më i fuqishëm i lirisë së shqiptarëve! Studentët e rinia, të gatshë... EMRI/ Dhunoi policin dhe gëlltiti kokainën, kush është 40-vjeçari shqiptar që përfundoi në gjendje të rëndë... Nis protesta e 174 kundër qeverisë para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me policinë Merret vendimi për kryebashkiakun, Erion Veliaj do t’i nënshtrohet operacionit më 23 nëntor, Drejtoria e Bu...
INVESTIGIME

23 milionë euro për tunelin e Skërficës, uji vërshon brenda! Përballja e “Piranjave” me drejtorin e ARRSH-së përfundon në polici! Shkurta kyçet në zyrë

P
Piranjat10 October 2026, 11:33 · 3 min lexim
23 milionë euro për tunelin e Skërficës, uji vërshon

Tuneli i Skërficës, pjesë e aksit Kardhiq-Delvinë, është përballur me probleme të përsëritura me depërtimin e ujit, ndërsa ndërhyrjet për mirëmbajtjen e tij nuk kanë shmangur rikthimin e problematikës.

Pikërisht për këtë çështje, udhëtuam drejt Gjirokastrës për të kërkuar përgjigje nga drejtori i Drejtorisë Rajonale Jugore të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Andi Shkurta.

Por ajo që nisi si një kërkesë për sqarime mbi gjendjen e një vepre që ka kushtuar miliona euro nga taksat e qytetarëve shqiptarë, përfundoi me një denoncim në polici.

Tuneli i Skërficës është pjesë e aksit Kardhiq-Delvinë, një projekt me vlerë totale rreth 145 milionë euro. Vetë tuneli është raportuar me një kosto prej rreth 23 milionë eurosh. Vepra u inaugurua disa vite më parë, në një ceremoni ku morën pjesë Kryeministri Edi Rama dhe drejtues të lartë të qeverisë dhe pushtetit vendor.

Por pas hapjes për qarkullim nisën edhe problematikat. Gjatë periudhave me reshje të dendura, në tunel është konstatuar prani e ujit, duke ngritur pikëpyetje mbi sistemin e drenazhimit dhe ndërhyrjet e kryera për mirëmbajtjen e tij.

Po ashtu, pikëpyetje ngrihen mbi procedurat e prokurimit të zhvilluara për mirëmbajtjen e lotit 7, ku përfshihet tuneli. Prania e ujit në tunel tregon jo vetëm cilësinë e dobët të punimeve, por është edhe një këmbanë alarmi për sigurinë e automjeteve dhe qytetarëve që lëvizin çdo ditë në këtë aks.

Përballja me drejtorin e ARRSH-së për Rajonin Jugor, Gjirokastër, Andi Shkurta, nuk shkoi ashtu siç pritej, pasi pyetjet filluan ta vendosnin në siklet drejtorin, i cili u largua, duke shtyrë gazetarin dhe, në fund, duke u mbyllur në zyrën e parë që gjeti me derën hapur.

Përballja përfundon në polici.

Pak minuta pasi ekipi i “Piranjave” largohet nga ambientet e ARRSH-së, zoti Shkurta i është drejtuar Policisë së Gjirokastrës, duke pretenduar se ishte dhunuar. Për këtë arsye, ne u paraqitëm vetë pranë policisë për të dhënë shpjegimet tona mbi incidentin.

Ndërkohë, drejtori, mesa duket i ndihmuar nga shefat e policisë, për të shmangur sërish një përballje me ne, largohet nga dyert e pasme të Policisë së Gjirokastrës.

Por ne do të rikthehemi me një tjetër përballje me drejtorin e ARRSH-së për Rajonin Jugor, Andi Shkurta, për të kërkuar përgjigje për këto çështje dhe jo vetëm kaq. /Piranjat

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

INVESTIGIME

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.