Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
PD dënon dhunën policore, Këlliçi: Rama po merr zvarrë qytetarët që kërkojnë largimin e tij "Jam i mbrojtur me shtet! Ministrit, antidrogës dhe gjykatësve i jap rrogë," Detaje nga dosja ‘Çopja-Çela’/... Një vajze i bie të fikët! Kaos te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”! Policia bën shoqërime të dhunshme... Tensione në protestë! Policia shtyn qytetarët te Kryeministria. Efektivët shoqërojnë disa zonja, ndërhyjnë ... Berisha: Mesazhi më i rëndësishëm i uraganit popullor në shesh ishte bashkimi kundër këtij regjimi “Shqiptarët më kanë motivuar”, Vishkulli kthehet nga Italia në Tiranë: S’jam penduar që mora pjesë në prote... Alarm për ndotjen në Laprakë/ Banorët denoncojnë tymin që del nga oxhaku i fabrikës “Edil Centro” EMRI/ Shoferja përplas për vdekje shqiptarin që po punonte në kantierin e autostradës Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve Mandati/ Bylykbashi: Kush vjedh, s’e gëzon dot - Duhet ta humbasë jo vetëm deputeti, por edhe partia përkat... 28 Nëntor/ Ftesa e Berishës: Të nderojmë flamurin kombëtar me protestën më të fuqishme që ka parë vendi... Hodhën vezë drejt makinës së Ramës, Gjykata shpall të paligjshëm arrestimin e dy protestuesve
POLITIKE

PD dënon dhunën policore, Këlliçi: Rama po merr zvarrë qytetarët që kërkojnë largimin e tij

Partia Demokratike me anë të nënkryetarit Belind Këlliçi, dënon me forcë ndërhyrjen e dhunshme policore gjatë protestës së sotme te Kryeministria, ku qytetarët kërkojnë...

P
Piranjat17 November 2026, 21:30 · 3 min lexim
PD dënon dhunën policore, Këlliçi: Rama po merr

Partia Demokratike me anë të nënkryetarit Belind Këlliçi, dënon me forcë ndërhyrjen e dhunshme policore gjatë protestës së sotme te Kryeministria, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës.

Këlliçi ka akuzuar policët duke i quajtur si banditë me uniformë, që marrin me dhunë vajza e djem vetëm se po protestojnë në mënyrë paqësore.

‘Edi Rama po dhunon, po merr zvarrë dhe po shoqëron qytetarët që po protestojnë në mënyrë paqësore para zyrës së tij. Edhe sonte banditët në uniformë morën me forcë vajza e djem, të cilët thjesht janë grumbulluar duke ushtruar të drejtën universale të protestës paqësore!’, deklaron Këlliçi.

Deklaratë e nënkryetarit të PD-së Belind Këlliçi:

Edi Rama po dhunon, po merr zvarrë dhe po shoqëron qytetarët që po protestojnë në mënyrë paqësore para zyrës së tij. Edhe sonte banditët ne uniformë morën me forcë vajza e djem, të cilët thjesht janë grumbulluar duke ushtruar të drejtën universale të protestës paqësore!

Qytetarët nuk po kryejnë asnjë akt madje nuk pengojnë as rrugën pasi mblidhen në trotuar.

Të vetmin mjet ata kanë thirrjet për largimin e Edi Ramës. Është kjo arsyeja pse ai po i dhunon.

Partia Demokratike dënon me forcë ushtrimin e dhunës ndaj qytetareve dhe kërkon ndalimin e menjëhershëm të çdo forme represioni.

Kryeministri më i korruptuar në Europë nuk lejon tanimë as ushtrimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut dhe përdor veglat e tij të dhunës në Policinë e Shtetit për të dhunuar dhe frikësuar kryen qytetarët e Tiranës.

Policët dhe urdhëruesit e tyre duhet ta dinë se po bëhen pjesë e një fushate kriminale për të cilën do të mbajnë përgjegjësi.

Kur autokrati të bjerë dhe dita nuk do të jetë e largët, ata do të dalin të gjithë para drejtësisë. Do të japin llogari për çdo goditje, dhunim, përplasje, marrje me forcë e torturë që i kanë bërë të rinjve të Shqipërisë.

Nga i pari tek i fundit.

I bëjmë thirrje të rinjve dhe të rejave që më 28 nëntor ti dëshmojnë dhunuesit se ditët i ka të numëruara dhe ky është kilometri i fundit për narkodiktatorin!

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.