Masakra e Vakëfit/ Rrëmbimi, torturat dhe ekzekutimi barbar! Misteri i krimit që tronditi Beratin në 97-ten! Kush janë vrasësit?

Një rrëmbim në mes të trazirave të vitit 1997, një garazh i kthyer në dhomë torture dhe një ekzekutim makabër që vazhdon të rëndojë mbi familjen Pema. Gati 30 vite më pas, detajet e një prej krimeve më të rënda të asaj kohe rikthehen në dritë me pyetjen që mbetet e njëjtë: kush janë vrasësit?
Gjithçka ndodhi në qershorin e vitit 1997, kur Eduard Pema dhe Arjan Avdullai u morën me forcë nga persona të armatosur.
Sipas dëshmive të dhëna nga nëna dhe vëllai i Eduard Pemës, por edhe referuar dëshmive të dhëna gjatë seancave gjyqësore, të rinjtë u dërguan në një garazh, ku u lidhën dhe u torturuan.Ronaldo Pema, vëllai i viktimës, atëherë vetëm 14 vjeç, tregon se pa me sytë e tij të vëllanë duke u goditur me qytën e kallashnikovit, duke u torturuar e më pas duke u ekzekutuar dhe djegur.
Por ajo që ndodhi më pas ishte edhe më e rëndë. Sipas tij, të rinjtë u nxorën nga garazhi, u dërguan në sheshin e Vakëfit, u lidhën pas një makine dhe iu vu flaka.
Familjarët do të përballeshin më pas me një skenë ku, pavarësisht se po bëhen tre dekada nga ngjarja, dhimbja dhe tmerri mbeten njësoj si atë ditë. Ndërkohë, 16 vite më vonë, zhvarrosja e Eduard Pemës do të sillte një tjetër kthesë.
Ekspertiza mjekoligjore konstatoi dëmtime të shumta në skelet dhe pjesë metalike të predhave të armëve të zjarrit, duke dokumentuar gjurmë të qitjes me armë. Një krim me dëshmi kontradiktore, akuza për presione ndaj dëshmitarëve dhe një betejë të gjatë në gjykata. Në fund të proceseve gjyqësore, vetëm Benjamin Hajro u dënua, ndërsa tre të akuzuar të tjerë morën pafajësi.
Sot, pas gati tre dekadash, familja Pema ende kërkon përgjigje.
Kush e urdhëroi masakrën?
Pse u torturuan të rinjtë?
Dhe çfarë ndodhi realisht në garazhin e Vakëfit atë natë të errët të vitit 1997?
Kjo është vetëm pjesa e parë e një prej ngjarjeve që edhe sot trondit Beratin, ndërkohë që në pjesën e dytë do të zbulojmë akoma më shumë, disa pyetje marrin përgjigje dhe një rrëfim ekskluziv. /Piranjat
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi.
Lexo edhe
INVESTIGIME
Mashtrimi online me vendet e punës: Si një ofertë për të punuar nga shtëpia i kushtoi vajzës nga Durrësi 376 euro

23 milionë euro për tunelin e Skërficës, uji vërshon brenda! Përballja e “Piranjave” me drejtorin e ARRSH-së përfundon në polici! Shkurta...

Ish-ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu me doktoraturë plagjiaturë, e ka kopjuar nga një student afrikan

Vendimi që ngre dyshime/ Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrënojë




